8. Enfal · Ajeti 9 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 8:9–8:14
Pasi që u vendos t'i vihen përballë armikut, që ishte gati tri herë më shumë në numër, Pejgamberi iu drejtua Zotit për ndihmë dhe mori përgjigjen se do të ndihmohet me anën e engjëjve. Zbritja e melaikeve pati ndikim të madh në ngritjen e moralit luftarak ndër myslimanët, e ndër kundërshtarin u intensifikua frika. Zoti xh. sh. i ndihmoi myslimanët edhe me atë se ua lëshoi një gjumë të lehtë, e pas gjumit ata ishin edhe më të fortë edhe më të guximshëm. Pos kësaj, atyre u ndihmoi edhe me një shi, i cili përveç që e forcoi dhe e rrastoi rërën e imët në të cilën nuk zinin vend këmbët, ai shi u siguroi edhe ujë për pije, për larje e pastrim, ngase shejtani kishte nxitur njëfarë dyshimi te myslimanët, se do të luftojnë e do të vdesin duke qenë të papastër.
Të gjitha këto të mira ishin prej Zotit xh. sh. Kundërshtarët, idhujtarët mekas nuk ishin kundër vetëm ndaj mësimeve të Zotit, po edhe kundër çdo norme njerëzore, andaj likuidimi i tyre ishte në dobi të njerëzve. Ata në Bedër përjetuan grushtin më të fortë prej myslimanëve, por e zeza më e madhe për ta ishte se ata do të bëhen banorë të zjarrit.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 8:9–8:10
Imam Ahmedi sjell hadithin nga Umer Ibn Hatabi, i cili tregon: 1259. “Në Bedër, kur Profeti ﷺ pa ushtrinë e idhujtarëve, të cilët ishin 1000 vetë, dhe kur pa shokët e vet, që
ishin vetëm 319 vetë, u kthye nga Kibla, i ngriti duart lart dhe filloi t’i lutej Zotit: “O Allah, ma plotëso atë që më ke premtuar! O Allah ma jep atë që ma ke premtuar!…”. Ai vazhdoi t’i lutej Allahut me duart të ngritura lart, i drejtuar nga Kibla, derisa i ra rroba nga supet. Atëherë, vjen Ebu Bekri, kap rrobën, ia hedh mbi supe, e shtrëngon nga pas, dhe i thotë: “O i Dërguari i Allahut, mjaft iu lute Allahut, sepse Ai do të ta plotësojë ty atë që të ka premtuar”. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Kujtoni, kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj dhe Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë melekë, që vijnë njëri pas tjetrit.” Kur dy ushtritë u përballën, Allahu i Lartësuar i poshtëroi dhe shpartalloi idhujtarët, prej të cilëve u vranë 70 bur ra dhe ranë robër 70 të tjerë.” Buhariu sjell hadithin nga Abdulla h Ibn Mesudi, i cili ka thënë: 1260. “Pashë te Mikdadi një qëndrim burrash, që do të jepja gjithçka, veç të isha unë ai që i tha ato fjalë! Ai shkoi tek Profeti kur ai po lutej kundër idhujtarëve, dhe i tha: “Për Zotin, o i Dërguari i Allahut! Ne nuk do të themi kurrë ashtu si i thanë Musait shokët e tij: “Shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni, se ne do rrimë këtu!” Por ne do të luftojmë djathtas dhe majtas teje, para e pas teje!” Unë e pashë fytyrën e të Dërguarit të Allahut se si ndriçoi, pasi ai u gëzua me këto fjalë.” Buhariu sjell hadithin n ga Ibn Abasi, i cili ka thënë: 1261. “Profeti u lut ditën e Bedrit dhe tha: “O Allah, të lutem e përgjërohem të ma japësh atë që më ke premtuar! O Allah, nëse dëshiron, nuk do të adhurohesh!” Ebu Bekri e kapi për dore dhe i tha: Mjaft!” Atëherë, ai tha: “Ai grup shpejt do të pësojë disfatë dhe ata do t’ia mbathin me të shpejtë (të tmerruar).” [Kamer 45]. - Kujtoni, kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj dhe Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë melekë, që vijnë njëri pas tjetrit.” - Ata do të