85. Buruxh · Ajeti 1 · Tefsir
Hyrja e sures El-Buruxh Sherif Ahmeti
E zbritur në Meke, pas sures Esh Shemsu, ajete: 22
Kjo sure e shpallur në Meke, përmbledh çështje rreth besimit. Në fillim, pas betimit në qiellin me yje, në ditën e kijametit, në pejgamberë e njerëz, u bëhet një vështrim viktimave që ranë për hir të besimit.
Kriminelëve u tërhiqet vërejtja me dënim nga Zoti i madhëruar, ashtu si e dënoi edhe popullin e faraonit dhe të Themudit.
Quhet: "Suretul Buruxhi" - kaptina e galaktikës, ngase në fillim përmendet qielli nëpër të cilin udhëtojnë yjet.
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 85:1–85:11
Dita e premtuar është dita e kijametit, ndërsa dëshmues janë pejgamberët që dëshmojnë për njerëzit. Por dëshmuese është edhe dita e xhumasë, e cila dëshmon se çka punojnë besimtarët në të, ose dita në Arafat, e ka edhe mendime të tjera.
As-habi Uhdudë, ishin sundues që i mundonin besimtarët dhe i digjnin në hendeqe. Mendohet për një sundues persian, për një jehudi, ndërsa një hadith të cilin e transmeton Ahmedi,Muslimi, Nesaiu, thuhet se fjala është për një besimtar të ri dhe për një falltor. Hadithi është shumë i gjatë. Sido që të jetë, kriminelët e tillë janë të mallkuar prej Zotit, pse i munduan besimtarët, të tillë ishin edhe idhujtarët mekas, të cilët i urrenin myslimanët për shkak se besuan një Zot.Por të mos harrojnë se grushti i Zotit është i ashpër dhe atë nuk ka kush që mund ta pengojë, e Kur'ani është i famshëm, edhe pse ata nuk e besojnë.. Falënderoj Allahun e madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 85:1–85:10
Surja Buruxh është mekase dhe përmban 22 ajete. Ajo është zbritur pas sures Shems. Nga Ebu Hurejra transmetohet se Profeti i Allahut ﷺlexonte në namazin e jacisë suret ‘Ues-semai dhatil Buruxh’ (Buruxh) dhe ‘Ues-semai uet-tarik’ (Tarik). - “Betohem për qiellin plot me yje.” - Në këto ajete, Allahu i Lartësuar betohet në qiellin dhe yjet e mëdhenj, siç u shpjegua në ajetin tjetër: “I madhëruar është Ai, i Cili vendosi në qiell (buruxhen) yje; që vuri atje Diellin dhe Hënën e shndritshme.” [Furkan 61]. (Allahu i Lartësuar e lavdëron Veten e Tij në lidhje me bukuritë që ka krijuar në qiej dhe në Tokë. Në qiej, Ai ka vendosur yjet ( el buruxh ) madhështorë. Kështu e ka shpjeguar Muxhahidi, Seid Ibn Xhubejri, Katadja etj. Thuhet, gjithashtu, se el buruxh quhen kështjellat e ruajtësve të qiellit, siç është transmetuar nga Aliu, Ibn Abasi dhe të tjerë. Megjithatë, mendimi i parë është më i dukshëm dhe i pranueshëm. Veç nëse themi se pikërisht yjet madhështore janë kështjellat e ruajtësve të qiellit, që gjuajnë shejtanët me shkëndija të zjarrta, dhe kështu bashkohen në harmoni dy shpjegimet, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Qiellin e dynjasë, Ne e kemi zbukuruar me kandilë (yje), që i kemi bërë gjuajtës kundër shejta - nëve, ndaj të cilëve kemi përgatitur dënimin me zjarr të ndezur fort.” [Mulk 5].) Ndërsa Ibn Xheriri ka zgjedhur shpjegimin se ‘ el buruxh’ quhen fazat dhe pozicionet e lëvi - zjes së diellit dhe të hënës në qiell. Ato janë 12 pozicione, në çdo njërën prej të cilave dielli kalon për një muaj rresht, ndërsa hëna kalon nëpër çdonjërën prej këtyre pozicio - neve për dy ditë e një të tretën e ditës së tretë, pra, plot 28 faza të saj dhe për dy net ajo fshihet. - “Për Ditën e Premtuar. Për atë që dë - shmon dhe për atë që dëshmohet.” - Nga Ebu Hurejra përcillet se Profeti ﷺka thënë se: 2838. “Dita e Premtuar është Dita e Kijametit, ndërsa ‘Shâhid’ (ajo që dëshmon) është dita e xhuma. Nuk ka dyshim se dielli nuk lind dhe perëndon në një ditë tjetër më të mirë sesa dita e xhuma. Në të është një orë që, nëse robi besimtar ia qëllon që t’i lutet Allahut për ndonjë të mirë, Allahu i Madhëruar ka për t’ia dhënë atij atë të mirë. Gjithashtu, nëse gjatë kësaj kohe të zgje - dhur kërkon mbrojtje nga ndonjë e keqe, Allahu i Madhëruar ka për t’iu përgjigjur
