83. Mutafifin · Ajeti 1 · Tefsir
Hyrja e sures El-Mutafifin Sherif Ahmeti
E zbritur në Meke, pas sures El Ankebutë dhe si duket është e fundit e shpallur në Meke, ajete: 36
Edhe kjo sure parashtron çështje që kanë të bëjnë me besimin e drejtë e së pari u kërcënohet atyre që nuk e kanë frikë ditën e gjykimit, e i mashtrojnë njerëzit në masë e në peshojë, pra nuk e kryejnë detyrën si ka urdhëruar Zoti.
Në këtë sure bëhet fjalë për shënimet që mbajnë engjëjt për punën e njerëzve dhe për ata kriminelë që në këtë botë janë tallur me besimtarët.
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 83:1–83:17
Kur përshkruhet përgjegjësia para Allahut në një ditë të madhe, në ditën kur njerëzit dalin para Zotit, dhe kur gjykon Zoti i botëve, vetvetiu kuptohet se sa mëkat i madh është mashtrimi në të matur e në të peshuar. Njerëzit që bëjnë vepër të tillë, konsiderohen se nuk e besojnë ringjalljen.
Sixhxhini është burg, e këtu fjala është për një vend të ngushtë në fund të xhehenemit, ku janë të ruajtura shënimet e veprave më të shëmtuara e ku do të jetë edhe vendi i mëkatarëve të tillë.
Paraqitja para Zotit për llogari është aq tronditëse, sa Pejgamberi ka thënë: "Dikush prej njerëzve do të zhytet në djersën e vet deri në veshë!"
E Ditën e gjykimit e mohojnë vetëm ata që kanë kaluar çdo kufi në punë të liga, e ngase ato vepra të tyre të këqija i kanë ndryshuar, kanë kapluar dhe nxirë zemrat e tyre, andaj ata nuk do të lejohen ta shohin Zotin e madhëruar, si lejohen të mirët.
"Rane, rejn" - do të thotë mbuluar, kapluar, nxirë. Çdo vepër e keqe shënohet pikë e zezë në zemrën e njeriut, nëse ai pendohet, ajo hiqet,e nëse vazhdon edhe me të tjera, ato ia mbulojnë zemrën në tërësi dhe atëherë nuk mund t'i pranojë këshillat e mira.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 83:1–83:6
Mutaffifin është sure mekase dhe ka 36 ajete. Ajo është shpallur pas sures Ankebut. Mutaffifin është surja e fundit që ka zbritur në Mekën e nderuar. - “Mjerë për ata që matin e peshojnë mangët, ...” - Flitet për të ngrënit në peshë dhe në masë, duke cenuar hakun e njerëzve. I Madhëruari i kërcënon me ‘ El Uejl ’, që është dëshpërimi, humbja e plotë dhe shkatërrimi: - “Ata që kur blejnë nga të tjerët, e marrin masën e plotë ...” - Kur masin për veten e vet, ata e kërkojnë hakun tërësisht, madje synojnë të shtojnë më tepër. - “Por kur u shesin të tjerëve, e masin dhe e peshojnë mangët.” - Ata nuk u japin hakun të tjerëve, ndërkohë që Allahu i Madhëruar ka urdhëruar për drejtësi, barazi dhe për matje e peshë korrekte. I Lartësuari thotë: “... mbusheni mirë masën kur matni (me enë) dhe peshoni me peshore të saktë! Kjo është më e dobishme për ju dhe ka për - fundim më të mirë.” [Isra 35]. Gjithashtu: “Mos iu afroni pasurisë së jetimit, veçse në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë pjekurinë! Matni dhe peshoni me drejtësi! Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të veta. Kur të flisni, duhet të jeni të drejtë, edhe kur çështja është për të afërmit tuaj. Plotësojini zotimet që i bëni Allahut! Këto janë porositë e Tij, me qëllim që ju të kujtoni.” [En’am 152]. “Qiellin e ngriti lart dhe vendosi drejtësinë, që ju të mos e shkelni atë. Prandaj matni me drejtësi e mos hani në peshë!” [Rahman 7 - 9]. Allahu i Madhëruar e shkatërroi popullin e Shuajbit, ndër të tjera, edhe për shkak se u hanin ha - kun njerëzve në matje. I Lartësuari kërcë - non këtë kategori