dërgohen si ndihmë e mbështetje për ju në këtë luftë. Ali Ibn Ebu Talha përcjell nga Ibn Abasi se: “Allahu i Madhëruar e ndihmoi Profetin e Tij dhe besimtarët me 1000 melekë. Xhibrili qëndronte në krye të 500 melekëve në një anë dhe Mikaili në krye të 500 melekëve në anën tjetër.” Muslimi sjell had ithin nga Ibn Abasi, që rrëfen : 1262. “Një musliman po ndiqte nga pas një idhujtar për ta vrarë, veç kur u dëgjua zhurma e një goditjeje me shkop nga sipër idhujtarit, dhe zëri i një kalorësi që thoshte: “Përpara, përpara, Hajzum (emri i kalit të melekut)!” Pas kësaj, ai pa idhujtarin e shtrirë. Kur e pa me vëmendje, vuri re shenjën që kishte në hundë dhe fytyrën të çarë sipas formës së shkopit dhe të mbuluar nga një ngjyrë jeshile, të mavijosur. Ky ensar shkoi te Profeti ﷺ dhe i tregoi për këtë ngjarje. Profeti i tha atij: “Të vërtetën ke thënë! Ka qenë ndihmë e ardhur nga qielli i tretë.” 81 Buhariu, në kapitullin “Pjesëmarrja e melekëve në luftë”, sjell një rrëfim nga Rifaate, e ky nga Rafi el Zerakij, pjesëmarrës në Bedër, i cili ka thënë: 1263 “Xhibrili (a.s.) shkoi te Profeti ﷺ dhe i tha: “Si i shihni luftëtarët e Bedrit?” Profeti i tha: “Si muslimanët më të shquar” - ose tha diçka të ngjashme. Xhibrili i tha: “Kështu janë edhe ata melekë që morën pjesë në atë betejë.” Në dy Sahih-ët vjen ngjarja në lidhje me Hatib Ibn Ebu Beltean dhe mesazhit që ai u dërgoi Kurejshëve në lidhje me planin e Profetit për luftën kundër tyre: 1264. Umeri r.a. tha: “Më lër, o i Dërguari i Allahut, t’ia pres kokën!” Por i Dërguari i Allahut tha: “Ai ka marrë pjesë në Betejën e Bedrit, prandaj, ku ta dish: mbase Allahu i Madhëruar i ka parë mirë njerëzit e Bedrit dhe ka thënë: “Bëni ç'të doni, sepse Unë jua kam falur të gjitha gjynahet!”. - Allahu e solli atë veçse që t’ju gëzonte dhe që t’ju forconte zemrat. - Domethënë, dërgimin e melekëve dhe njoftimin rreth kësaj ndihme, Allahu i Lartësuar e bëri thjesht për t’ju gëzuar dhe forcuar zemrat tuaja, sepse Allahu është i plotpushtetshëm për t'ju dhuruar fitoren kundër armiqve dhe që t’jua qetësojë zemrat, pa qenë e nevojshme t’ju dërgojë melekë. Allahu nuk ka nevojë për asgjë nga këto. Të jeni të bindur se:
- Ndihma vjen vetëm prej Allahut. - Allahu i Lartësuar thotë: “Kur të ndesheni me jobesimtarët, goditini në qafë, derisa t’i mposhtni! Më pas, lidhini mirë, e kështu mund t’i lironi falas ose mund të kërkoni çmim për ta, derisa të përfundojë lufta. Po të donte, Allahu do t'i shkatërronte ata, por Ai dëshiron që t’ju sprovojë me njëri-tjetrin. Allahu nuk do ua humbë veprat atyre që bien dëshmorë në rrugën e Tij. Ai do t'i udhëzojë (drejt lumturisë) dhe do t'ua përmirësojë gjendjen e tyre. Ai do t’i fusë ata në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë. ” [Muhamed 4 - 6]. Kështu, Ai mund t’i ndëshkonte e shkatërronte ata, ashtu si veproi me popujt e shkuar, përmes ndëshkimeve të zbritura nga qielli, por: “Ai dëshiron që t’ju sprovojë me njëri-tjetrin...”