76. Insan · ajete 9–15

سورة الإنسان
9

إِنَّمَا نُطۡعِمُكُمۡ لِوَجۡهِ ٱللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنكُمۡ جَزَآءٗ وَلَا شُكُورًا

‘Innema nut’imukum liwexhhi Ellahi la nuridu minkum xheza’en we la shukuræn

Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.

10

إِنَّا نَخَافُ مِن رَّبِّنَا يَوۡمًا عَبُوسٗا قَمۡطَرِيرٗا

‘Inna nehafu min rabbina jewmæn ‘abusæn kamteriræn

Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë.

11

فَوَقَىٰهُمُ ٱللَّهُ شَرَّ ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمِ وَلَقَّىٰهُمۡ نَضۡرَةٗ وَسُرُورٗا

Fewekahumu Ellahu sherre dhalikel-jewmi we lekkahum nedreten we sururæn

Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.

12

وَجَزَىٰهُم بِمَا صَبَرُواْ جَنَّةٗ وَحَرِيرٗا

We xhezahum bima seberu xhenneten we heriræn

Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi.

13

مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِۖ لَا يَرَوۡنَ فِيهَا شَمۡسٗا وَلَا زَمۡهَرِيرٗا

Mutteki’ine fiha ‘alel-’era’iki la jerewne fiha shemsæn we la zemheriræn

Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.

14

وَدَانِيَةً عَلَيۡهِمۡ ظِلَٰلُهَا وَذُلِّلَتۡ قُطُوفُهَا تَذۡلِيلٗا

We danijeten ‘alejhim dhilaluha we dhullilet kutufuha tedhlilæn

Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër.

15

وَيُطَافُ عَلَيۡهِم بِـَٔانِيَةٖ مِّن فِضَّةٖ وَأَكۡوَابٖ كَانَتۡ قَوَارِيرَا۠

We jutafu ‘alejhim bi’anijetin min fiddetin we ‘ekwabin kanet kawarire

Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme.