← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

80. Abese · Ajeti 11 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 80:1–80:16

Pejgamberi kishte qenë i angazhuar në një moment me parinë idhujtare kurejshite, me Shejbe, Utbe, Velid, Ummeje. Me ta ishte edhe Abasi. Ai i thërriste ta besojnë fenë islame dhe mendonte se nëse ata e pranojnë, do të shpëtonin nga vuajtjet, ata myslimanë që ishin të dobët, do të trimëroheshin e ta përqafonin fenë islame, edhe ata që ishin për fenë islame, por nuk kishin guxim ta shprehnin. Në atë moment vjen Abdullah ibni Ymmi Mektumi, djali i dajës së Hadixhes, që ishte i verbër dhe i drejtohet Pejgamberit ta mësojë nga Kur'ani i shpallur prej Zotit. Atë fjalë ia përsëritte sa herë Pejgamberit, duke mos ditur se Pejgamberi ishte në bisedë me parinë idhujtare. Ai gjest i Abdullahut nuk i pëlqeu Pejgamberit, prandaj nuk ia vë veshin sa duhet, dhe vazhdon - ra — përpjekjet e veta me ata në të cilët kishte shpresë se do të vinin në fenë e drejtë.

Shpallet kjo pjesë e kësaj sure dhe Pejgamberit i jepet këshillë që të mos e mundojë veten me ata që janë të pasur dhe e ndiejnë veten se s'kanë nevojë për besim dhe për Zotin, pse ajo nuk është përgjegjësi jotja, por punë e Zotit - se kush do të besojë e kush jo. Ndërsa atë që ka besuar ta këshillojë dhe ta mësoje, pse ai duke qenë i vërber, dhe duke pasur frikë Allahun, ose duke pasur frikë nga armiqtë e ndoshta duke u frikësuar se do të rrëzohet, ngase nuk sheh, ka ardhur të kërkon ta mësosh.

Kur'ani është mësim, Këshillë, i shënuar në libër të çmueshëm të Allahut, me vlerë të lartë, i mbrojtur nga duart e ndryra, është në duar të engjëjve, të pejgamberëve të ndershëm e besnikë, në duar të dijetarëve të ndershëm islam deri në ditën e kijametit.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 80:1–80:16

- “Ai u vrenjt dhe ktheu shpinën, kur i erdhi i verbri. ” - Kjo sure është shpallur pas sures Nexhm. Shumë mufesirë shpjegojnë se, njëherë, 2815. “Profeti i Allahut ishte duke folur me disa prej krerëve të kurejshëve. Në një transmetim nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) përmendet se Profeti ﷺ po fliste me Ubej Ibn Halefin. Ndërsa në një transmetim tjetër, që e sjell Ibn Abasi, thuhet se ishin Utbeh Ibn Rabiah, Ebu Xhehël Ibn Hishami dhe Abas Ibn Abdul Mutalibi. Në fakt, Profeti ﷺ u fliste shpesh atyre dhe i ftonte në Islam. Ai kujdesej me çdo mënyrë dhe përpiqej që ata të besonin dhe pranonin Islamin. Një ditë, teksa fliste me ta, i vjen një burrë i verbër, i cili quhej Abdullah Ibn Ummi Mektum. Abdullahi shkoi dhe filloi që t’i lexonte Profetit ﷺ një ajet të Kuranit dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Më mëso nga ato që të ka mësuar Allahu.” Por Profeti i Allahut u largua dhe i ktheu shpinën atij, madje u vrenjt pak në fytyrë, pasi nuk i pëlqeu ndërhyrja e tij, pikërisht në kohën që ishte duke folur me parinë e kurejshëve. Ai u përkushtua në bisedën me ta dhe e la pas dore të verbrin. Pasi mbaroi bisedën me ata, Profeti i Allahut u nis drejt familjes së tij. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetet: “Ai u vrenjt dhe ktheu shpin ën, kur i erdhi i verbri ...”. Kështu, Profeti i Allahut donte që Abdullahi të priste pak, në mënyrë ai të mund të vazhdonte bisedën me ta për t’i ftuar në besim, nga dëshira e madhe që kishte që ata të udhëzoheshin në Islam.” - “E ku mund ta dish ti, ndoshta ai dëshiron të pastrohet ...” - Ndoshta, ai që erdhi të kërkonte dituri, dëshiron të pastrojë shpirtin përmes asaj diturie. - “... ose të këshillohet dhe këshilla t’i bë - jë dobi.” - Kështu, ai do të këshillohet dhe do t’i bëjë dobi këshilla, që ai të largohet nga gjërat e gabuara dhe të ndaluara nga Zoti. - “Atë i cili mendon se nuk ka nevojë për Zotin, ti atij i kushton vëmendje. - Ai njeri i padrejt ë e keqbërës tregon se nuk ka nevojë për besim, është kryeneç, mendje - madh e shpërfillës i ftesës, kurse ti i përkushtohesh atij, me shpresën që ai të udhëzohet? - “Ti nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk dëshiron të pastrohet.” - Nuk të kërkohet ty që të bësh të mundur që ai të pastrohet në shpirt, nëse ai nuk e dëshiron diçka të tillë. - “Ndërsa ai që vjen tek ti duke nxituar dhe me drojë ...” – Ai që vjen për të mësuar prej teje, që të marrë dritën e udhëzimit dhe të kuptojë të vërtetën e mesazhit, që ti sjell prej Zotit, - “... ti atij nuk ia vë veshin.” - Pra, ti atëherë shpërqendrohesh dhe merresh me diçka tjetër. Pas kësaj, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që të mos privilegjojë asnjë për ta paralajmëruar apo për ta ftuar në Islam, por të jetë i drejtë dhe t’i trajtojë të gjithë njëlloj në këtë aspekt. Më pas, është Allahu i Madhëruar Ai që udhëzon kë të dëshirojë në rrugën e drejtë, me urtësinë, diturinë dhe drejtësinë e Tij. Kështu, Profeti ﷺ pas kësaj ngjarjeje, e nderonte dhe e respektonte shumë Ibn Umi Mektumin. Ibn Umi Mektum ishte njëri prej muezinëve të Profetit të Allahut dhe Profeti ﷺ thoshte shpesh: 2816. “Bilali thërret ezanin natën kur ende nuk ka hyrë koha e agut, prandaj hani dhe pini derisa të dëgjoni ezanin e Ibn Umi Mektumit (i cili jep ezanin kur ka hyrë agu, koha e namazit të sabahut)”. Mendimi më i përhapur është se emri i Ibn Umi Mektumit ishte Abdullah. Disa të tjerë thonë se emri i tij ishte Amër, por Allahu është më i ditur. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Kurrë mos vepro ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla dhe kush dëshiron, merr mësim. ” - Kjo sure është këshillë e vyer për të qenë i drejtë dhe për t’i trajtuar me barazi të gjithë njerëzit në dhënien e diturisë, të këshillave, ftesës për në Islam. Ftesa për në islam dhe këshilla duhet t’u drejtohet qoftë të fismëve, fisnikëve dhe sërës së lartë të shoqërisë, qoftë njerëzve të thjeshtë, të rëndomtë. - “Ajo ndodhet në faqe të çmueshme, të lartësuara e të pastra ...” - Bëhet fjalë për

këtë sure ose këtë këshillë të vyer. Në fakt, që të dyja këto presupozojnë njëra -tjetrën. Madje, mund të themi pa asnjë dyshim e mëdyshje se i gjithë Kurani ndodhet në atë që quhet: ‘ Suhufin Mukerameh ’, domethë - në, madhështore, të nderuara, të larta, shu - më të vlerësuara dhe të vyera. ‘ Merfu’atin’, domethënë, në gradë të lartë, me vlerësim të lartë e me vlerë të madhe. ‘ Mutaherah’, domethënë, të pastra nga çdo cenim, nga çdo shtesë apo heqje. - “... në duar të udhëtuesve ...” - Domethënë, në duart e melekëve, të cilët janë udhëtuesit dhe mesazh -përcjellësit mes Allahut të Lartësuar dhe krijesave të Tij. - “... të ndershëm e punëmirë.” – Këto janë cilësitë e melekëve. Ata janë të nderuar e të pastër. Veprat e tyre janë të mira, të përkryera, sipas urdhëresave që marrin nga Zoti dhe me përkushtim të plotë. Nga këto kuptohet që, ai i cili përkushtohet në lexi - min dhe studimin e Kuranit duhet të jetë, si në vepra, ashtu edhe në fjalë, i drejtë, i për - sosur, i ruajtur dhe i pjekur. Imam Ahmedi transmeton nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se Profeti i Allahut ka thënë: “Ai që e lexon mirë Kuranin është me ‘udhëtuesit (melekët) e ndershëm e pu - nëmirë’. Ndërsa ai që e lexon me vështirësi, ai ka dy shpërblime.” Kështu e kanë përn - xjerrë autorët e Sunen-eve, përmes Katades.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 80:11–80:32

