82. Infitar · ajete 1–12

سورة الانفطار
1

إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنفَطَرَتۡ

‘Idha es-sema’u enfeteret

E kur të çahet qielli.

2

وَإِذَا ٱلۡكَوَاكِبُ ٱنتَثَرَتۡ

We ‘idhal-kewakibu entetheret

Dhe kur të shkapërderdhen yjet.

3

وَإِذَا ٱلۡبِحَارُ فُجِّرَتۡ

We ‘idhal-biharu fuxhxhiret

Dhe kur të përzihen detet.

4

وَإِذَا ٱلۡقُبُورُ بُعۡثِرَتۡ

We ‘idhal-kuburu bu’thiret

Dhe kur të trazohen varret.

5

عَلِمَتۡ نَفۡسٞ مَّا قَدَّمَتۡ وَأَخَّرَتۡ

‘Alimet nefsun ma kaddemet we ‘ehharet

Atëbotë secili njeri e din se çka ka punuar dhe çka ka lënë prapa!

6

يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡإِنسَٰنُ مَا غَرَّكَ بِرَبِّكَ ٱلۡكَرِيمِ

Ja ‘ejjuhal-’insanu ma garreke birebbikel-kerimi

O ti njeri, po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?

7

ٱلَّذِي خَلَقَكَ فَسَوَّىٰكَ فَعَدَلَكَ

el-Ledhi halekake fesewwake fe’adeleke

I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.

8

فِيٓ أَيِّ صُورَةٖ مَّا شَآءَ رَكَّبَكَ

Fi ‘ejji suretin ma sha’e rekkebeke

Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!

9

كـَلَّا بَلۡ تُكَذِّبُونَ بِٱلدِّينِ

Kella bel tukedhdhibune bid-dini

Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.

10

وَإِنَّ عَلَيۡكُمۡ لَحَٰفِظِينَ

We ‘inne ‘alejkum lehafidhine

Kurse ndaj jush kanë përcjellësit!

11

كِرَامٗا كَٰتِبِينَ

Kiramæn katibine

Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.

12

يَعۡلَمُونَ مَا تَفۡعَلُونَ

Ja’lemune ma tef’alune

Ata e dinë se çka punoni.