8. Enfal · Ajeti 5 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 8:1–8:8
Thuhet se një karvan i madh dhe i pasur i tregtisë së kurejshitëve kthehej prej Shamit - Sirisë. Me urdhërin e Zotit vjen Xhibrili dhe i thotë Muhammedit se Allahu ju premtoj: devet me tregti ose fitore kundër kurejshitëve, Pejgamberi konsultohet me shokët e ata e dëshiruan grupin e deveve. Mirëpo, Ebu Sufjani, udhëheqës i tregtisë e shmang rrugën dhe i lajmëron mekasit për rrezikun që u kanoset prej myslimanëve dhe i thërret në ndihmë. Ebu Xhehli në krye gati të njëmijë idhujtarëve, me të shpejtë arrin në Bedër. Pejgamberi i njofton shokët se karvani i tregtisë ka ikur bregut të detit, ndërsa Ebu Xhehli ka ardhur në Bedër. Disa shokë i thonë - O i dërguar i Zotit, ne kemi dalë për devet, jo të përgatitur sa duhet për luftë, e hiqu luftës dhe armikut. Pejgamberit i vjen rëndë. Ngritet Sad ibni Ubade e thotë: vazhdo o i dërguar si ta marrë mendja, ne jemi me ty. Pas tij ngritet Sad ibni Muadhie e thotë: Pasha Atë, që të dërgoi ty me të vërtetën! Nëse ti hidhesh në det, edhe ne do të hidhemi së bashku me ty, prandaj vazhdo në saje të Zotit! Ky qëndrim i këtyre dy sahabëve autoritativë medinas e gëzoi pa masë Pejgamberin.
Edhe rreth ndarjes së plaçkës së fituar pati kundërthënie, andaj Zoti xh. sh. i thotë Muhammedit që t'i udhëzojë myslimanët se çfarë virtytesh duhet të posedojnë për të qenë besimtarë të sinqertë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 8:5–8:8
- Në të njëjtën mënyrë, Zoti yt deshi që ti të dilje nga shtëpia për të vërtetën, edhe pse disa besimtarë nuk ishin të kënaqur. Ata polemizojnë me ty për të vërtetën, pasi u ishte bërë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt. - Kur ju u grindët dhe u treguat koprracë në lidhje me shpërndarjen e plaçkës së luftës, Allahu jua hoqi prej duarsh të drejtën për shpërndarjen e saj dhe përcaktoi që të ishte
Ai dhe Profeti i Tij që ta shpërndanin atë, me drejtësi e barazi. Ishte pikërisht ky vendim i Allahut, zgjedhja më e mirë dhe më e dobishme për ju. “Në të njëjtën mënyrë” veproi i Lartësuari edhe në këtë rast. Kur ju urryet përballjen me armikun tuaj në një luftë të vështirë, Allahu vendosi që, përkundër pakënaqësisë së disave, ju të dilnit në këtë përballje vendimtare mes të mirës dhe të keqes. “Zoti yt deshi që ti të dilje nga shtëpia për të vërtetën, edhe pse disa besimtarë nuk ishin të kënaqur.” I Lartësuari urdhëroi që ju të dilni t për të mbrojtur fenë dhe për të luftuar kundër armikut tuaj. Ju nuk e dëshironit përballjen me armikun, por Allahu bëri të mundur që ju të përballeshit me ta, pa pasur asnjë plan të vendosur më parë për këtë përballje. E gjitha kjo ishte një përkujdesje nga Ai, për t’ju udhëzuar e për t’ju drejtuar në fitoren e plotë. Profeti i Allahut doli bashkë me besimtarët për në Bedër, për t’u ndeshur me idhujtarët, të cilët dolën të mirëpërgatitur për luftë nga Meka, në përgjigje të thirrjes së karvanit të Ebu Sufjanit me mallrat e tregtisë së Kurejshëve, duke u kthyer nga Shami. Ebu Sufjani pati dërguar në Mekë Damdam Ibn Amrin si lajmëtar, për t’u treguar se Muhamedi ishte nisur për të marrë mallin e gjënë e tyre. Kështu, ata dolën gati një