79. Naziat · ajete 7–15

سورة الـنازعات
7

تَتۡبَعُهَا ٱلرَّادِفَةُ

Tetba’uha er-radifetu

Që pas saj pason tjetra.

8

قُلُوبٞ يَوۡمَئِذٖ وَاجِفَةٌ

Kulubun jewme’idhin waxhifetun

Atë ditë zemrat janë të tronditura.

9

أَبۡصَٰرُهَا خَٰشِعَةٞ

‘Ebsaruha hashi’atun

Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara).

10

يَقُولُونَ أَءِنَّا لَمَرۡدُودُونَ فِي ٱلۡحَافِرَةِ

Jekulune ‘e’inna lemerdudune fil-hafireti

Ata (idhujtarët në Dunja) thonë: "A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?"

11

أَءِذَا كُنَّا عِظَٰمٗا نَّخِرَةٗ

‘E’idha kunna ‘idhamæn nehireten

"A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?"

12

قَالُواْ تِلۡكَ إِذٗا كَرَّةٌ خَاسِرَةٞ

Kalu tilke ‘idhæn kerretun hasiretun

Ata thanë: "Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!"

13

فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ

Fe’innema hije zexhretun wahidetun

Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje).

14

فَإِذَا هُم بِٱلسَّاهِرَةِ

Fe’idha hum bis-sahireti

Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. betohet në pesë grupe engjëjsh që kanë detyra të veçanta, se çështja e Kijametit është çështje e vërtetë dhe e sigurt. Engjëjt, në të cilët bëhet betimi janë quajtur sipas detyrave që i kryejnë. Ata që kanë për detyrë t’ua nxjerrin me ashpërsi e mundim shpirtin kundërshtarëve janë quajtur rrëmbyes, ndërsa ata që ua marrin shpirtrat besimtarëve me një lehtësi të madhe u quajtën lehtësues, të pahetueshëm. Engjëjt notues janë ata, që ua marrin shpirtrat besimtarëve lehtë, ashtu si notuesi kur mbi ujë noton lehtë, ose ata janë që urdhrin e Zotit e sjellin prej qiellit si ai që zhytet e noton në ujë. Të shpejtë quhen nga se me të shpejtë i çojnë shpirtrat në vendin e merituar dhe rregullojnë çështjen e shpërblimit ose të ndëshkimit të tyre, e mund të jenë rregullues të çështjeve të kësaj jete sipas urdhrit të Zotit. Kijameti do të jetë një fryrje e surit, që dridh dhe shkatërron çdo gjë që ekziston, e pas kësaj pason fryrja tjetër për ringjallje. Këtë gjë nuk e besonin idhujtarët, prandaj pyetnin me habi: a edhe një herë do të bëhemi kështu si jemi, edhe pasi të na kalben eshtrat, e si tallje thonin: Nëse bëhet ashtu, ne kemi mbaruar!
15

هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ مُوسَىٰٓ

Hel ‘take hedithu musa

A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?