- “Kurrë mos vepro ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla,..” - Ky është një kujtim, me të cilin Allahu i Lartësuar këshillon dhe mëson adhuruesit e Tij. Nëpërmjet këtij libri madhështor, Ai u mëson adhuruesve të Tij atë që kanë nevojë dhe u bën të qartë udhën e drejtë nga e gabuara. Pra, të gjithë mund të përfitojnë nga ky udhëzim. Allahu i Lartësuar ua ka afruar udhëzimin e Tij të

gjithëve, dhe ai që dëshiron mund ta pasojë rrugën e mbarë: - “...dhe kush dëshiron, merr mësim.” - Ai që dëshiron vërtet udhëzimin dhe rrugën e lumturisë, e ndjek atë, ndërsa ai që nuk e do udhëzimin, nuk e ndjek atë. Secili bën një zgjedhje të lirë dhe Allahu i Lartësuar bën që udhëzohet në rrugën e drejtë atë që Ai dëshiron, sipas urtësisë dhe dijes së Tij absolute. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”. [El kehf 29] Më pas, Allahu i Lartësuar përshkruan gradën e lartë të Librit madhështor. Ai thotë: - “Ai (Kur'ani) ndodhet në faqe të çmueshme, të lartësuara e të pastra,...” - Fletët e Librit janë shumë të larta në gradën e tyre. Ato janë të pastra nga çdo mangësi dhe shtrembërim. Ato nuk mund të trazohen nga duart e shejtanëve apo të shfrytëzohen prej tyre. Ata të mallkuar nuk mund të vjedhin apo shkëpusin gjë nga ky libër i pastër. Fletët e pastra me këshilla dhe mësime të çmuara qarkullojnë nëpër duart e melekëve. - “...në duar të udhëtuesve (melekë), të ndershëm e punëmirë.” - Këto melekë, të cilësuar si kirâmin berarah, udhëtojnë mes Zotit dhe krijesave. Kirâm domethënë: të mbushur me mirësi, begati dhe bekim; ndërsa berarah do të thotë: të mirë në shpirt dhe të mirë në veprat e tyre. Allahu i Lartësuar përkujdeset për Librin e Tij duke vendosur si korrierë këta melekë të bekuar, të mirë, të fuqishëm, të bindur, që kurrë nuk lodhen nga adhurimet që i përkushtojnë Atij. Allahu i Lartësuar e ka ruajtur Librin nga ndërhyrjet e shejtanëve. Kjo na bën që ta pranojmë dhe besojmë plotësisht këtë libër, pa as më të voglën mëdyshje. Çdo gjë e përmendur në të duhet të besohet plotësisht dhe çdo dispozitë e tij duhet të trajtohet me respekt dhe kujdes të madh. Atje është udhëzimi dhe drita. Atje është shpëtimi dhe mirësia. Megjithatë, njeriu përsëri refuzon ta pranojë dhe ta besojë këtë dhuratë kaq të vyer të Zotit të tij. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë: - “Shkatërruar qoftë njeriu! Sa mohues i keq është ai!” - Sa mohues i paturpshëm i mirësive të Zotit që është njeriu! Sa e ashpër dhe e paskrupull është urrejtja dhe armiqësia e tij ndaj të vërtetës, edhe pas qartësimit të saj në mënyrë të plotë dhe të pakundërshtueshme! Dhe të mendosh se çfarë është njeriu dhe nga çfarë është krijuar: - “Prej çfarë gjëje e krijon Zoti atë? Prej një pike e krijon dhe përcakton (gjithçka).” - Allahu i Lartësuar e krijon njeriu prej një lëngu të përbuzur, prandaj njeriu është një krijesë shumë e dobët në fillesat e tij. Allahu i Lartësuar e përcakton dhe e krijon atë në formën që dëshiron. Është përsëri Ai që i dhuron njeriut forcat e jashtme dhe të brendshme, nëpërmjet të cilave ai jeton në këtë botë, madje edhe sundon në të. - “Pastaj rrugën ia lehtëson.” - Është Allahu i Mëshirshëm dhe i Urtë Ai që ia lehtëson rrugën kësaj krijese, që quhet njeri, duke i mundësuar atij çdo mjet dhe ndihmë të nevojshme për të arritur të mirat e kësaj jete dhe të jetës tjetër. Është i Gjithëdituri Ai që ia hap njeriut sytë e zemrës, për të gjetur të mirën dhe për t’u larguar nga të këqijat. Allahu i Mëshirshëm dhe i Urtë ia qartëson njeriut rrugën e drejtë dhe e ndihmon atë në këtë drejtim, nëse ai përkushtohet sinqerisht dhe vërtet e dëshiron një gjë të tillë. Është po Ai që e vë në provë njeriun duke e urdhëruar dhe duke e ndaluar atë. Ai ka vendosur për të kufij dhe ligje, që duhet t’i respektojë dhe t’i verë në jetë. Allahu e krijoi këtë jetë, që njerëzit të mbjellin në të atë që do të korrin në jetën e pasosur. - “Pastaj e vdes dhe e varros.” - Allahu i Lartësuar ka përcaktuar për njeriun që jeta e

