وَأَلَّفَ بَيۡنَ قُلُوبِهِمۡۚ لَوۡ أَنفَقۡتَ مَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا مَّآ أَلَّفۡتَ بَيۡنَ قُلُوبِهِمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ أَلَّفَ بَيۡنَهُمۡۚ إِنَّهُۥ عَزِيزٌ حَكِيمٞ
Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. nuk ia merr e as nuk ia shkatërron një të mirë, që ia ka dhuruar një populli, për derisa ai popull nuk bëhet përbuzës i asaj të mire, e kur e përbuz, atëherë me fajin e vet mbetet pa të. Kurejshitët kishin Qaben, kishin autoritetin më të madh në atë anë. Qabja ju siguronte mjete për jetesë dhe siguri për tregtinë e tyre. Zoti iu dërgoi pejgamber nga mesi i tyre, e mëshirë për mbarë botën. Ata i përbuzën të gjitha ato të mira dhe mbetën pa to. Pejgamberi a.s. kishte lidhur marrëveshje me jehuditë, që të mos ju bashkohen idhujtarëve, por ata e prishën marrëveshjen dhe i ndihmuan me armë në luftën e Bedrit, i ndihmuan edhe në Hendek. Për arsye se nuk respektuan premtimin ishin të dënuar, në rast se do të ziheshin në luftë, me një dënim të tmerrshëm, i cili do të shërbente si mësim edhe për të tjerët, nëse do të bënin tradhti. Zoti nuk i do tradhtarët, prandaj i porositi muslimanët, që ta shpallin haptazi të pavlefshme marrëveshjen me ta, kur të vërejnë se ata nuk i përmbahen, në mënyrë që të mos befasojnë me luftë atë me të cilin kanë pasur kontratë. Kufarëve që shpëtuan në Bedër iu tërhiqet vërejtja, se Zotit nuk mund t’i shpëtosh, prandaj ose të heqin dorë nga armiqësia ndaj muslimanëve, ose ta dinë, se do të kapen dhe do të zhduken. Muslimanët nuk qenë të përgatitur në luftën e Bedrit, por ndihma e Zotit ishte shkak