78. Nebe · ajete 30–37

سورة الـنبإ
30

فَذُوقُواْ فَلَن نَّزِيدَكُمۡ إِلَّا عَذَابًا

Fedhuku felen nezidekum ‘illa ‘adhabæn

E ju pra, vuani, se Ne nuk do t'ju shtojmë tjetër vetëm se vuajtje.

31

إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ مَفَازًا

‘Inne lilmuttekine mefazæn

S'ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha.

32

حَدَآئِقَ وَأَعۡنَٰبٗا

Heda’ika we ‘a’nabæn

Kopshte e vreshta rrushi.

33

وَكَوَاعِبَ أَتۡرَابٗا

We kewa’ibe ‘etrabæn

Edhe vasha të një moshe.

34

وَكَأۡسٗا دِهَاقٗا

We ke’sæn dihakæn

Edhe gota të mbushura plot verë.

35

لَّا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوٗا وَلَا كِذَّٰبٗا

La jesma’une fiha legwen we la kidhdhabæn

Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra.

36

جَزَآءٗ مِّن رَّبِّكَ عَطَآءً حِسَابٗا

Xheza’en min rabbike ‘ata’en hisabæn

Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.

37

رَّبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلرَّحۡمَٰنِۖ لَا يَمۡلِكُونَ مِنۡهُ خِطَابٗا

Rebbi es-semawati wel-’erdi we ma bejnehuma er-Rehmani la jemlikune minhu hitabæn

Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t'i bëjnë vërejtje.