. Ai thotë gjithashtu: “Në qoftë se ju përjetuat dhembje (në Uhud), të jeni të sigurt se edhe të tjerët (armiqtë tuaj) provuan dhembje si kjo juaja (në Bedër). Ne i këmbejmë të tilla ditë mes njerëzve, që Allahu ti nxjerrë në pah ata që besojnë dhe për t’i zgjedhur disa prej jush si dëshmorë. Allahu nuk i do të padrejtët. Kështu Allahu i pastron besimtarët dhe i shkatërron jobesimtarët. A mos mendoni ju se do të hyni në Xhenet pa i provuar Allahu ata që luftuan (në rrugën e tij) dhe pa i nxjerrë në pah durimtarët?!” [Al Imran 140]. Vrasja e mohuesve nga duart e besimtarëve është poshtërim më i madh për mohuesit, nga një anë, dhe shërim për zemrat e besimtarëve, nga ana tjetër, sikurse thotë i Lartësuari: “Luftojini ata, që Allahu t’i ndëshkojë ashpër me duart tuaja, t’i poshtërojë, t’ju dhurojë fitoren ndaj tyre, të shërojë shpirtrat e besimtarëve dhe ta largojë hidhërimin nga zemrat e tyre! ...” [Teube 13, 14]. - Allahu është vërtet Ngadhënjimtar dhe i Urtë. - E gjithë krenaria e ngadhënjimi i takojnë Allahut, Profetit të Tij dhe besimtarëve të sinqertë, në dynja dhe në ahiret. Sikurse thotë i lavdëruari: “Ne, patjetër do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besuan edhe në jetën e kësaj bote edhe në Ditën kur të paraqiten dëshmitë. Atë Ditë, keqbërësve nuk do t’u bëjnë dobi shfajësimet. Ata i pret Mallkimi dhe një vendbanim i keq .” [Gafir 51, 52]. Allahu është i Urtë në çdo ligj e urdhëresë që ka ligjëruar në këtë jetë dhe në urdhrin për luftën kundër mohuesve, edhe pse Ai është i plotpushtetshëm për t’i shkatërruar ata me pushtetin e fuqinë e Tij, pa qenë nevoja fare për luftë.82
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 8:9–8:14
- “Kujtoni, kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj dhe Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë melekë, që vijnë njëri pas tjetrit.” - Kujtoni mirësinë e Zotit tuaj kur, në çastin e vështirë të përballjes me armikun, ju i luteshit dhe i përgjëroheshit Atij, dhe Ai ju përgjigj lutjeve tuaja. Përgjigjja erdhi me disa mënyra. Së pari, Allahu premtoi se do t’i ndihmonte me 1000 melekë njëri pas tjetrit. Kjo qe si përgëzim për shpirtin dhe qetësim për zemrat e besimtarëve, me qëllim që ta kuptonin mirë se fitorja është vetëm në dorë të Allahut e jo në varësi të numrit e përgatitjes luftarake. - “Allahu e solli atë veçse që t’ju gëzonte dhe që t’ju forconte zemrat. Ndihma vjen vetëm prej Allahut. Allahu është vërtet Ngadhënjimtar dhe i Urtë.” - Allahu është El Aziz - Mbizotëruesi, Ngadhënjimtari që nuk mund të mposhtet kurrë, por që sundon e nënshtron gjithçka, pavarësisht fuqisë dhe
epërsisë që mohuesit kanë në numër e pajisje luftarake mbi muslimanët. Allahu është El Hakim - i Urtë, që vendos me urtësi shkaqet dhe rrugët e realizimit të çdo gjëje dhe Ai që vendos çdo gjë në vendin e vet. Mënyrë tjetër e ndihmës dhe forcimit të besimtarëve, si përgjigje e lutjes së tyre, ishte edhe: - (Kujtoni) Kur Ai ju bëri të flini pak, për t'ju mbushur me siguri nga ana e Tij. Ai zbriti nga qielli ujë, për t’ju pastruar me të, për të hequr ndyrësinë e Shejtanit...” - Gjumi shërbeu për të larguar frikën dhe ankthin e besimtarëve, e për t’u dhënë atyre qetësi e siguri. 20 Kjo ishte shenjë e ndihmës dhe fitores që Zoti do t’u dhuronte më pas. Gjithashtu, Allahu lëshoi shi nga qielli, që besimtarët të pastroheshin si fizikisht, edhe shpirtërisht. Uji shërbeu edhe si pastrim nga vesveset dhe ndyrësitë e Shejtanit. - “...për të fuqizuar bindjen në zemrat tuaja...” - T’i bënte zemrat të qëndrueshme, sepse qëndrueshmëria e zemrës sjell edhe qëndrueshmërinë e trupit. - “...dhe për t'ju përforcuar këmbët tuaja.” - Toka ishte ranore dhe e paqëndrueshme, prandaj shiu e forcoi tokën dhe këmbët nuk rrëshqisnin më, por lëviznin me lehtësi. Ndihmë tjetër prej Allahut të Madhëruar ishte porosia që Ai u dha melekëve: - (Kujto) Kur Zoti yt u kumtoi