dhe ofruar këtë mbrojtje. Ndërsa Mesh’hûd (ajo që dëshmohet) është Dita e Arafatit.” - “Mallkuar qofshin ata që hapën hende - qet me zjarr, të mbushur me lëndë dje - gëse!” - Pra, u mallkuan hapësit e hende - qeve. El u ħdûd quhen gropat e hapura në tokë, hendeqe. Këtu bëhet fjalë për një popull mohuesish, të cilët ndëshkuan besimtarët që ndodheshin mes tyre, të cilët beso - nin sinqerisht Allahun Krenar dhe të Lartë - suar. Ata i kërcënuan besimtarët me këtë ndëshkim të tmerrshëm, me qëllimin që ata të braktisnin fenë dhe besimin e tyre. Megjithatë, ata refuzuan dhe qëndruan të palëku - ndur në besimin e pastër. Atëherë, ata kri - minelë mosbesimtarë hapën në tokë disa hendeqe, ndezën zjarre të fuqishëm brenda tyre, dhe pastaj i kërcënuan besimtarët që, nëse nuk hiqnin dorë nga besimi, do t’i hidhnin në zjarr. Në fakt, kështu vepruan, sepse ata nuk pranuan që të hiqnin dorë nga besimi i tyre. - “Ata rrinin ulur rreth tij dhe dëshmo - nin atë që bënin me besimtarët.” - Ata rrinin dhe shikonin se çfarë bëhej me ata besimtarë të palëkundur dhe ndëshkimin që u jepej atyre. - “I torturuan, sepse ata besuan Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin ...” - Ata po ndëshkoheshin jo për ndonjë gabim dhe padrejtësi nga ana e tyre, përveç faktit që ata besonin në Allahun, që është Krenari, Ngadhënjimtari dhe i Lavdëruari. Ai është ‘El Aziz ’, i Pamposhturi, Nënshtruesi e Mposhtësi i gjithçkaje, Ai i Cili nëse mbë - shtetesh tek Ai, kurrë nuk mposhtesh. Ai është ‘El Hamid’, i Lavdëruari, për të gjitha fjalët dhe veprat e Tij, për sheriatin që caktoi për krijesat dhe për ligjin, me të cilin funksionon çdo gjë që ekziston. Kështu, edhe pse Ai përcaktoi që me ata besimtarë të mirë dhe të qëndrueshëm në fenë e vërtetë të ndodhte ajo që ndodhi, Ai përsëri është Krenari, Ngadhënjimtari dhe i Lavdë - ruari për gjithçka që përcakton, edhe pse për ne mund të jetë e fshehtë arsyeja se përse Ai përcaktoi diçka të tillë. Për shumë njerëz, urtësia e të tilla përcaktimeve të Tij mund të jetë e fshehtë dhe e pakapshme. - “... të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës.” - Duke e plotësuar edhe më shumë përshkrimin e Vetes së Tij, Allahu i Madhëruar thotë se Ai është El Malik, pra, Pronari i qiejve dhe Tokës dhe i gjithçkaje mes tyre dhe në to. - “ Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë!” - Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë së Tij në të gjithë qiejt dhe Tokën. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë gjë dhe asgjë nuk mund të jetë e fshehtë për të. Dijetarët e tefsirit kanë dhënë mendime të ndryshme për shkakun ose për historinë, me të cilën lidhen këto ajete. Cili është ai popull, për të cilin bëjnë fjalë ajetet? Esbati sjell këtë rrëfim nga Sudiu, i cili duke shpjeguar këtë ajet, thotë se hendeqe me zjarr janë hapur tri herë: në Irak, në Sham dhe në Jemen. Kështu e transmeton Ibn Ebu Hatimi. Imam Ahmedi sjell me sened nga Suhejbi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2839. “Përpara jush ishte një mbret, i cili kishte në shërbim të tij një magjistar. Kur ky magjistar u plak, i tha mbretit: “Unë