81. Tekvir · Ajeti 1 · Tefsir
Hyrja e sures Et-Tekvir Sherif Ahmeti
E zbritur në Meke, pas sures El Mesed, ajete: 29
Kjo sure e shpallur në Meke rrah çështjet e besimit në përgjithësi, e çështjen e kijametit dhe atë të shpalljes i trajton si dy të vërteta të pamohueshme, të cilat i përkasin besimit., Fillon me shpjegime rreth kijametit dhe me ndryshimet që do të bëhen në ekzistencë, duke filluar prej diellit e deri te të gjitha krijimet e tjera.
Shqyrton të vërtetën për shpalljen, shpjegon cilësitë e atij që e pranon atë dhe flet për popullin, të cilit i kumtohet ajo..
Quhet: "Suretu Tekviri" - Kaptina e palosjes, ngase dielli do të paloset e do t'i fshihet drita.
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 81:1–81:14
Ajetet e cekura më sipër përshkruajnë gjendjen e ekzistencës në momentin e kijametit dhe të ditës së gjykimit.
Dielli errësohet, nuk bën më dritë, është palosur e mbështjellë si njeriu i dobët kur rri palë. Yjet biejnë nga qielli dhe shkapërderdhën, kodrat shkulen prej vendit dhe fluturojnë në ajër, në muajin e dhjetë të barrës, që është më e çmueshmja ndër arabë, lihet pa bari e kujdestar, egërsirat tubohen nga frika e kijametit, detet vlojnë e përplasin valët e tyre, shpirtrat bashkohen ose me trup, ose i miri me të mirin e i keqi me të keqin, vajzat që injorantët i varrosnin për së gjalli, do të pyetën për fajin e tyre, e përgjegjen ata që e bënë atë të zezë, hapën regjistrat — E — e punëve të njerëzve dhe lexohen, qielli hiqet si lëkura e deles prej trupit të saj, xhehenemi merr fuqi të madhe ndezëse e xhenneti u afrohet njerëzve të mirë, në mënyrë që të mos frikësohen, e atëherë çdo kush do ta kuptojë se çka ka përgatitur për atë ditë..
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 81:1–81:14
Surja Kuuirat ose Tekuir është sure mekase, me 29 ajete. Ajo është shpallur pas sures Mesed. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Umeri, se Profeti i Allahut ka thënë: 2821. “Kush dëshiron që të shohë Ditën e Kja - metit njëlloj sikur e sheh me sytë e vet, le të lexojë: ‘ Idhesh-shemsu ku -uirat’ (Suren
Tekuir), “ Idhes-semaun’fetarat” (Suren Infitar) dhe “Idhes-semaun’shek-kat” (Suren Inshikak).” [Tirmidhiu]. - “Kur Dielli të jetë mbështjellë ...” - ‘EtTekeuuru’ quhet palosja e diçkaje në vet - vete, mbështjellja në veten e vet. Po kështu quhet edhe ‘Tekuirul amameh’ , pra, mbë - shtjellja e çallmës së kokës ose palosja e rrobave. Kështu, fjala e Allahut të Lartë - suar: “Kur Dielli të jetë mbështjellë ...”, d.m.th. kur Dielli të mbështillet në vetvete dhe të hidhet poshtë. Në këtë kohë, atij do t’i hiqet ndriçimi. Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra, dhe ky nga Profeti ,ﷺ që ka thënë: 2822. “Ditën e Kijametit, Dielli dhe Hëna do të mbështillen.” - “... dhe yjet të kenë rënë ...” - “Intetherat”, domethënë, do të shpërndahen dhe do të bien poshtë, sikurse thotë Allahu i Lartë - suar në ajetin tjetër: “Kur qielli të çahet dhe yjet të bien ...” [Infitar 1, 2]. - “... kur malet të zhduken ...” - Malet do të zhvendosen nga vendi i tyre, do të shpër - bëhen dhe thërrmohen e Toka do të bëhet rrafsh e pa asnjë lloj bimësie, siç përshkru - het në ajetin tjetër: “Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur. Vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa bimësi. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” [Ta ha 106]. Më pas, i Lartësuari thotë: - “... kur devetë e shtrenjta të braktisen ...” - Ato braktisen nga pronarët e tyre. Njerëzit do të jenë tejet të angazhuar me hallin e vet dhe nuk do ta kenë mendjen aspak te devetë dhe përfitimi prej tyre, edhe pse ato konsiderohen (tek arabët) si një nga pasuritë më të vyera dhe më të dashura në këtë botë. Ky shpërqendrim i madh vjen për shkak të tmerrit, me të cilin ata do të përba - llen në Kijamet. El Ishar quhen devetë më të mira dhe më të preferuara, që janë barrsë në muajin e dhjetë. Ato quhen kështu deri në momentin që pjellin. Nuk dihet shpjegim dhe kuptim tjetër i dhënë nga dijetarët, përveç këtij, dhe Allahu është më i ditur. - “... dhe egërsirat të tubohen ...” - Kafshët e egra do të grumbullohen bashkë, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Të gjitha kafshët në Tokë dhe të gjithë shpe - ndët, që fluturojnë me dy krahë, të gjithë janë të ndarë në bashkësi, ashtu sikurse edhe ju. Asgjë nuk kemi lënë pa përmendur në Libër. Në fund, te Zoti i tyre do të tubohen të gjithë.” [En’am 38]. Ibn Abasi ka thënë: “Çdo gjë do të tubohet në Ditën e Kijametit, madje edhe mushkonjat. Të gjitha krijesat do të tubohen atë ditë dhe Allahu i Gjithëdijshëm dhe i Drejtë do t’i gjykojë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Dherri: “Profeti i Allahut pa njëherë dy dele, që po shpoheshin me brirë me njëra - tjetrën, dhe tha: “O Ebu Dherr, a e di përse po shpohen me njëra tjetrën ato?” - “Jo, nuk e di!” - tha Ebu Dherri. Atëherë Profeti ﷺ tha: “ Por Allahu e di mirë dhe Allahu ka për t’i gjykuar ato (në Ditën e Gjykimit).” - “... kur detet të vlojnë ...” - Detet do të ndizen flakë. Ibn Xheriri sjell me senedin e tij rrëfimin se Ali Ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) pyeti njëherë një jehud: “Ku është Xhehenemi?” Ai tha: ‘Deti.” Atëherë tha: “Mendoj se ai thotë të vërtetën.” Allahu i Madhëruar thotë: “... dhe për detin e ndezur flakë.” [Tur 6]. Thotë gjithashtu: “... kur detet të vlojnë...” [Tekuir 6], sipas këndimit: “ idhal biĥâru su xhirat (me një xh). Ibn Abasi dhe të tjerë shpje - gojnë se: Allahu i Madhëruar do të dërgojë mbi det erërat, që quhen ‘Ed-Debur’, të cilat do ta ndezin atë dhe ai do të shndërrohet në një zjarr, që flakëron me furi. Kemi folur edhe më parë rreth kësaj çështjeje, pikërisht në fjalën e Allahut të Lartësuar: “ Uel bahril mesxhur ...” Shumica e dijetarëve thonë se bëhet fjalë për detet e kësaj bote. Ka mendime të ndryshme për fjalën “mesxhur”. Disa kanë thënë se deti do të ndizet zjarr në Ditën e Kijametit, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “... kur detet të vlojnë ...” [Tekuir 6]. Pra, detet do të ndizen dhe do të shndërrohen në flakë gjëmuese, që do të rrethojë njerëzinë ditën e qëndrimit para Zotit. Ky shpjegim vjen nga Aliu, Ibn Abasi, Said Ibn Xhubejri, Muxhahidi dhe të tjerë. Sipas këtij shpjegimi, kuptimi i ajetit
do të ishte: “... dhe për detin e ndezur flakë.”. Ndërsa nga Katade vjen shpjegimi se ‘mesxhur’ do të thotë: “i mbushur plot”. Këtë mendim e ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri, që thotë se sot deti nuk është i ndezur flakë, por është i mbushur plot me ujë. Thuhet, gjithashtu, se ‘ mesxhur’ domethënë “i ndaluar e i penguar, që të mos e mbulojë tokën e të mbytë banorët e saj”. 199 Allahu i Madhëruar thotë më pas: - “... dhe shpirtrat të bashkohen ...” - Nga Muxhahidi vjen ky shpjegim: “Allahu do t’i tubojë njerëzit grupe-grupe, në bazë të ngjashmërive mes tyre.” Këtë shpjegim e ka përzgjedhur dhe Ibn Xheriri, dhe ky është një shpjegim i saktë. Ngjashëm me këtë është shpjeguar edhe ajeti tjetër, ku i Lartë - suari thotë: “Mblidhini bashkë - do t'u thuhet - të gjithë keqbërësit, sivëllezërit e tyre (në besim e vepra) dhe gjërat që ata adhuronin përveç Allahut dhe i çoni drejt rrugës së Zjarrit (të ndezur fort) !” [Saffat 22, 23]. Numan Ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) jep këtë shpjegim: “Fjala “Ezuaxhehum” ka për qëllim të ngjashmit e tyre, në lidhje me punët që kryenin në dynja dhe mënyrën se si jetonin në të. Kështu e kanë shpjeguar Ibn Abasi dhe një grup tabiinësh.” Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin me senedin e tij nga Numan Ibn Beshiri, se Profeti i Allahut ka thënë: “Ajeti “ Shpirtrat të bashkohen” , domethënë, që ata do të bashkohen mbi bazën e ngjashmërive mes tyre.” Kështu, çdo njeri do të bashkohet me të ngjashmit e tij në dynja, në aspektin e ve - prave që kryenin, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Atëherë ju do të ndaheni (ezuâxhen) në tri grupe: Njerëzit e të djathtës. E cilët do të jenë ata të djathtët?! Njerëzit e të majtës. E cilët do të jenë ata të majtët?! Pastaj janë të dalluarit (në besim). Ata do të jenë të dalluarit (edhe në shpërblim). ” [Uakia 7 - 10]. Ai tha: “Pra, të ngjashmit me të ngja - shmit.” Edhe në këtë ajet është përdorur e njëjta rrënjë fjale, pra, “ zuuixhet.” Në një tjetër transmetim të sjellë nga Numan Ibn Beshiri thuhet: “Njëherë, Umer Ibn Hatabi u pyet për ajetin: “... dhe shpirtrat të bashko - hen ...”, dhe tha: “Atë ditë, bamirësi do të bashkohet me bamirësin, ndërsa keqbërësi do të bashkohet me keqbërësin në zjarr. Ky është bashkimi i shpirtrave, për të cilin bëhet fjalë.” Në një tjetër transmetim nga Numan Ibn Beshiri thuhet: “Njëherë, Umer Ibn Hatabi i pyeti njerëzit për këtë ajet: “... dhe shpirtrat të bashkohen ...”, por ata heshtën. Atëherë, ai tha: “Atë ditë, bamirësi do të bashkohet me bamirësin në Xhenetit, ndërsa keqbërësi do të bashkohet me keqbërësin në Zjarr. Pastaj Omeri lexoi ajetin tjetër: “Mblidhini bashkë - do t'u thuhet - të gjithë keqbërësit, sivëllezërit e tyre dhe gjërat që ata adhuronin përveç Allahut dhe çojini në rrugën drejt Zjarrit!” [Saffat 22, 23]. Ndërsa nga Ibn Abasi vjen shpjegimi se bëhet fjalë për shpirtrat që bashkohen me trupat e tyre. 200 Kështu, Ditën e Ringjalljes, çdo shpirt do të bashkohet me trupin e vet përkatës, që kishte në dynja. Me të njëjtin mendim janë edhe Ebu Alijeh, Ikrima, Said Ibn Xhubejri dhe Shabiju. Gjithashtu, Hasen el Basriu ka thënë: “Pra, kur shpirtrat të bashkohen me trupat e tyre.” Mendim tjetër është se besimtarët në Xhenet do të bashko - hen në martesë me hyritë e bukura symë - dha, ndërsa mohuesit e besimit do të bashkohen e ndëshkohen me shejtanët në zjarr. Kështu thotë Kurtubiu në librin e tij “Tedhkirah”. Megjithatë, Allahu është më i ditur. I Lartësuari thotë më pas : - “... kur vajzat e varrosura për së gjalli, të pyeten për çfarë gjynahu janë mbytur ...” - Këtë veprim të tmerrshëm, pra, varro - sjen për së gjalli të vajzave të porsalindura e bënin jobesimtarët në epokën e Injorancës, para Islamit. El Meuudeh ishin vajzat, të cilat ata i varrosnin të gjalla, thjesht nga frika e varfërisë dhe ngase ata i urrenin femrat. Shumica e lexuesve të Kuranit e kanë lexuar në formën joveprore foljen su’ilet, pra, “të pyeten”. Sipas këtij leximi, Ditën e Kijametit, këto vajza të varrosura të gjalla do të pyeten se për çfarë gjynahu ato janë vrarë. Në këtë mënyrë, ky është një kërcënim i madh për ata që e kanë bërë këtë vepër, sepse nëse atë ditë do të pyetet ai të
cilit i është bërë padrejtësi, atëherë ç’do do të ndodhë, vallë, me zullumqarin, të padrej - tin, kriminelin?! Bazuar në leximin tjetër, ku folja është në formën veprore, pra, “të pyesin”, kuptimi i ajetit do të ishte: “... kur vajzat e varrosura për së gjalli të pyesin se për çfarë gjynahu ato janë vrarë ...”. Dome - thënë, atë ditë, vajzat e vrara padrejtësisht do të pyesin se për çfarë gjynahu janë vrarë dhe do të kërkojnë hakun e tyre nga Zoti i Madhëruar. Një shpjegim i tillë vjen nga Ibn Abasi, si edhe nga Suddiju dhe Katade. Në lidhje me fjalën “ el meu’ ûdetu (të varrosurat për së gjalli) ka edhe hadithe nga Profeti ﷺ . Kështu, Muslimi sjell një hadith nga Aishja, e cila e përcjell prej Xhudhame Bintu Vehbit - motra e Ukashes - që tregon: “Unë isha aty kur Profeti tha në mesin e disa njerëzve: “Kam tentuar që t’ju ndaloj marrëdhëniet intime me gruan gjatë kohës së gjidhënies (arabët asokohe mendonin shtatzënia e re e dëmtonte fëmijën që ishte në gji). Por unë kam vërejtur te romakët dhe persët, që, edhe pse e bëjnë diçka të tillë, kjo nuk i dëmton aspak fëmijët e tyre.” Pastaj e pyetën për azlin (derdhjen e farës jashtë, gjatë marrëdhënieve intime, për të shmangur shtatzëninë), dhe i Dërguari i Allahut (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) tha: “Ajo është “varrosje e fshehtë”, për të cilën Allahu ka thënë: “... kur vajzat e varrosura për së gjalli, të pyeten ...”. 201 Imam Ahmedi sjell me senedin e tij hadithin nga Seleme Ibn Jezid Xhu'fi, i cili rrëfen: “Unë dhe im vëlla shkuam tek i Dërguari i Zotit (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) dhe i thamë: ‘O i Dërguari i Zotit, nëna jonë Malika i ruante lidhjet fare - fisnore, nderonte mikun dhe bënte shumë e shumë punë të mira. Megjithatë, ajo ndërroi jetë në kohën e xhahilijetit (para islamit). A do t'i bëjnë asaj ndonjë dobi ato punë të mira?’ Ai tha: “Jo”. Ne i thamë: ‘Ajo pati varrosur të gjallë në kohën e xhahiljetit një motrën tonë të vogël (foshnjë). A do t’i vlejë asaj motre ky fakt?’ Profeti tha: “Ajo që e varrosi dhe ajo që u varros janë në zjarr. Vetëm nëse e para do të arrinte Islamin dhe Allahu e falte.” Version të ngjashëm ka sjellë edhe Nesaiu prej Daud Ibn Ebu Hindit. Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij hadithin nga Ibn Mesudi, se Profeti i Allahut ka thënë: “Kush e varrosi dhe kush u varros janë në zjarr.” 202 Imam Ahmedi sjell një hadith nga bija e Muavije Surajmije, e cila citon xhaxhain e saj, që tregon se ka pyetur Profetin: “O i Dërguar i Allahut, kush do të jetë në Xhenet? Ai tha: “Profeti është në Xhenet, shehidi është në Xhenet, i porsalinduri (i vdekur) është në Xhenet dhe fëmija i varrosur i gjallë (siç ndodhte në në xhahilijet) është në Xhenet.”. 203 Abdur-Razaku sjell me sened deri tek Umer Ibn Khatabi shpjegimin e tij për fjalën e Allahut të Lartësuar: “ Ue idhel meu’udetu suilet’”, që thotë: 2823. “Erdhi Kajs Ibn Asimi tek Profeti i Allahut dhe i tha: ‘O i Dërguari i Allahut! Unë kam varrosur tetë vajza të miat gjatë kohës së injorancës.’ Ai tha: ‘Liro për çdonjërën prej tyre nga një skllav.” Ai tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë jam pronar devesh.’ Atëherë, Profeti ﷺ i tha: ‘Atëherë dhuro, nëse dëshiron, nga një deve për çdonjërën prej tyre.” - “Kur fletët të jenë shpërndarë ... ” - Dah-haku shpjegon: “Çdo njeriu do t’i jepet libri i vet ose nga e djathta, ose nga e maj - ta.” Ndërsa Katade thotë: “O biri i Ademit, do të vijojë të shkruhet në librin tënd, derisa ai të mbyllet dhe në Ditën e Kijametit të hapet për ty. Ndaj, le të shohë mirë çdokush se çfarë do të shkruajë në librin e vet.” - “Dhe qielli të zhvishet ...” - Dahaku shpjegon: “Qielli do të zhvishet ashtu siç rrobat dhe do të zhvendoset nga vendi.” - “Kur Xhahimi të jetë flakëruar ...” - Sudiju shpjegon: “Kur zjarri të ndizet furi - shëm, si asnjëherë tjetër.” Gjithashtu, Kata - de thotë: “Kur zjarri të ndizet furishëm. Furinë e tij e shkakton zemërimi i Allahut dhe gjynahet e bijve të Ademit.” - “dhe Xheneti të jetë afruar ...” – Dahhaku, Ebu Malik, Katade e të tjerë shpje - gojnë: “Kur Xheneti të afrohet pranë bano - rëve të tij, pranë fatlumëve, që do të hyjnë në të.”
