← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

82. Infitar · Ajeti 1 · Tefsir

Hyrja e sures El-Infitar Sherif Ahmeti

E zbritur në Meke, pas sures Naziati, ajete: 19

Edhe kjo sure e shpallur në Meke, sikurse edhe ajo që ishte para saj, flet për përmbysjet që do të ndodhin në trupat qiellorë në ditën e kijametit. Në të përshkruhet njeriu si përbuzës ndaj të mirave që ia dha Zoti dhe përmendet shkaku i kësaj përbuzjeje.

Pas përshkrimit të ndarjes së njerëzve në dy grupe: në të mirë e në të këqij, përfundon me përshkrimin e ditës së kijametit, kur njerëzit do të jenë të zhveshur prej çdo fuqie kompetence, e i tërë sundimi atë ditë është vetëm i Allahut.

Quhet: "Suretu El Infitar" - sipas ajetit të parë që përshkruan çarjen e qiellit.

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 82:1–82:19

Pas përshkrimit të shkatërrimit të trupave qiellorë, përmendet trazimi i varreve që ka për qëllim ngritjen e njerëzve prej tyre, daljen në sipërfaqe. Atëbotë gjithkush do ta dijë se çfarë punësh të mira ka bërë dhe çfarë tradita të mira ka lënë pas, për të cilat do të shpërblehet. Po kështu vlen edhe për punën dhe traditën e keqe të lënë pas.

Njeriut i thuhet: si u mashtrove e nuk e falënderove Zotin tënd që është bujar e mëshirues, por është edhe ndëshkues i rreptë kundër kundërshtarëve. A thua dreqi të mashtroi duke të thënë: puno keq sa të duash, se Zoti është mëshirues, apo nuk besove fare në këtë ditë. A nuk e dite se engjëjt shënojnë çdo vepër tënden, e sot të mirët janë në xhennet, e të këqijt në xhehenem dhe askush nuk ka gjë në dorë pos Allahut.

Falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 82:1–82:12

Infitar është sure mekase, me 19 ajete. Ajo është shpallur pas sures Naziat. Nesaiu sjell hadithin nga Xhabiri, që rrëfen se: Muadhi fali njëherë namazin e darkës, duke e zgja - tur atë. Atëherë Profeti ,ﷺduke e këshilluar i tha: 2824. “Fitnexhi je ti, o Muadh?! Përse nuk lexove ‘Sebihisme rabbikel eala’ (suren Ea’la), ‘ Ued-Duha’ (suren Duha) dhe ‘Idhes-semaun’fetarat’ (suren Infitar)?!” Baza e këtij hadithi është në dy Sahih-ët, por surja ‘ Idhes-semaun’fetarat’ është te Nesaiu. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Umeri se Profeti i Allahut ka thënë: “Kush dëshiron që t’i paraqitet Dita e Kijametit sikur e sheh me sytë e vet, le të lexojë, ‘ Idhesh-shemsu kuuirat ’ (Suren Tekuir), “ Idhes-semaun’fetarat” (Suren Infitar) dhe “Idhes-semaun’shek-kat” (Suren Inshikak). [Tirmidhiu]. - “Kur qielli të çahet ...” - Qielli do të çahet e do të hapet, siç thuhet në ajetin tje - tër: “Atë ditë, qielli do të çahet dhe premti - mi i Tij do të përmbushet.” [Muzzemil 18]. - “Dhe yjet të bien ...” - Yjet do të rrëzo - hen nga vendi ku janë. - “Kur detet të përzihen ...” - Nga Ibn Abasi vjen shpjegimi se: ‘ fuxhxhirat’, domethënë, që Zoti i bën të dalin e përzien me njëri-tjetrin. Haseni thotë: “Allahu do të