njerëzish, duke thënë: - “A nuk mendojnë ata se kanë për t’u ringjallur ...” - A nuk kanë frikë këta prej ringjalljes dhe ditës së qëndrimit përpara Atij, që i di të gjitha të fshehtat dhe atë që fshihet në zemrat, shpirtrat dhe ndërgjegjen e njerëzve? - “... në një ditë të madhe...” - Atë ditë të madhe, lemeritë e së cilës do të jenë të shumta dhe çështja atë ditë do të jetë shumë e madhe. E tillë do të jetë gjendja, sepse ai që do të humbasë atë ditë, ka për të hyrë në zjarrin e furishëm. - “Ditën kur njerëzit do të ngrihen për të dalë para Zotit të botëve?!” - Do të ngrihen e do të qëndrojnë këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pabërë synet. Ai do të jetë një qëndrim i vështirë dhe i frikshëm për - para Zotit. Do të jetë një vuajtje dhe tmerr i madh për keqbërësin e kriminelin. Kapaci - tetet njerëzore nuk mund ta përballojnë tmerrin, që do të përjetojnë. Imam Maliku transmeton nga Nafiu Ibn Umeri se Profeti :ënëht ak ﷺ2830. “Atë ditë, njerëzit do të
ngrihen të qëndrojnë në këmbë për Zotin e botërave, aq sa ndonjëri do të humbasë në djersën e tij, e cila do t’i arrijë në mes të veshëve.” [Buhariu dhe Muslimi]. Imam Ahmedi sjell me sened këtë hadith nga Mikdadi - domethënë Ibn Esued el Kindi, - i cili tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit të thotë: “Kur të bëhet Dita e Kija - metit, dielli do t’u afrohet njerëzve, derisa të jetë një ose dy milje mbi ta. Ai do t'i shkrijë me nxehtësinë e tij dhe ata do të zhyten në djersë, sipas veprave të tyre. Disave do t’u arrijë djersa deri në dy nyjet e këmbës, disave deri tek dy gjunjët, disave deri në dy supet e disa i mbulon tërësisht (deri tek goja).”” Këtë hadith e ka sjellë edhe Musli - mi nga Hakem Ibn Musai, që e përcjell nga Jahja Ibn Hamzai. Po kështu e ka sjellë edhe Tirmidhiu, nga Suejdi dhe Ibn Mubareku, të cilët e përcjellin prej Ibn Xhabirit. 208 Imam Ahmedi sjell me senedin e tij një hadith tjetër të ngjashëm nga Ebu Umame, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Dielli do të afrohet në largësinë sa një milje, dhe nxehtësia e tij do të shtohet kaq e aq, aq sa trutë e kokës do të vlojnë, ashtu siç vlojnë kazanët në zjarr. Robërit do të djersijnë sipas gjynaheve të tyre. Disave do t’u arrijë djera deri në nyjet e këmbës, disave deri tek kërcinjtë, disave deri në mes, e disa mbulo - hen tërësisht nga djersa.” Këtë version e sjell vetëm Ahmedi. 209 Imam Ahmedi sjell me senedin e tij një hadith nga Ukbe Ibn Amiri, i cili thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Dielli do të afrohet në tokë dhe njerëzit do të djersiten. Disave do t’u arrijë djersa deri në nyjet e këmbës, disave deri tek mesi i kërcinjve, disave deri tek dy gjunjët, disave deri në kërdhokullat, disave deri tek kërthiza, disa - ve deri tek shpatullat, disave deri tek gryka, disave deri tek goja, - dhe bëri me shenjë duke vendosur dorën mes dy nofullave - e disa i mbulon tërësisht djersa, - dhe ai bëri shenjë me dorën e tij dhe kaloi dorën mbi kokë pa e goditur kokën, e ktheu pëllëmbën djathtas e majtas.” 210 Në një hadith thuhet se: “Ata do të qëndrojnë në këmbë shtatë - dhjetë vjet, pa folur.”