tij të ketë një fund në këtë dynja. Më pas, Ai e nderoi njeriun, duke urdhëruar që për të të ketë një varr, dhe nuk e bëri si krijesat e tjera, të cilat qelben dhe thahen mbi dhé. - “Pastaj, kur të dëshirojë, e ringjall.” - Allahu i Lartësuar do ta ringjallë njeriun pas vdekjes, për t’i dhënë shpërblimin e merituar me drejtësi, sipas veprave që ka bërë dhe sipas korrektësisë në ruajtjen e kufijve të Tij. - “Megjithatë, njeriu ende nuk i zbaton ato që Allahu urdhëron.” - Megjithëse Allahu i Lartësuar është i vetmi që ka në dorë gjithçka nga sa u përmend, njeriu përsëri tregohet mospërfillës ndaj urdhëresave dhe kufijve të të Madhëruarit. Më pas, Allahu i Lartësuar e nxit njeriun që të meditojë mbi ushqimin e tij: - “Le të shikojë njeriu ushqimin e vet! Ne lëshojmë ujë me mbushulli. Pastaj e çajmë tokën në thellësi, ...” - Le të mendohet njeriu për fazat në të cilat ka kaluar ushqimi, pa të cilin ai nuk mund të jetojë, dhe le të kuptojë se sa i varur dhe nevojtar është për mëshirën e Allahut, që ka mundësuar dhe rregulluar çdo të mirë në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Mos, vallë, është njeriu ai që e bën shiun të bjerë nga lart, me aq mirësi dhe begati?! Mos është ai që e urdhëron shiun të bjerë në pika të vogla dhe aq ëmbëlsisht, për të ushqyer njerëzinë dhe gjithçka tjetër?! Mos është njeriu ai që e çan tokën për bimësinë dhe krijon për to çdo kusht të nevojshëm nëpërmjet tokës, ajrit, diellit etj.?! - “...dhe bëjmë që në të të mbijnë drithëra...” – Mos, vallë, është njeriu ai që i bën bimët të dalin dhe të rriten?! Jo. Ai është Allahu i Gjithëmëshirshëm dhe Fuqiplotë. Ai nxjerr prej tokës drithërat, me të gjithë larminë e tyre. - “...Edhe rrush e perime...” - Eshtë i Lartësuari që, me mirësinë e Tij, i ka dhuruar robve rrush dhe perime, të të gjitha llojeve, aq të mira, të dobishme dhe të freskëta. - “...Edhe ullinj e hurma...” - Ai na ka falur edhe pemë të tilla, si ulliri dhe hurmat, të cilat mund të magazinohen dhe ruhen për t’u përdorur gjatë. Këto pemë kanë shumë vlera ushqyese dhe kuruese. Allahu i Lartësuar veçon katër kategoritë e mësipërme të frutave dhe perimeve për të treguar rëndësinë e madhe të tyre. - “Edhe kopshte të dendura...” - Allahu i Lartësuar dhe i Mëshirshëm na ka dhuruar edhe kopshte të dendura, me bimësi dhe shtazë, pyje të bukura dhe të dobishme për jetën tonë. - “...Edhe pemë e kullota;..” - Allahu i Lartësuar ka bërë për njerëzit pemë dhe shumë bimë aromatike e të shijshme, si portokalli, limoni, shega, fiku, ananasi, rrushi etj. Ai u ka mundësuar atyre edhe kullota për kafshët që mbajnë. Të gjitha këto, i Lartësuari i ka krijuar për të shprehur mëshirën dhe mirësinë e Tij ndaj nesh, prandaj thotë: - “...Si furnizim për ju dhe për bagëtinë tuaj.” - Allahu i Lartësuar i krijoi dhe i nënshtroi ato për ne. Çdokush që vështron dhe mendon për këto mirësi do të arrijë në përfundimin se mirënjohja ndaj Zotit është e

detyrueshme dhe do të përpiqet maksimalisht për t’u kthyer tek Ai i penduar dhe i bindur. Meditimi mbi mirësitë e Zotit ndihmon për të qenë të bindur ndaj porosive të Tij dhe për të besuar fjalën e Tij.

← Abese 80:11