8. Enfal · Ajeti 40

سورة الأنفال
Përkthimi Sherif Ahmeti
40

وَإِن تَوَلَّوۡاْ فَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ مَوۡلَىٰكُمۡۚ نِعۡمَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَنِعۡمَ ٱلنَّصِيرُ

Po nëse refuzojnë, ta dini se All-llahu është mbrojtës i juaji. E, sa mbikëqyrës e ndihmës i mirë është Ai.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Thuhet se kurejshitët ishin mbledhur në shtëpinë “Nedvetu” dhe po planifikonin kundër Muhamedit a.s.. Njëri propozoi ta mbyllnin e ta pengonin të ketë kontakt me njerëz, tjetri propozoi ta dëbonin diku larg, ndërsa Ebu Xhehli propozoi të përgatisin të rinj të armatosur prej çdo fisi që ta vrasin, kështu që gjaku i tij të shpërndahej ndër të gjitha fiset. Ky propozim u pranua, e pëlqeu edhe plaku i Nexhdit, shejtani dhe u shpërndanë. Me urdhrin e Zotit, Muhamedit a.s. i vjen Xhibrili, i thotë të mos flinte në shtratin e tij dhe i jepet leja për shpërngulje. Këtë nimet ia përkujton Zoti Muhamedit a.s. pasi ai ishte në Medinë. Idhujtarët në shenjë euforie e lutën Zotin t’i gurëzojë, por ishte ligj i Zotit, që të mos shkatërrohet një popull duke qenë në mesin e tyre Pejgamberi. Besa, Zoti nuk shkatërron as popullin që kërkon falje, prandaj duhet pasur kujdes dhe gjithnjë duhet të kërkojmë falje prej Zotit, sepse istigfari është një garanci për shpëtim. Ata e merituan dënimin, edhe pse mendonin se ishin kujdestarë të Qabes. Lutjet e tyre rreth Qabes ishin të çuditshme: britmë, lojë, lakuriqësi, e jo përulësi e devotshmëri. Ata u përpoqën ta pengojnë shpalljen e Zotit, bile edhe me pasuri, por kjo ju shkoi huq, sepse forcat muslimane i mposhtën dhe dalëngadalë i shkatërruan. Zoti është Mëshirues i madh, prandaj sa herë i thirri të heqin dorë prej rrugës së gabuar ju premtoi, se do t’ua falë gabimet e bëra e derisa ata nuk pranuan, i lejoi muslimanët që t’i luftojnë deri në fund, duke u premtuar se ndihma e Tij do të jetë gjithnjë me ta. që ia zbritëm robit Tonë (Muhamedit) ditën e Furkanit (ditën e Bedrit, kur u dallua e vërteta nga e shtrembëra), ditën e konfrontimit të dy grupeve. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.