. Gjithashtu, thuhet se do të qëndrojnë treqind vjet ose edhe dyzet mijë vjet, ndërsa llogaria e tyre të bëhet për dhjetë mijë vjet. Në hadithin e Ebu Hurejrës thuhet se do të jetë një ditë e gjatë, që do të zgjatë pesëdhjetë mijë vjet.” 211 Ibn Ebu Hatimi sjell një hadith nga Ebu Hurejra, që tregon se Profeti i Allahut iu drejtua Beshir el Gifarit dhe i tha: 2831. “Si do të veprosh ti atë ditë, kur njerëzit të ngrihen e të qëndrojnë më këmbë për Zotin e botëve sa 300 vjet të kësaj dynjaje, kohë kur nuk do t’u vijë asnjë lajm prej qiellit dhe asnjë urdhër në lidhje me ta?” Beshiri tha: “Ndihma i kërkohet vetëm Allahu!” Atëherë Profeti ﷺi tha: “Kur të shkosh në shtrat për të fjetur gjumë, kërkoji strehim dhe mbrojtje Allahut, të të ruajë nga tmerri i Ditës së Kijametit dhe vështirësia e Ditës së Llogarisë!” Në Sunenin e Ebu Daudit vjen hadithi se Profeti i Allahut gjithmonë i kërkonte mbrojtje Allahut nga ngushtia e qëndrimit në Ditën e Kijametit. Nesaiu sjell hadithin nga Asim Ibn Humejdi, i cili tregon: 2832. “E pyeta Aishen se me çfarë duaje e hapte i Dërguari i Allahut namazin e natës, e ajo tha: “Ai thoshte: ‘ Allahu ekber (Allahu është më i Madhi)” dhjetë herë, “ El hamdu lil-lah (të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut)” dhjetë herë, “Subĥânallah (i Dëlirë nga çdo mandësi është Allahu)” dhjetë herë, “Estagfirullah (i kërkoj falje Allahut)” dhjetë herë.” Pastaj lutej e thoshte: "Allahumme’gfir li ueh’dini, ue âfini! Eûdhu bil -lâhi min dikil mekâmi jeumel kijameti!” (O Zot, më fal, më udhëzo, më furnizo dhe më jep shëndet të mirë! I kërkoj mbrojtje e strehim Allahut nga ngushtia e qëndrimit në Ditën e Kijametit!)” 212
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 83:1–83:6
- “Mjerë për ata që masin e peshojnë mangut, Ata që kur blejnë nga të tjerët e marrin masën e plotë, Por kur u shesin të tjerëve, e masin dhe e peshojnë mangut.” – Siç shihet, el muŧaffifîn janë ata që kanë këto dy cilësi: 1. Kur masin për veten e vet, masin me saktësi, pa pranuar asnjë lloj mangësie. Por, nga ana tjetër: 2. kur duhet t’u japin njerëzve hakun që u takon, masin e peshojnë me mangësi. Kjo, sigurisht, është vjedhje e pasurisë së njerëzve dhe shkelje e drejtësisë në marrëdhëniet me ta. Nëse ky kërcënim u drejtohet atyre që thjesht hanë në masë ose në peshë, atëherë si mendon se do të jetë gjendja e atyre që vjedhin ose grabisin me forcë?! Sigurisht, këta janë më të kërcënuar dhe më në rrezik sesa të përmendurit në ajet. Nga ajeti mësojmë se njeriu, ashtu sikurse kërkon që të tjerët t’ia japin të plota të drejtat e tij, ashtu duhet t’ua japë edhe ai atyre gjërat që u takojnë, në çdo lloj bashkëpunimi ndërnjerëzor. Madje, kjo lloj drejtësie duhet të zbatohet edhe në sferën e debatit. Është e vërtetë që çdo njeri synon të mbrojë tezën e vet, por për të qenë i drejtë, duhet që t’u kushtojë vëmendje edhe argumenteve të kundërshtarit. Kështu, ai mund të ruhet nga mendjemadhësia dhe mospërfillja. E lusim Allahun e Madhëruar që të na udhëzojë dhe ndihmojë të arrijmë çdo mirësi dhe virtyt të lartë. Në vijim, Allahu i Madhëruar i kërcënon mutaffifin-ët me fjalë që shprehin çudi për vazhdimësinë e tyre në këtë rrugë të gabuar, duke marrë parasysh se çfarë i pret. Ai thotë: - “A nuk mendojnë ata se kanë për t’u ringjallur në një Ditë të madhe, Ditën kur njerëzit do të ngrihen për të dalë para Zotit të botëve?!” - Ajo që i shtyn ata në këtë padrejtësi është mosbesimi i tyre në Ditën e Gjykimit. Nëse do të ishin të sigurt për takimin me Allahun e Lartësuar, i Cili do t’i llogarisë dhe shpërblejë me drejtësi për çdo gjë të madhe dhe të vogël, me siguri do të frenoheshin dhe do të ktheheshin tek Ai të penduar dhe të nënshtruar.