ذَٰلِكُمۡ فَذُوقُوهُ وَأَنَّ لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابَ ٱلنَّارِ
Kështu e keni (dënimin), pra shijone, e për mohuesit është edhe dënimi i zjarrit.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi u vendos t’i vihen përballë armikut, që ishte gati tri herë më shumë në numër Pejgamberi a.s. iu drejtua Zotit për ndihmë dhe mori përgjigjen, se do të ndihmohet me anën e engjëjve. Zbritja e melaikeve pati ndikim të madh në ngritjen e moralit luftarak ndër muslimanët, e ndër kundërshtarin u intensifikua frika. Zoti xh. sh. i ndihmoi muslimanët edhe me atë, se ua dërgoi një gjumë të lehtë, e pas gjumit ata ishin, edhe më të fortë, edhe më të guximshëm. Pos kësaj atyre i ndihmoi edhe me një shi, i cili përveç që e forcoi rërën e imët në të cilën nuk zinin vend këmbët, ai shi ju siguroi edhe ujë për pije, për larje e pastrim, sepse shejtani kishte nxitur një farë dyshimi te muslimanët, se do të luftojnë e do të vdesin duke qenë të papastër. Të gjitha këto të mira ishin prej Zotit xh.sh. Kundërshtarët, idhujtarët mekas nuk ishin kundër vetëm ndaj mësimeve të Zotit, po edhe kundër çdo norme njerëzore, prandaj likuidimi i tyre ishte në dobi të njerëzve. Ata në Bedër përjetuan grushtin më të fortë prej muslimanëve, por e zeza më e madhe për ta ishte, se ata do të bëhen banorë të zjarrit. kundër vetes hidhërimin e Allahut dhe vendi i tij është xhehenemi. E ai është përfundim i keq.