8. Enfal · Ajeti 24 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 8:15–8:29
Besimtarët urdhërohen që armikut mos t'i kthehet shpina kurrsesi. Ai që ikën prej betejës, është i dënuar në të dy jetërat, sepse besimtari duhet ditur që ndihma e Zotit është me të, po nëse vdes, ai është shehid. Kur u ndeshën besimtarët me atë grumbull të madh të armikut, Pejgamberi e kap një grusht dhë, e me të i gjuan në ftyrë armiqtë, për t'ua trubulluar sytë, ndërsa me ndihmën e Zotit çdo njërit prej armiqve iu mbushën sytë dhe hundët me dhë, kështu që ata filluan të ikin. Mos të ishte dëshira e Zotit, besimtarët që ishin pak në numër, nuk do të mund t'i mbytnin sikundër që ndodhi, e as pluhuri natyrisht nuk do t'ua mbushte sytë.
Armiqtë përqeshën në mënyrë ironike për disfatën që pësuan dhe këshillohen të ndërprejnë armiqësinë, përndryshe Zoti do t'i ndihmojë sërish besimtarët.
Besimtarët urdhërohen të jenë të sinqertë në besim e vepra, ngase Allahu u ka dhuruar logjikë të shëndoshë për ta kuptuar të vërtetën.
Allahu nuk i dhuron të mirën e besimit atij që ka ndërgjegje të sëmurë. Atë që e ka ndihmuar ta dallojë të mirën nga e keqja, ia ka ndriçuar zemrën me besimin e drejtë, e zemrat janë në dorë të Allahut, i rrotullon ato ashtu si do Ai.
Ndëshkimet si masë përmirësuese kundër mizorëve e dhunuesve, nuk i përfshijnë vetëm fajtorët, por ndodh që edhe ndonjë i mirë të pësojë bashkë me ta, andaj është detyrë e të mirëve që të këshillojnë për mirë dhe të ndalojnë nga të këqiat, përndryshe do të jenë përgjegjës.
Tradhtia e përmendur ka të bëjë me një person që sekretet e myslimanëve ua dha idhujtarëve apo jehudive.
Pasuria dhe fëmijët janë preokupim i kësaj jete, prandaj nuk duhet mashtruar pas tyre, e lëre atë që është te Allahu si shpërblim i madh e i përhershëm.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 8:24
- O ju që keni besuar! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kur Ai ju fton tek ajo që ju jep jetë - Buhariu shpjegon kështu: “Domethënë, kur Allahu ju fton në atë gjë, që rregullon e përmirëson çështjet tuaja.” Pastaj ai përcjell me senedin e tij deri tek Ebu Seid el Mualâ (Alla hu qoftë i kënaqur prej tij!): 1272. “Unë isha duke falur namaz, kur Profeti më foli. Unë nuk iu përgjigja, derisa e mbarova namazin. Ai më tha: “Çfarë të pengoi të vish tek unë?” A nuk ka thënë Allahu i Madhëruar: “O ju që keni besuar! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kur ju ftojnë në atë që ju jep jetë!”? Pastaj tha: “Kam për të ta mësuar më madhështoren sure që gjendet në Kur'an para se të dalësh (nga xhamia.)” Kur po bëhej të dilte nga xhamia, e kujtova ...” Ndërsa Muadhi përcjell nga një sahab, se gjatë kësaj bisede, ai dëgjoi: 1273. “El ĥamdu lil -lâhi Rab -bil âlemin”. Ajo është Shtatëshja që përsëritet.” Ky është tekstualisht versioni i Buhariut. Në fillim të sures Fatiha kemi sjellë një pjesë të këtij hadithi. Sipas disave, fjalia: “...kur Ai ju fton tek ajo gjë që ju jep jetë”, ka kuptimin: “Kur Ai ju fton tek e vërteta.” Ndërsa të tjerë thonë: “...kur Ai ju fton në këtë Kur'an”, sepse në Kur'an është shpëtimi nga çdo e keqe, vazhdimësia e mirësive dhe jeta
e shpirtrave. Disa thanë se është fjala për Islamin, i cili, në fakt, është vetë jeta që i dhurohet njeriut pasi ishte i vdekur, pra, në mosbesim e larg Zotit. Të tjerë kanë shpjeguar se është fjala për xhihadin në rrugën e Zotit, përmes të cilit Allahu i krenon muslimanët pas dobësisë, vuajtjes dhe poshtërimit. Të gjitha këto opinione e shpjegime të ajetit janë të përafërta e të sakta. - dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se është Ai tek i cili ju do të tuboheni (të gjithë). - Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, Allahu ndërhyn mes besimtarit dhe mohimit të besimit; mes mohuesit të besimit dhe imanit të saktë.” Imam Ahmedi përcjell nga Enes Ibn Maliku hadithin: 1274. “Profeti lutej shpesh me këto fjalë: 'Jâ mukal-libel kulûb! Theb-bit kalbi alâ dinik ! (O Ti që rrotullon zemrat! Përqendroje (e forcoje) zemrën time në fenë Tënde!). Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Ne besuam ty dhe atë (shpallje) që ti solle prej Zoti t! A frikësohesh për ne?” - “Po.” - “Zemrat janë mes dy gishtave të Allahut të Lartësuar. Nëse dëshiron i rrotullon (ndryshon) ato!” Hadithin e përcjell Tirmidhiu, që ka thënë ka thënë se është hadith hasen . Imam Ahmedi sjell hadithin nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqu r prej saj!), e cila thotë se: 1275. “Profeti lutej shpesh me këto fjalë: 'Jâ mukal-libel kulûb! Theb-bit kalbi alâ dinik ! (O Ti që rrotullon zemrat! Përqendroje (e forcoje) zemrën time në fenë tënde!) Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Sa shpesh që e bën këtë dua?!” Ai tha: “Çdo zemër njeriu është mes dy gishtave të Allahut të Lartësuar. Nëse dëshiron ta devijojë, e devijon atë! E nëse dëshiron ta bëjë të qëndrueshme në besim, e bën të tillë!” 84 Imam Ahmedi përcjell nga Ibn Amr se ai e ka dëgjua r Profetin e Allahut të thotë: 1276. “Zemrat e bijve të Ademit janë mes dy gishtave të R ahmanit, si një zemër e vetme dhe i ndryshon ato, ashtu si Ai dëshiron.” Pastaj Profeti tha: “Allahum-me, Musar -rifel ķulûb! Sar -rif kulûbenâ ilâ tâatik !” (O Allah! Ti i ndryshon zemrat! Udhëzoji zemrat tona në bindjen ndaj Teje!) Këtë hadith e ka sjellë Muslimi, por jo Buhariu. Haidthin e ka sjellë, gjithashtu, edhe Nesaiu prej Hajuete Ibn Sherih el Misrit.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 8:24–8:25
Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij besimtarë për diçka që ua dikton edhe imani: t’i përgjigjen me bindje dhe nënshtrim Allahut dhe të Dërguarit të Tij, për zbatimin e urdhrave të Tij dhe për të ftuar edhe të tjerët në këtë rrugë. - “O ju që keni besuar! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kur Ai ju fton tek ajo që ju jep jetë...” - Kjo vlen për çdo porosi që jep Allahu dhe Profeti i Tij, sepse kështu kuptojmë dobinë dhe urtësinë e ligjeve të Tij. Nuk ka dyshim se jeta e zemrës është e lidhur ngushtë me adhurimin e Zotit dhe bindjen e vazhdueshme ndaj Tij dhe Profetit të Tij. Pastaj i Madhëruari na paralajmëron që të jemi të kujdesshëm dhe të mos i kthejmë shpinën ftesës së Tij dhe Profetit të Tij: - “...dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij,....” - Kini kujdes dhe mos e refuzoni ftesën e Zotit kur ajo ju bëhet për herë të parë, dhe
kështu të meritoni që të privoheni prej saj atëherë kur ta dëshironi më pas. Nëse nuk e pranoni ftesën e Zotit për besim, atëherë zemrat tuaja do të prishen dhe do të bëhen kundërshtuese. Mos harroni se Allahu, Zoti juaj, ndërhyn mes jush dhe zemrave tuaja. Ai i rrotullon dhe i ndryshon ato ashtu siç dëshiron, me urtësinë e Vet. Me nxitimin tuaj për të refuzuar ftesën e Zotit, mos u bëni shkak që Ai të ndërhyjë mes jush dhe zemrave tuaja, e kështu të mos i kontrolloni më ato. Kjo është arsyeja që besimtari duhet ta bëjë sa më shpesh këtë lutje: “ Ja Muķallibel kulûb, theb -bit ķalbi alâ dinik! Ja Musar-riifel ķulûb, sar -rif ķulûbena ilâ tâ’atik!” Domethënë: “O Rrotullues i zemrave, forcoje zemrën time në fenë Tënde! O Ndryshues i zemrave, udhëzoje zemrën time në bindjen ndaj Teje!” - “...dhe se është Ai tek i cili ju do të tuboheni (të gjithë) .” - Para Allahut do të grumbulloheni të gjithë një ditë, e për këtë nuk ka asnjë dyshim. Atë ditë, bamirësit do të shpërblehen me bujari, ndërsa punëkëqijtë do të marrin me drejtësi atë që meritojnë. - “Ruhuni nga ndëshkimi (i Zotit) , i cili nuk godet vetëm ata që bëjnë padrejtësi...” - Ndëshkimi godet si atë që e bën ashtu dhe të tjerët. Nëse padrejtësia shtohet e shfaqet haptazi, ndërsa njerëzit nuk urdhërojnë njëri -tjetrin për ta ndalur e për ta rregulluar atë, atëherë ndëshkimi përfshin si vepruesit e padrejtësive, ashtu edhe të tjerët. Nga ky ndëshkim i Zotit mund të ruhesh vetëm duke këshilluar vazhdimisht për mirë dhe duke ndaluar nga e keqja me aq sa mundesh. - “...dhe ta dini se Allahu është ndëshkues i rreptë.” - Allahu i ndëshkon të gjithë ata që bëjnë vepra të cilat shkaktojnë zemërimin e Tij dhe që shpërfillin veprat të cilat e kënaqin Atë.