79. Naziat · Ajeti 14

سورة الـنازعات
Përkthimi Sherif Ahmeti
14

فَإِذَا هُم بِٱلسَّاهِرَةِ

Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. betohet në pesë grupe engjëjsh që kanë detyra të veçanta, se çështja e Kijametit është çështje e vërtetë dhe e sigurt. Engjëjt, në të cilët bëhet betimi janë quajtur sipas detyrave që i kryejnë. Ata që kanë për detyrë t’ua nxjerrin me ashpërsi e mundim shpirtin kundërshtarëve janë quajtur rrëmbyes, ndërsa ata që ua marrin shpirtrat besimtarëve me një lehtësi të madhe u quajtën lehtësues, të pahetueshëm. Engjëjt notues janë ata, që ua marrin shpirtrat besimtarëve lehtë, ashtu si notuesi kur mbi ujë noton lehtë, ose ata janë që urdhrin e Zotit e sjellin prej qiellit si ai që zhytet e noton në ujë. Të shpejtë quhen nga se me të shpejtë i çojnë shpirtrat në vendin e merituar dhe rregullojnë çështjen e shpërblimit ose të ndëshkimit të tyre, e mund të jenë rregullues të çështjeve të kësaj jete sipas urdhrit të Zotit. Kijameti do të jetë një fryrje e surit, që dridh dhe shkatërron çdo gjë që ekziston, e pas kësaj pason fryrja tjetër për ringjallje. Këtë gjë nuk e besonin idhujtarët, prandaj pyetnin me habi: a edhe një herë do të bëhemi kështu si jemi, edhe pasi të na kalben eshtrat, e si tallje thonin: Nëse bëhet ashtu, ne kemi mbaruar!