mijë ushtarë, të armatosur rëndë. Ndërkohë, Ebu Sufjani arriti t’i shmangej ushtrisë muslimane, duke ndjekur një rrugë anës bregdetit, të quajtur Sejful Bahri, por tashmë ushtria e idhujtarëve kishte mbërritur në Bedër. Kështu, Allahu bëri të mundur që të takoheshin në atë vend pa asnjë planifikim. Me këtë, Allahu dëshironte që të lartësonte muslimanët dhe t’u dhuronte triumfin kundër armiqve të tyre; Ai dëshironte që e vërteta të triumfonte mbi të kotën. Kur Profetit të Allahut i erdhi lajmi për ushtrinë mekase dhe daljen e saj për luftë, Allahu i Madhëruar i shpalli dhe i premtoi një nga dy mirësitë: ose karvanin, ose ushtrinë mekase. - Kujtoni kur Allahu ju premtoi se njëri prej dy grupeve do të ishte juaji. Ju dëshironit të kishit përballë të paarmatosurit, por Allahu deshte të përligjte të vërtetën me fjalën e Tij e të shkulte rrenjët e mohuesve . - Shumë besimtarë deshën karvanin, sepse ishte një pasuri e fituar pa lodhje e luftë, siç thotë i Lartësuari: “Ju dëshironit të kishit përballë të paarmatosurit, por Allahu deshte të përligjte të vërtetën me fjalën e Tij e të shkulte rrënjët e mohuesve...”. Për këtë arsye, Profeti urdhëroi të përgatiteshin për luftë. Por një pjesë besimtarësh nuk e pëlqyen këtë, prandaj Allahu zbriti ajetin: “Në të njëjtën mënyrë, Zoti yt deshi që ti të dilje nga shtëpia për të vërtetën, edhe pse disa besimtarë nuk ishin të kënaqur. Ata polemizojnë me ty për të vërtetën, pasi u ishte bërë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt.” Seddiju ka thënë: “Vëreni me kujdes fjalën e Allahut, kur thotë: “Ata polemizojnë me ty për të vërtetën, pasi u ishte bërë e qartë ...”. Domethënë, pasi ishin të bindur se ti vepron veçse si pas asaj që të urdhëron Zoti.” Allahu i Lartësuar thotë: “... Ju dëshironit të kishit përballë të paarmatosurit ...”, pra, dëshironit karvanin, sepse ishte një plaçkë e përballje e lehtë, pa luftë. Më pas thotë: “por Allahu deshte të përligjte të vërtetën me fjalën e Tij ...” Domethënë, Ai dëshiroi që ju të përballeshit me ushtrinë dhe të zhvillohej luftë mes jush, në mënyrë që t’ju dhuronte fitoren mbi ta, dhe kështu të triumfonte feja e Tij, që Islami të ishte më i epërmi i të gjitha besimeve të tjera. Allahu është më i ditur për përfundimin e çështjeve dhe Ai i rregullon çdo çështje me urtësinë dhe pushtetin e Tij, edhe pse njerëzit, me arsyen e tyre të mangët, mund të dëshirojnë ndryshe nga ajo që Ai vendos. Sapo morën vesh se karvani po kthehej nga Shami, Profeti ﷺ organizoi muslimanët dhe doli në krye të 300 e disa burrave, të cilët kishin 70 deve, që i përdornin të gjithë me radhë dhe në të cilat mbanin edhe pajimet e tyre. Ata udhëtuan, derisa mbërritën në një luginë që quhej Dhufran. Pasi e kaloi atë luginë, Profetit ﷺ i erdhi lajmi që Kurejshët kishin
