77. Murselat · Ajeti 29 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 77:19–77:40
Në këto ajete parashtrohet fuqia e Zotit, e cila prej një pike të dobët uji, të vendosur në një vend të sigurt, në mitrën e nënës, e ruajti, e zhvilloi, e formësoi, i dha shpirtin dhe e bëri njeri. Toka i mban përmbi vete njerëzit sa janë të gjallë, ndërsa kur të vdesin i ruan në brendinë e vet. Madhëria e Zotit krijoi kodra të mëdha e të forta, të cilat i shërbejnë tokës si shtylla, përndryshe, brendia e saj, që është plot gaze, zjarr e materie të tjera, nuk do ta linin të qetë për asnjë çast. Pastaj na tregon se ato kodra e male janë të larta, në majë të të cilave krijohen dhe zhvillohen re të dendura plot shi e borë, e që mundësojnë të ketë lumenj e burime, prej të cilave njerëzit edhe pinë ujë të pijshëm dhe kultivojnë kopshte e vreshta, pra kodrat e malet janë depo të shiut e të borës, depo të begative të qiellit. Njerëzit shumë vonë e kuptuan pse Zoti për kodra tha: shtylla të forta dhe prej tyre u pajisim me ujë... Fshehtësi e madhe e Kur'anit famëmadht Tmerret e ditës së kijametit përshkruhen për ata që nuk e besuan as Zotin, as Kur'anin që e shpalli Ai, - — e Muhammedin e quajtën rrenacak. Ajo është ditë mjerimi për të tillët, pse nuk ka më shpresë shpëtimi.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 77:29–77:40
Allahu i Lartësuar na tregon rreth mohuesve të ditës së premtimit dhe të shpërblimit, atyre që nuk besojnë Xhenetin dhe Xhehe - nemin. I Madhëruari na bën me dije se në Ditën e Kijametit atyre do t’u thuhet: - “Shkoni tek ai vend, që ju e konsideruat të gënjeshtërt!” - Pra, bëhet fjalë për flakët e zjarrit, kur ato ngrihen lart. Nga furia e madhe e zjarrit, prej tij dalin tri zgjatime të mëdha, tri degëzime. - “Shkoni tek ajo hije, që ka tri degëzime, që nuk bën as fresk e as nuk mbron prej flakëve!” - Pra, hija e atij tymi nuk sjell ndonjë freski, pra, nuk është hije freskuese
në vetvete dhe nuk të mbron aspak nga përvëlimi i flakëve të zjarrit. - “Ai hedh shkëndija të mëdha, sa një kështjellë ...” - Ato që në gjuhën e kësaj dynjaje i quajmë shkëndija zjarri, në Xhehenem do të jenë shumë të mëdha, si kështje - lla ( kasr). Kështu e shpjegon Ibn Mesudi. Ndërsa Ibn Abasi, Katade, Muxhahidi e të tjerë thonë se kasr janë të ngjashme me rrënjët e trungjet e pemëve. - “... që duken sikur të ishin deve të verdha.” - Xhimaletun Sufr, domethënë, si deve të zeza. Kështu e kanë shpjeguar Ha - seni, Katade, Muxhahidi etj. Këtë shpjegim e ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri. Ndërsa Ibn Abasi, Muxhahidi dhe Seid ibn Xhu - bejri thonë se kuptimi është: si litarët e trashë ose cimat e anijeve. Nga Ibn Abasi vjen edhe shpjegimi tjetër, se ato do të jenë si copa të mëdha bakri të shkrirë. - “Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit.” - Mjerë ata që mohojnë atë që Zoti ka urdhëruar që të besohet, siç janë ngjarjet e Ditës së Gjykimit. - “Kjo është dita kur ata nuk flasin ...” - Ata nuk do të mund të nxjerrin asnjë fjalë. - “... kur nuk u lejohet as që të shfajëso - hen!” - Nuk do të mund të nxjerrin asnjë fjalë dhe nuk do t’u jepet lejë që të arsyeto - hen apo të nxjerrin justifikime. Tashmë faktet u janë dhënë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Gjatë Ditës së Kijametit do të ketë gjendje të ndryshme. Allahu i Madhë - ruar i përshkruan këto gjendje për të treguar lemerinë e madhe, tronditjet e papërshkrue - shme dhe të pashembullta, që do të përjetojë njeriu atë ditë. Prandaj, pas çdo përshkrimi të kësaj dite, i Lartësuari përsërit: - “Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit.” - Pra, mjerë ata, të cilët mo - hojnë këto fakte. - “Kjo është Dita e Ndarjes . Ne do t’ju tubojmë ju