bëjë që detet të kalojnë kufirin e bashkohen me njëri -tjetrin dhe uji i tyre të lëvizë”. Ndërsa Katade thotë: “Do të përzihen ujërat e kripura me ujërat e ëmbla. - “Dhe varret të trazohen ...” - Varret do të hapen dhe do të dalin ata që janë varro - sur. Kështu e ka shpjeguar Suddiju. - “Atëherë, çdokush do ta shohë se çfarë ka bërë dhe çfarë ka lënë pa bërë.” - Pra, kur të ndodhin të gjitha këto ngjarje të sipërpërmendura, atëherë çdo shpirt do të mësojë plotësisht për të gjitha veprat që ka bërë në dynja, qofshin ato të mira apo të këqija. I Lartësuari thotë më pas: - “O njeri! Ç’të mashtroi ty, në lidhje me Zotin tënd, Bujarin ...” - Ky është një kërcënim për njeriun që shpërfill fenë dhe besimin. Pra, çfarë të mashtroi ty në lidhje me Zotit tënd, i cili është Bujari madhë - shtor, i pashoq në bujarinë e Tij, dhe të bëri që të mos i bindesh Atij, të mos i nënshtro - hesh dhe adhurosh Atë? Në një hadith thuhet: 2825. “Ditën e Kijametit, Allahu i Lartësuar do të thotë: “O biri i Ademit! Çfarë të mashtroi në lidhje me Mua? O biri i Ademit! Si iu përgjigje të dërguarve dhe lajmëtarëve të Mi? ...” Ibn Ebu Hatimi sjell me sened rrëfimin nga Jahja el Bekkau, i cili thotë: “Kam dëgjuar Ibn Umerin, i cili pasi lexoi këtë ajet tha: “Betohem në Allah, se atë e mashtroi padituria e tij.” Ibn Abasi dhe të tjerë kanë thënë për ajetin: “Nuk e ka mashtruar birin e Ademit asgjë tjetër, veç armikut të tij të përbetuar, shejtanit të mallkuar.” Ebu Bekr el Ueraka ka thënë: “Nëse dikush do më thoshte mua: “O njeri! Ç’të mashtroi ty, në lidhje me Zotin tënd, Bujarin...”? Unë do të përgjigjesha: “Më mashtroi bujaria e Bujarit më të madh.” Të njëjtin shpjegim kanë sjellë edhe mufesirë të tjerë. El Bega ui sjell në Tefsir-in e tij shpjegimin e disa prej atyre që e quajnë veten as’hâbul ishara ” (pra, ata që prete - ndojnë se vëzhgojnë thellë në shenjat e fshehura brenda ajeteve dhe teksteve të Shpalljes): “Në fakt, Allahu i Lartësuar, në këtë kontekst, mes gjithë emrave dhe atributeve të Tij, ka përmendur El Rabb (Zoti) dhe El Kerim (Bujari), duke i veçuar nga të gjithë emrat e cilësitë e tjera të Tij. Me sa duket, e ka bërë këtë për ta udhëzuar robin drejt përgjigjes, që duhet të japë.” Por ky lloj shpjegimi është tërësisht i pavend dhe i pasaktë. Ajo që kuptohet qartë nga ajeti - që është shpjegimi i duhur, - është se Allahu i Lartësuar e vendosi këtë emër, - pra, El Kerim (Bujari), - për të qortuar njeriun dhe për ta bërë që të kuptojë se nuk duhet që Bujarit t’i kundërpërgjigjesh me vepra të shëmtuara, shfrenime dhe mosbi - ndje ndaj Tij. Ky shpjegim përforcohet nëse sjell ndër mend atë që Bega uiu sjell nga Kelbiju dhe Mukatili, se ky ajet është shpallur dhe flet për El Esued Ibn Sheriku, i cili goditi Profetin ﷺdhe nuk u ndëshkua në atë kohë. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “O njeri! Ç’të mashtroi ty, në lidhje me Zotin tënd, Bujarin...”. - “I Cili të krijoi, të përsosi dhe të harmonizoi, ...” - Pra, çfarë të mashtroi kundrejt Zotit, Bujarit të Madhërishëm, i Cili të dha formën më të mirë, të harmonizuar, me një trup të qëndrueshëm, të rregullt dhe pamjen më tërheqëse? Imam Ahmedi dhe Ibn Ma - xhe sjellin një hadith nga Bishër Ibn Xhah - hashi, i cili rrëfen: 2826. “Njëherë, Profeti i Allahut pështyu në pëllëmbën e tij, pastaj tha: “Allahu i Lartësuar thotë: “O biri i Ademit! E si mund të shpëtosh prej meje, kur Unë të krijova nga diçka, që i ngjan kësaj?! Pasi unë të përsosa, me krijim në harmoni, ti fillove të ecësh mëngjes e mbrëmje dhe toka nisi të ankohej prej teje. Fillove që të grumbullosh pasuri e ta ruash, deri në çastin kur shpirti të erdhi në fyt. Atëherë the: “Tani do të jap sadaka” Por tashmë nuk është më koha e sadakasë.” Kështu e përcjell Ibn Maxhe nga Ebu Bekr Ibn Shejbeh. Më pas i Lartësuari thotë: - “Të dha formën që Ai dëshiroi?” - Muxhahidi shpjegon: “Domethënë, një formë të ngjashme me babain ose nënën, ose dajën, ose xhaxhain.” Ibn Xheriri sjell me senedin e tij këtë hadith nga Musa bin Ali bin Rabah, i cili thotë: “Babai im tregon prej gjyshit tim se Profeti ﷺ i tha atij: "Çfarë të

