81. Tekvir · ajete 14–16

سورة التكوير
14

عَلِمَتۡ نَفۡسٞ مَّآ أَحۡضَرَتۡ

‘Alimet nefsun ma ‘ehderet

Atëbotë njeriu do ta dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ajetet e cekura më sipër përshkruajnë gjendjen e ekzistencës në momentin e Kijametit dhe të Ditës së Gjykimit. Dielli errësohet, nuk bën më dritë, është palosur e mbështjellë si njeriu i dobët kur rri palë.
15

فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلۡخُنَّسِ

Fela ‘uksimu bil-hunnesi

Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën),

16

ٱلۡجَوَارِ ٱلۡكُنَّسِ

el-Xhewaril-kunnesi

Që udhëtojnë e fshihen (si dreri në strofkë),