- “Atëherë, njeriu do ta shohë se çfarë ka përgatitur.” - Kjo është përgjigjja dhe përfundimi i të gjitha ajeteve më sipër, pra, kur të ndodhin të gjitha këto, pikërisht ajo është koha kur çdo shpirt do ta kuptojë dhe do ta shohë se çfarë ka bërë dhe do ta gjejë të pranishme pranë vetes, siç ka thënë i Lartësuari: “Atë ditë, çdo njeri do të gjejë pranë vetes veprat e mira që ka bërë. Ndërsa për të këqijat që ka bërë, do të dëshirojë që, në mes tij dhe tyre, të jetë një largësi shumë e madhe. Allahu ju paralajmëron p ër dëni - min që vjen prej Tij. Por Allahu është shu - më i Mëshirshëm ndaj robërve.” [Al Imran 30]. Ose: “Atë ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë.” [Kijame 13]. Ibn Ebu Hatimi sjell me sened nga Zejd Ibn Eslemi, dhe ky nga i ati, i cili rr ëfen: “Kur u shpall ‘ Idhash-shemsu ku-uirat’ (surja Tekuir), Umer Ibn Hatabi dëgjoi ajetet, derisa arriti në fjalën e Allahut: “Atëherë, njeriu do ta shohë se çfarë ka përgatitur.”. Atëherë, tha: “Të gjitha ato ajete më parë u sollën për të treguar këtë të fundit. Pra, kjo është përmbushja e asaj që u tha më sipër.”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 81:1–81:14
Allahu i Lartësuar na sjell një pamje të Ditës së Gjykimit, ditë në të cilën çdokush do të shohë se çfarë ka bërë në dynja, mirë apo keq. Atë ditë, njeriu do të mësojë plotësisht se çfarë e pret: dënimi apo shpërblimi. - “Kur Dielli të jetë mbështjellë dhe yjet të kenë rënë;..” - Dielli do të mbështillet dhe do të shuhet. Po kështu, edhe Hëna do të shuhet, dhe të dy, bashkë me Diellin, do të hidhen në Xhehenem. Edhe yjet do të ndryshojnë dhe do të shkëputen nga vendi i tyre. Çdo trup qiellor do të shkatërrohet dhe qielli do të ndryshojë tërësisht. - “...kur malet të zhduken,...” - Toka, me gjithçka që përmban, do të pësojë një tronditje të tmerrshme. Malet do të shpërbëhen e copëtohen, pastaj do të rrënohen e bëhen si lesh i tjerrur, pastaj do të bëhen pluhur dhe do të zhduken fare. - “...kur devetë e shtrenjta të braktisen...” - Njerëzit do të harrojnë çdo lloj pasurie, sado e madhe dhe e vyer qoftë ajo, sepse tmerri i Kijametit është shumë i madh. Allahu i Lartësuar përmend në veçanti devetë e shtrenjta, si një nga pasuritë më të çmuara për arabët, për të nënkuptuar edhe llojet e tjera. - “...dhe egërsirat të tubohen;...” - Ditën e Gjykimit, edhe egërsirat do të grumbullohen bashkë, që Allahu i Lartësuar të vendosë mes tyre drejtësinë, duke ndëshkuar me të njëjtën mënyrë ato që, padrejtësisht kanë dëmtuar të tjerat. Atë ditë, krijesat do të shohin drejtësinë e plotë të të Plotpushtetshmit. Çdo padrejtësi do të ndëshkohet dhe drejtësia do të vihet në vend. Për shembull, asaj deleje që nuk ka pasur brirë do t’i jepen brirë dhe do t’i mundësohet që të hakmerret ndaj asaj kafshe që në jetën e dynjasë e ka goditur me brirë. Pasi të vendoset drejtësia, kafshëve do t’u thuhet: “Bëhuni dhé!”, dhe ashtu do të bëhen. - “...kur detet të vlojnë,...” - Detet do të ndizen. Me gjithë madhësinë dhe gjerësinë e tyre, ata do të digjen si një zjarr gjigand. - “...dhe shpirtrat të bashkohen;...” - Njerëzit do të grumbullohen bashkë, në varësi të veprave që kanë punuar në dynja: të mirët me të mirët dhe të ligjtë me të ligjtë. Besimdrejtët do të martohen me hyritë symëdha. Ndërsa mohuesit e të Madhëruarit do të bashkohen me shejtanët më të shëmtuar. Kjo i ngjan shumë ajetit, ku i Madhëruari thotë: “ Jobesimtarët do të