ka lindur?" Ai tha: “O i Dërguari i Allahut, po çfarë do lindtte: ose djalë, ose vajzë.” Ai tha: "Kujt i ngjan?" Ai tha: “O i Dërguar i Zotit, e kujt mund t'i ngjajë? Ose babait ose nënës së tij.” Pastaj Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: “Jo, mos thoni kështu. Kur fara vendoset në barkun e nënës, Allahu i Madhëruar mund ta bëjë atë të ngjajë me çdo një prej para - ardhësve të hershëm, nga ajo, deri tek Ade - mi (a.s). A nuk e ke lexuar këtë ajet në Librin e Zotit, që thotë: “Të dha formën që Ai dëshiroi?” prej paraardhësve, nga ty, deri tek Ademi.” 206 Kështu e kanë sjellë Ibn Ebu Hatimi dhe Taberaniu, prej Mutaher Ibn Hejthemit. Ky hadith, nëse do të ishte i saktë, do të ishte provë e fortë në shpje - gimin e këtij ajeti, por senedi i tij nuk është i fortë, sepse Mutaher Ibn Hejthemi është gjykuar si një transmetues i braktisur (pra, dijetarët nuk i merrnin hadithet prej tij). Gjithashtu, në dy Sahih-ët vjen ky hadith nga Ebu Hurejra: 2827. “Një burrë i tha Profetit të Allahut: ‘O i Dërguari i Allahut, gruaja ime lindi një djalë të zi ...” Ai tha: ‘A ke deve?’ Ai tha: ‘Po!’ - ‘Çfarë ngjyrash i ke devetë?’ Ai tha: ‘Të kuqërremta.’ Profeti ëthsë ëq ëjnodn eryt sem ak A‘ :aht i ﷺ eurak?’ - ‘Po.’ - ‘Atëherë, si ka mundësi që ka ngjyrë tjetër nga devetë që ke ti?’ – ‘Me sa duket, ndonjë damar i vjetër nga para - ardhësit e vet.’ Atëherë, Profeti ﷺ i tha: ‘Edhe ky mbase është një damar i vjetër nga paraardhësit.’” Ndërsa Ikrima shpjegon: ‘Nëse Ai dëshiron, të bën në formën e majmunit, nëse do, të bën në formën e derrit.” Po kështu ka thënë edhe Ebu Salihu: “Nëse dëshiron, të bën në formën e qenit; nëse dëshiron, në formën e gomarit, e nëse dëshiron, të bën në formën e derrit.” Ndërsa Katadja shpjegon: “Betohem në Allah, se Ai është i plotpushtetshëm ta bëjë këtë.” Të gjitha shpjegimet tregojnë se Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar është i plotpushtet - shëm që të krijojë nga një pikë lëngu çdo lloj pamjeje të shëmtuar kafshe, që njerëzit e shohin të shëmtuar, por me pushtetin, butësinë, kujdesin dhe mëshirën e Tij, Ai krijon një pamje të bukur njerëzore, krijesë të mrekullueshme dhe të harmonishme. - “Por jo! Ju e mohoni Ditën e Gjykimit.” - Zotit Bujar ju ju përgjigjët me poshtërsi dhe mosbindje, dhe prej kësaj mohuat ditën e premtuar të shpërblimit dhe llogarisë me drejtësi para Zotit. Zemrat tuaja e konside - ruan këtë fakt të pamohueshëm si gënjeshtër dhe trillim njerëzor. - “Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet. Ata janë shkrues të ndershëm. Ata dinë gjithçka që bëni ju.” - Mbi ju qëndrojnë melekët, shkruesit e ndershëm, prandaj mos bëni para tyre vepra dhe fjalë të shëmtuara, sepse ata i shkruajnë të gjitha.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 82:1–82:5

- “Kur qielli të çahet dhe yjet të bien;...” - Kur qielli të shkatërrohet, kur bukuria dhe rregullsia e tij të prishen, kur yjet të shkëputen dhe të bien, atëherë do të jetë një ditë e vështirë dhe e frikshme. - “...Kur detet të përzihen dhe varret të trazohen;...” - Kur detet të shpërthejnë dhe të bëhen një det i vetëm, kur varret të zbrazen, duke nxjerrë jashtë të gjithë të

vdekurit brenda tyre, atëherë do të jetë Dita e Llogarisë. - “...Atëherë çdokush do ta shohë se çfarë ka punuar dhe çfarë ka lënë pa bërë!” - Kjo është dita kur shfaqen të fshehtat dhe dalin në shesh të gjitha veprat e robve. Çdokush do të mësojë se çfarë ka bërë dhe fituar. Jobesimtarët dhe zullumqarët do të dëshpërohen dhe do të vuajnë. Kur të shohin haramet e tyre, që do rëndojnë mbi peshoren e veprave, ata do të kafshojnë duart e tyre, por kjo nuk do t’ua lehtësojë aspak dhimbjen dhe dëshpërimin. Kjo është dita kur veprat e secilit zbulohen dhe peshohen me drejtësi nga i Drejti dhe i Gjithëdituri. I mjeri ai që e ka ngarkuar veten me padrejtësi dhe i ka kthyer shpinën udhëzimit të të Gjithëmëshirshmit, se atë ditë, për të, do të fillojë një ndëshkim dhe dëshpërim, që kurrë nuk do të ketë fund. Atë ditë do të gëzohen dhe lumturohen punëmirët dhe besimdrejtët. Ata do të përjetojnë mirësi pas mirësie, gëzim pas gëzimi, në përjetësi. Ata do të jenë të sigurt dhe të ruajtur nga frika e asaj dite dhe ndëshkimi i Krenarit të Plotpushtetshëm.

← Infitar 82:1