melekëve se: “Unë jam me ju, prandaj jepuni forcë besimtarëve!” - Kuptimi: Unë do të jem me ju, me ndihmën, suksesin dhe fitoren që do t’ju dhuroj, prandaj edhe ju forcojini besimtarët, duke u futur në zemër guximin për të luftuar kundër armiqve, dhe shpresën për mirësitë e mëdha që vijnë nga kjo luftë. - “Unë do të fus frikë në zemrat e jobesimtarëve...” - Frika është ushtari më i fuqishëm kundër qafirëve. Allahu i Madhëruar forcoi zemrat e besimtarëve dhe futi frikë në zemrat e qafirëve. Në këtë mënyrë, Allahu bëri që qafirët të mos i qëndronin përballjes me besimtarët. - “...kurse ju goditini sipër qafës e goditini në çdo gjymtyrë...” - Goditini mbi qafë dhe në çdo nyjë të trupit. Këto fjalë u drejtohen melekëve ose besimtarëve. Në rastin e parë, ky është urdhër që Zoti u jep melekëve, të cilët i porositi gjithashtu që të përforconin besimtarët. Domethënë, ky është një urdhër tjetër, që jo vetëm të mbështesnin besimtarët duke i mbushur zemrat e tyre me guxim për të luftuar, por edhe të merrnin pjesë vetë në luftim, duke gjuajtur qafirët e duke i vrarë ata, pa mëshirë, sepse ata morën guximin të luftonin kundër Allahut dhe Profetit të Tij. Në rastin e dytë, nëse u drejtohet besimtarëve, atëherë Allahu i Madhëruar i mëson besimtarët se si të luftojnë dhe të vrasin jobesimtarët. Një mënyrë e ndëshkimit të Zotit është forca dhe suksesi që Ai u jep të dashurve të Tij kundër armiqve për t’i vrarë e shpartalluar. - "...sepse ata kanë kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Për atë që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu është Ndëshkues
i ashpër. Ky është dënimi juaj, prandaj shijojeni atë! Mohuesve u takon dënimi i Zjarrit.” - Ndëshkimi i parë ishte ai që u erdhi nga duart e muslimanëve që në këtë botë, si pasojë e kundërvënies ndaj Allahut dhe Profetit të Tij. Por ndëshkimi i tyre nuk u mbyll me kaq, sepse për ta është përgatitur dënimi në zjarr në ahiret. Kjo ngjarje përmban shenja dhe argumente të mëdha dhe të kuptueshme, të sjella nga Allahu, që tregojnë se Muhamedi ishte i dërguari e profeti besnik i Allahut dhe se mesazhi që ai solli është i vërtetë. Ndër to mund të përmendim: Së pari, Allahu i Madhëruar u dha besimtarëve një premtim dhe e mbajti atë. Një shenjë tjetër është edhe ajo që Allahu i Lartësuar e përshkruan në suren Al Imran: “Për ju ishte një shenjë e madhe kur dy palët u përballën me njëra - tjetrën. Njëra palë luftonte në rrugën e Allahut, kurse pala tjetër ishin jobesimtarë. Ata (besimtarët) panë me sytë e tyre se të tjerët (qafirët) ishin dy herë më shumë se ata. Por Allahu përforcon atë që dëshiron me ndihmën e Vet. Vërtet, në atë ngjarje pati një mësim të madh për ata që janë të mençur.” [Al Imran 13]. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së besimtarëve, kur ata kërkuan ndihmën e Tij. Kjo tregon përkujdesjen e Tij të madhe për robërit e Tij besimtarë dhe për gjendjen e tyre. Për ta forcuar dhe për ta bërë më të qëndrueshëm imanin e tyre, Allahu i Urtë dhe i Gjithëmëshirshëm u përkujdes që të krijonte çdo kusht të nevojshëm për ta. Ai u forcoi imanin, u forcoi këmbët dhe i ruajti kundrejt çdo vesvesi dhe intrige të Shejtanit të mallkuar, sidomos në momentet më të vështira. Ndër shenjat e Zotit ishte edhe butësia që Ai tregoi për robërit e Tij besimtarë, duke u a lehtësuar rrugën e bindjes. Këtë e bëri qoftë me shkaqe të shfaqura e të dukshme, qoftë me ato të fshehura e të padukshme.