sillen në Xhehenem turma -turma. Kur mbërrijnë atje, dyert e tij hapen dhe rojat e tij do të thonë: “A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj, që t'jua përcillnin shpalljet e Zotit tuaj dhe t'ju paralajmëronin për takimin tuaj në këtë ditë?!” Ata do thonë: “Po, (patën ardhur) ”. Por vendimi për dënimin e jobesimtarëve tashmë është bërë realitet. Atyre do t’u thuhet: “Hyni në dyert e Xhehenemit! Aty do të jeni përgjithmonë. Eh, sa vendbanim i keq është ai për kryeneçët!” [El zumer 71, 72]. Ndërsa për të mirët, i Madhëruari thotë: “Kurse ata që kanë qenë të devotshëm ndaj Zotit të tyre, do sillen në Xhenet grupe -grupe. Kur të arrijnë aty, dhe dyert e tij të hapen, rojat e tij do të thonë: “Selamun alejkum (Paqja qoftë mbi ju) ! Të mira ishin veprat tuaja. Hyni në të! Aty do të banoni përgjithmonë.”.”. [El zumer 73] - “...kur, vajzat e varrosura për së gjalli, të pyeten për çfarë gjynahu ato janë mbytur;” – Kështu vepronin jobesimtarët në kohën e injorancës paraislamike. Ata i varrosnin vajzat të gjalla, pa asnjë shkak, thjesht nga frika e varfërisë. Por Ditën e Gjykimit, vajzat e varrosura për së gjalli do të pyeten: “Për çfarë gjynahu u varrosët ju?”. Eshtë e ditur që ato nuk kishin kurrfarë gjynahu, por kjo kujtesë është një kërcënim i ashpër dhe poshtërim për ata që e kanë kryer një vepër kaq të shëmtuar. - “Kur fletët të jenë shpërndarë, dhe qielli të zhvishet;...” - Fletët në të cilat janë shkruar me besnikëri dhe përpikmëri veprat e robve, të mirat dhe të këqijat e tyre, atë
ditë do t’u shpërndahen të zotëve të tyre. Fatbardhët do t’i marrin fletët e shënimeve të tyre nga e djathta, ndërsa të mjerët do t’i marrin ato nga e majta ose pas shpine. Atë ditë, qielli do të çahet dhe do të hiqet nga vendi, sikurse thotë i Lartësuari: “ Ditën kur qielli do të çahet nga rete dhe melekët do të zbresin rradhë -rradhë, atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin! ” [Furkan 25 – 27]. Ose: “Atë Ditë, Ne e palosim qiellin, siç palosen fletët e një libri. Ashtu siç e filluam krijimin, ashtu e rikthejmë atë. Ky është premtimi Ynë dhe Ne do ta përmbushim atë.” [Enbija 104]. - “...Kur Xhehenemi të jetë flakëruar, dhe Xheneti të jetë afruar;...” - Atë ditë, Xhehenemi do të flakërojë dhe ndizet si asnjëherë tjetër. Ai do të jetë i zemëruar ndaj mohuesve të Zotit. Ndërsa Xheneti do të afrohet me plot të mira për të devotshmit. Kjo do të jetë dita e gëzimit dhe lumturisë që nuk do të kenë fund, ose dita e trishtimit, dhimbjes dhe dëshpërimit, që, gjithashtu, nuk do të kenë kurrë fund. - “...Atëherë, njeriu do ta shohë se çfarë ka përgatitur.” - Çdo shpirt do të shohë se çfarë ka bërë, pa përjashtim. Çdo vepër që ka bërë në dynja do ta gjejë pranë vetes dhe do të përgjigjet për të. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Kur libri t’u vihet përpara, do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël -, pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49]. Përshkrimet e kësaj dite të madhe dhe të vështirë trondisin çdo zemër dhe frikësojnë çdo shpirt. Ato nxisin të mençurit, që të përgatiten për takimin me Krenarin e Plotpushtetshëm, me Allahun e Lartësuar. Kështu, ata u largohen harameve, që t’i shpëtojnë frikës së asaj dite trishtuese. Ndërsa në lidhje me këtë sure, disa selefë kanë thënë: “Kush dëshiron që të shohë Ditën e Kijametit sikur ta kishte para syve, le të lexojë dhe meditojë thellë mbi suren El tekuir”.