përgatitur një ushtri dhe ishin nisur për të mbrojtur karvanin. Pasi u informua për daljen e ushtrisë së Kurejshëve, Profeti ﷺ u konsultua me shokët e tij për çështjen e luftës. Të parët folën muhaxhirët, të cilët thanë fjalë të mira dhe me vend. U ngrit Ebu Bekri e tha fjalë të mira. Pastaj u ngrit Umeri dhe tha fjalë të mira. Pastaj u ngrit Mikdad Ibn Amri dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, bëj çfarë të duash, se ne do të jemi me ty! Ne nuk themi ashtu siç i thanë Musait populli e shokët e tij: “Shkoni ti dhe Zoti yt luftoni, se ne do të presim këtu!” Por të themi: “Shkoni ti dhe Zoti yt luftoni, se ne do të luftojmë së bashku me ju! Betohem në Atë në dorë të të Cilit është shpirti im, se, edhe nëse nisesh për në Burk el Gimad (diku në Abisini), do të luftojmë kundër të gjithëve, derisa të arrish ku ti dëshiron!” Profeti i tha atij fjalë të mira. Pastaj tha: “O ju njerëz, më flisni e jepni mendim!” Në fakt, ai synonte ensarët dhe donte të dinte mendimin e tyre, sepse marrëveshja me ta, kur i dhanë besën në Akabe, ishte që ta ruanin prej çdokujt që e sulmonte, por me kusht: brenda trojeve të tyre. Ata i patën thënë: “O i Dërguari i Allahut, ne nuk mund të të dalim në mbrojtje, derisa të mbërrish në trojet tona! Nëse mbërrin në trojet tona, atëherë je në besën tonë dhe do të të mbrojmë ashtu siç mbrojmë fëmijët dhe gratë tona!” Profeti druhej se mos ndoshta ensarët nuk pranonin të luftonin me të jashtë Medinës. Atëherë, Sad Ibn Muadhi iu drejtua Profetit ﷺ dhe i tha: “Për Zotin, ti po pret mendimin tonë, o i Dërguari i Allahut!” - “Po”, - tha Profeti. Sadi tha: “Ne të besuam ty, të pranuam si Profetin e Zotit dhe dëshmuam se ajo që ti sjell prej Allahut është e vërtetë. Ne të dhamë besën se do të të dëgjojmë dhe do të të bindemi. Ec përpara, o i Dërguari i Allahut, atje ku të urdhëron Allahu! Betohem në Atë i Cili të dërgoi ty me të vërtetën, se, edhe sikur t’i hysh këtij deti përmes, edhe ne do t’i hyjmë me ty, dhe nga ne nuk do të mbetet pas as edhe një burrë i vetëm! Nuk i frikësohemi aspak takimit me armikun nesër! Ne jemi të durueshëm në luftë dhe të sinqertë në përmballjen me armikun. Shpresojmë tek Allahu që të shohësh prej nesh atë që ty të qetëson sytë e zemrën! Na udhëhiq nën bekimin e Zotit!” Profeti i Allahut u gëzua shumë me fjalët e Sadit. Atëherë tha: “Ecni me bekimin e Allahut dhe gëzohuni! Të jini të sigurt se Allahu i Lartësuar me premtoi mua fitoren mbi një nga dy grupet (ose karvanin, ose ushtrinë), dhe unë i pashë vendet, ku armiqtë do të bien të vrarë”.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 8:5–8:8
Përpara referimit të një ngjarjeje tepër të rëndësishme, siç qe Beteja e Bedrit, Allahu i Madhëruar përmendi cilësitë e besimtarëve të vërtetë. Çdo musliman e ka detyrë të pajiset me to, sepse vetëm kështu përmirësohen e përkryhen veprat e tij, ndër më të rëndësishmet e të cilave është xhihadi në rrugën e Zotit. - “Në të njëjtën mënyrë, Zoti yt deshi që ti të dilje nga shtëpia për të vërtetën, edhe pse disa besimtarë nuk ishin të kënaqur. - Kuptimi: Ashtu sikurse janë të vërteta imani juaj dhe shpërblimi që Zoti do dhe jua ka premtuar, ashtu është e vërtetë edhe fakti që Zoti i Lartësuar dëshiroi që ju të dilnit në Bedër e të luftonit për të vërtetën dhe të drejtën. Kështu do Zoti dhe kështu ka përcaktuar Ai të bëhet. Dalja juaj për mbrojtjen e të vërtetës në Bedër ishte diçka që Zoti e deshi, edhe pse besimtarët menduan se nuk do të kishte luftë. 