76. Insan · ajete 3–11

سورة الإنسان
3

إِنَّا هَدَيۡنَٰهُ ٱلسَّبِيلَ إِمَّا شَاكِرٗا وَإِمَّا كَفُورًا

‘Inna hedejnahu es-sebile ‘imma shakiræn we ‘imma kefuræn

Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.

4

إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا لِلۡكَٰفِرِينَ سَلَٰسِلَاْ وَأَغۡلَٰلٗا وَسَعِيرًا

‘Inna ‘a’tedna lilkafirine selasilæn we ‘eglalæn we sa’iræn

Ne për jobesimtarët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr.

5

إِنَّ ٱلۡأَبۡرَارَ يَشۡرَبُونَ مِن كَأۡسٖ كَانَ مِزَاجُهَا كَافُورًا

‘Innel-’ebrare jeshrebune min ke’sin kane mizaxhuha kafuræn

S'ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përzierja brenda saj është nga kafuri (aromatik).

6

عَيۡنٗا يَشۡرَبُ بِهَا عِبَادُ ٱللَّهِ يُفَجِّرُونَهَا تَفۡجِيرٗا

‘Ajnæn jeshrebu biha ‘ibadu Ellahi jufexhxhiruneha tefxhiræn

Është një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë ku të duan.

7

يُوفُونَ بِٱلنَّذۡرِ وَيَخَافُونَ يَوۡمٗا كَانَ شَرُّهُۥ مُسۡتَطِيرٗا

Jufune bin-nedhri we jehafune jewmæn kane sherruhu mustetiræn

Ata janë që i zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.

8

وَيُطۡعِمُونَ ٱلطَّعَامَ عَلَىٰ حُبِّهِۦ مِسۡكِينٗا وَيَتِيمٗا وَأَسِيرًا

We jut’imunet-ta’ame ‘ala hubbihi miskinæn we jetimæn we ‘esiræn

Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.

9

إِنَّمَا نُطۡعِمُكُمۡ لِوَجۡهِ ٱللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنكُمۡ جَزَآءٗ وَلَا شُكُورًا

‘Innema nut’imukum liwexhhi Ellahi la nuridu minkum xheza’en we la shukuræn

Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.

10

إِنَّا نَخَافُ مِن رَّبِّنَا يَوۡمًا عَبُوسٗا قَمۡطَرِيرٗا

‘Inna nehafu min rabbina jewmæn ‘abusæn kamteriræn

Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë.

11

فَوَقَىٰهُمُ ٱللَّهُ شَرَّ ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمِ وَلَقَّىٰهُمۡ نَضۡرَةٗ وَسُرُورٗا

Fewekahumu Ellahu sherre dhalikel-jewmi we lekkahum nedreten we sururæn

Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.