dhe ata të mëparshmit. Nëse keni ndonjë dredhi, atëherë ejani e bëje - ni! Ajo ditë është mjerim i madh për mo - huesit.” - Ky është një kërcënim i ashpër dhe një paralajmërim i pakthyeshëm. Pra, nëse keni fuqi dhe mundësi, që të shpëtoni nga ndëshkimi Im apo t’i shmangeni gjyki - mit dhe vendimit tim, bëjeni! Por, sigurisht, ju nuk keni asnjë mundësi për këtë. Po kështu thotë i Lartësuari në ajete të tjera: “O turma e xhindeve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të Tokës, dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, veçse me ndonjë fuqi të madhe.” [Rahman 33]. Ose: “... e ju nuk mund t’i bëni Atij kurrfarë dëmi. Vërtet, Zoti im është Mbikë - qyrës mbi çdo gjë”. [Hud 57]. Ndërsa në një hadith të saktë thuhet: 2809. “O robërit e Mi! Ju nuk mund të më bëni asnjë dobi dhe kurrsesi nuk mund të më dëmtoni.” Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Dherri, se Profeti i Allahut tregon se Allahu i Lartësuar ka thënë: “O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, do të ishin me zemrën më të devotshme të dikujt prej jush, kjo nuk do të shtonte në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë. O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, do të ishin me zemrën më të prishur (e gjynahqare) të dikujt prej jush, kjo nuk do të pakësonte në mbretë - rimin dhe pasurinë Time asgjë. O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, tubohen të gjithë në një vend dhe më luten e kërkojnë dhe nëse Unë i jap secilit prej tyre gjithçka që kërkojnë, kjo nuk ka për të pakësuar në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë, ashtu sikurse nuk pakëson gjë një majë gjilpëre prej ujit të detit, nëse futet në të. O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar vetes padrejtësinë dhe e kam bërë mes jush të ndaluar, prandaj mos bëni padrejtësi! O robërit e Mi! Jam Unë Ai që i ruan dhe i llogarit veprat tuaja! Çdokush që gjen mirësi, le të lavdërojë Allahun dhe çdokush që gjen diçka tjetër, të qortojë veçse vetveten.”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 77:29–77:34
- “Shkoni tek ai vend, që ju e konsideruat të gënjeshtërt!” – Ky është mjerimi që i pret kriminelët në Ditën e Gjykimit. Atyre do t’u thuhet: “Shkoni tani tek ai vend, të cilin ju e mohonit!”. Më pas, Allahu i Lartësuar e qartëson se ç’është ky vend: - “Shkoni tek ajo hije, që ka tri degëzime, që nuk bën as fresk e as nuk mbron prej flakëve.” – Kuptimi: Shkoni në hijen e zjarrit të Xhehenemit, në të cilin dallohen tri gjuhë të mëdha flakësh. Ajo është një hije, në të cilën nuk ka freski e as prehje. Kush qëndron në të nuk i shpëton dot flakëve të Zjarrit, të cilat të përpijnë në çdo drejtim: djathtas, majtas, lart e poshtë, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata do të kenë shtresa zjarri nga sipër dhe shtresa zjarri nga poshtë. Me këtë i frikëson Allahu robtë e Vet: “O robtë e Mi, kijeni frikë (dënimin)!” [Zumer 16]. Ose: “Për ata është përgatitur Xhehenemi, si shtrat nga poshtë dhe si mbulesë nga lart. Kështu i shpërblejmë Ne të padrejtët.” [El ea’raf, 41]. Më pas, i Lartësuari përshkruan shkëndijat e Zjarrit, që tregojnë për madhësinë, tmerrin dhe pamjen e frikshme të Xhehenemit: - “Ai hedh shkëndija të mëdha, sa një kështjellë, që duken sikur të ishin deve të verdha!” – Devetë e verdha kanë, në fakt, një ngjyrë të verdhë të errët. Kjo tregon se edhe zjarri i Xhehenemit është i errët. Kështu janë flakët, thëngjijtë dhe shkëndijat e tij. Ai ka pamje të tmerrshme dhe nxehtësi të llahtarshme. Unë lus Allahun të na ruajë nga ky zjarr dhe nga veprat që të çojnë në të! - “Mjerë mohuesit atë ditë!” - Mjerë atë ditë për ata që e konsiderojnë ringjalljen si gënjeshtër! Mjerë ata, për zjarrin që i pret!