18 - “Ata polemizojnë me ty për të vërtetën, pasi u ishte bërë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt.” - Kur u bë e qartë se do të kishte luftë, disa besimtarë fil luan të polemizonin me Profetin, sepse nuk donin të përballeshin me armikun. Aq shumë e urrenin këtë përballje, saqë dukeshin njëlloj sikur po i çonin drejt vdekjes. Kjo qe gjendja e një pjese të tyre, ndërkohë që nuk duhej të ndodhte kështu. Ata nuk duhej të silleshin në këtë mënyrë, nëse e dinin që kjo shërbente për mbrojtjen e së vërtetës dhe, aq më tepër, ky fakt u ishte bërë tërësisht i qartë. Mëdyshja mund të ketë vend në situatat e paqarta, kur e vërteta dhe e drejta nuk dallohen lehtësisht dhe mund të ngatërrohen. Nëse gjërat janë të qarta dhe kur dihet që Zoti i do dhe ka urdhëruar për plotësimin e tyre, atëherë nuk ka më vend për ngurrim e polemika, por vetëm për bindje, nënshtrim dhe zbatim. Në fakt, kjo ndodhi veç me disa besimtarë, ndërsa pjesa tjetër nuk bënë asnjë lloj polemike dhe nuk kishin asnjë lloj pakënaqësie për takimin me armikun. Ata u përkushtuan me vullnet e dëshirë të plotë për të plotësuar urdhrin e Zot it të Lartësuar dhe të Profetit . Madje edhe ata që në fillim patën ndonjë hezitim e pikëpyetje, më pas u bindën dhe Zoti i forcoi që të qëndronin të palëkundur në luftën me armikun. Nëpërmjet shkaqesh të ndryshme, Allahu i Madhëruar bëri që zemrat e tyre të qetësoheshin, sikurse do të përmendet edhe më pas. Arsyeja e daljes së muslimanëve në
këtë betejë ishte ndjekja e një karvani të kurejshve me në krye Ebu Sufjan Ibn Harbi, drejtuar për në Sham. Ishte një karvan i madh, plot me gjë e me plaçkë. Sapo morën vesh se karvani po kthehej nga Shami, Profeti ﷺ organizoi muslimanët dhe doli në krye të 300 e disa burrave, të cilët kishin 70 deve, që i përdornin të gjithë me radhë dhe në të cilat mbanin edhe pajimet e tyre. Kur kurejshët në Meke dëgjuan për planin e muslimanëve, dolën për të mbrojtur karvanin e tyre, me një ushtri prej 1000 vetësh, me kalorësi e të armatosur mirë. 19 - Kujtoni kur Allahu ju premtoi se njëri prej dy grupeve do të ishte juaji. Ju dëshironit të kishit përballë të paarmatosurit...” - Allahu i Madhëruar u premtoi besimtarëve njërën nga dy mirësitë: ose karvanin me gjithë plaçkën e tij, ose luftën dhe triumfin mbi armikun. Besimtarët e dëshironin më shumë karvanin dhe plaçkën e tij, për shkak të varfërisë dhe nevojës së madhe që kishin në atë kohë dhe sepse kjo alternativë qe më pak e vështira. Por Allahu i Madhëruar dëshironte diçka më të lartë dhe më të mirë sesa ajo që synonin ata. Ai donte që t’u dhuronte fitoren mbi idhujtarët, si edhe poshtërimin e zhdukjen e krerëve të kufrit. - “...por Allahu deshte të përligjte të vërtetën me fjalën e Tij e të shkulte rrenjët e mohuesve,...” - Allahu deshi që të shfaqej e vërteta e të triumfonte. Duke ndihmuar të dashurit e Tij, i Madhëruari donte të tregonte se cila qe e vërteta nga njëra anë, dhe të çrrënjoste të kotën nga ana tjetër. Gjithashtu, Allahu donte t’u tregonte besimtarëve shenjat e madhështisë së Tij dhe format e ndihmës që do t’u jepte, të cilat ata kurrë nuk i kishin imagjinuar. - “...Të forconte të vërtetën e të çrrënjoste të kotën, edhe pse keqbërësit e urrejnë këtë.” - Allahu donte të forconte të vërtetën dhe të asgjësonte të kotën, nëpërmjet fakteve dhe argumenteve.