tashmë jam në moshë të thyer dhe po afrohet koha e largimit tim. Më jep një djalosh, që t’i mësoj magjinë.” Kështu, mbreti i dha një djalë të ri, që do të mësonte magjinë. Mes magjistarit dhe mbretit jetonte fshehur si murg një dijetar besimtar. Një ditë prej ditësh, studenti i magjisë kaloi pranë këtij murgu dhe aty dëgjoi e pa se si murgu lutej dhe adhuronte Zotin. Atij i pëlqeu shumë ajo që dëgjoi dhe pa. Sa herë që djaloshi shkonte tek magjistari, ai e rrihte djaloshin, pasi ai vonohej në mësim. Edhe kur shkonte në shtëpi, ata e rrihnin, sepse ai shkonte me vonesë. Djaloshi iu ankua murgut për këtë që i ndodhte për shkak të qëndrimit me të dhe ai e udhëzoi që, kur magjistari të kërkonte llogari për vonesën, t’i thoshte: “Më vonoi familja ime.” Gjitha - shtu, kur familja të kërkonte llogari për vonesën, t’i thoshte: “Më vonoi magjistari.” Ndërkohë, një ditë prej ditësh, ai pa një kafshë të madhe e të frikshme, e cila kishte bllokuar lëvizjen e dhe pengonte njerëzit që
të kalonin rrugën dhe të vazhdonin në punët e tyre. Atëherë, djaloshi tha: “Sot do ta mësoj, a është rruga e murgut më e dashur tek Zoti apo rruga e magjistarit?” Ai mori një gur dhe tha: “O Zot! Nëse rruga e këtij murgu është më e dashur për Ty sesa rruga e magjistarit, atëherë vrite këtë kafshë, që të kalojnë njerëzit dhe të shpëtojnë nga e keqja e saj!” Atëherë, ai e gjuajti atë dhe e vrau në vend dhe kështu njerëzit kaluan. Kur djaloshi e njoftoi murgun në lidhje me këtë që ndodhi, ai i tha: “O biri im! Ti je më i mirë se unë dhe dije se tashmë ka ardhur koha që do të sprovohesh. Por, nëse sprovo - hesh, mos u trego atyre për vendin ku ndodhem unë.” Djaloshi trajtonte të sëmurët me lebër, të verbrit dhe shumë sëmundje të tjera, që, me lejen e Zotit dhe me lutjet që ai bënte, shëroheshin. Mbreti kishte një këshilltar, i cili ishte i verbër dhe i cili dëgjoi për djaloshin dhe mrekullitë që po ndodhnin prej lutjeve të tij. Ai shkoi tek djaloshi me dhurata të shumta dhe i tha: “Po më shërove, do t’i jap të gjitha këto dhurata dhe pasuri.” Djaloshi tha: “Nuk jam unë ai që shëroj. Ai që shëron është vetëm Allahu Krenar dhe i Lartësuar. Nëse ti beson Allahun, unë do të lus Allahun dhe Ai të shëron.” Kështu, ai besoi Allahun dhe, kur djaloshi iu lut, Allahu i Madhëruar e shëroi atë dhe ia ktheu shikimin. Pasi u shërua, këshilltari i mbretit shkoi në mexhlisin e mbretit dhe u ul pranë tij, si gjithmonë. Mbreti i tha: “Po ty, kush ta ktheu shiki - min?” Ai u përgjigj: “Zoti im!” Mbreti tha: “Unë?!” Ai tha: “Jo .... Zoti im dhe Zoti yt është Allahu.” Mbreti tha: “Mos vallë, ti ke Zot tjetër veç meje?” Ai u përgjigj: “Po. Zoti im dhe Zoti yt është Allahu.” Atëherë, mbreti urdhëroi që ta torturonin këshilltarin, dhe ashtu u bë, derisa këshilltari i tregoi se ishte djaloshi ai që u bë shkak për shërimin e tij. Kështu, mbreti dërgoi ushtarë për ta gjetur djaloshin dhe për ta sjellë para tij. Kur ia sollën para, mbreti i tha: “Magjia jote tashmë ka arritur në lartësinë që mund të shërosh të verbrit, lebrozët dhe gjithë ato sëmundje të tjera?!” Djaloshi u përgjigj: “Nuk jam unë ai që shëroj. Ai që shëron është vetëm Allahu Krenar dhe i Lartësuar.” Mbreti tha: “Mua më ke për qëllim?” - Djaloshi tha: “Jo!” Mbreti tha: “Mos vallë, ti ke zot tjetër veç meje?” Djaloshi u për - gjigj: “Zoti im dhe Zoti yt është Allahu!” Mbreti urdhëroi që të torturohej edhe djalo - shi. Xhelatët e morën dhe e torturuan, derisa ai tregoi për murgun. Kështu, ata shkuan dhe kapën murgun. Edhe murgun e tortu - ruan, duke i kërkuar që të braktiste fenë dhe besimin e tij, por ai refuzoi. Atëherë, ia vendosën sharrën në majë të kokës dhe filluan ta sharronin, derisa e ndanë në dy pjesë, të cilat ranë në tokë. Pastaj i thanë këshilltarit që të braktiste besimin, që tashmë kishte pranuar, por edhe ai refuzoi. Edhe atij iu vendos sharra në majë të kokës dhe e sharruan, duke e ndarë në dy pjesë, që ranë në tokë. Atëherë iu drejtuan djaloshit dhe i thanë: “Lërë fenë dhe besimin tënd!”, por ai refuzoi. Kështu, një skuadër ushta - rësh e morën djalin dhe e çuan majë një mali. Mbreti i kishte urdhëruar që, kur të arrinin në majë, nëse ai braktiste fenë, ta lironin dhe nëse jo, ta hidhnin në greminë. Shkuan së bashku me të, por kur arritën në majë të malit, djaloshi tha: “O Zot, bëhu i mjaftueshëm për mua kundër tyre, me çfarë të dëshirosh ti!” Atëherë, mali u trondit dhe të gjithë ata ranë në greminë, përveç djaloshit, i cili, me këmbët e veta, u kthye tek mbreti. Mbreti e pyeti: “Ku janë shoqë - ruesit e tu?!” Djaloshi iu përgjigj: “Më mjaftoi Allahu i Lartësuar kundër tyre.” Atëherë, mbreti dërgoi skuadër tjetër grup ushtarësh, që ta merrnin djalin në një varkë dhe u tha: “Kur të dilni në det të hapur, nëse nuk heq dorë nga feja e vet, hidheni në det, e nëse heq dorë, kthejeni këtu.” Kështu, ata nisën lundrimin në det. Djaloshi u lut: “O Zot, më mjafto mua kundër tyre me çfarë të dëshirosh ti!” Si rezultat, të gjithë ata u mbytën, përveç djalit. Djaloshi u kthye sërish tek mbreti. - “Ku janë shoqëruesit e tu?!” - e pyeti mbreti. Djaloshi u përgjigj: “Më mjaftoi Allahu i Madhëruar kundër tyre.” Më pas shtoi: “Ti kurrë nuk do të
mundesh të më vrasësh mua, derisa të ve - prosh si të të them unë. Nëse e bën atë që të sugjeroj unë, atëherë ke për të më vrarë. Në të kundërt, nuk do mundesh të më vrasësh asnjëherë.” - “Çfarë është ajo?” - pyeti mbreti. Djali tha: “Mblidhi njerëzit në një vend të hapur, pastaj më lidh mua në trungun e një peme, merr një shigjetë nga shporta e shigjetave të mia dhe, përpara se të gjuash, thuaj me zë të lartë: “Me emrin e Allahut, Zotit të këtij djaloshi.” Nëse ti e bën këtë, atëherë ke për të më vrarë.” Dhe kështu veproi mbreti: vendosi shigjetën në hark, e hapi atë dhe e gjuajti duke thënë: “Me emrin e Allahut, Zotit të këtij djalo - shi.” Atëherë, shigjeta e goditi drejt e në tëmth. Djaloshi vendosi dorën tek vendi ku u ngul shigjeta dhe vdiq.” Befas, të gjithë njerëzit që e panë këtë skenë filluan të bër - tisnin: “Besojmë Zotin e djaloshit! Besojmë Zotin e djaloshit!” - “A e sheh që ndodhi pikërisht ajo që i druheshe? - i thanë mbre - tit. - Tani nuk mund ta kthesh dot pas. Të gjithë njerëzit përqafuan besimin e djalo - shit.” Atëherë, mbreti urdhëroi që të hape - shin gropa të mëdha dhe të ndizeshin zjarre brenda tyre. Pastaj urdhëroi që të detyrohe - shin njerëzit që të tërhiqeshin nga feja e tyre. Kush tërhiqej, lihej gjallë, në të ku - ndërt hidhej në zjarr. Dhe kështu filluan të hidheshin në zjarr, njëri pas tjetrit, të gjithë besimtarët. Kur erdhi radha e një gruaje, që mbante në krah birin e saj të vogël, foshnjë gjiri, në hapat e para, ajo sikur po hezitonte dhe po frikësohej që të hidhej në zjarr. Por foshnja në krahët e saj foli dhe tha: “Bëj durim, o nënë, sepse ti je në të vërtetën!” Version të ngjashëm ka sjellë Muslimi në fund të Sahihut të tij, nga Hamad Ibn Sele - me. Shkurtimisht e ka sjellë edhe Nesaiu me senedin ( xhejid). Thuhet se mbreti që bëri këtë masakër të pashembullt ishte Dhu Nu - vasi, ndërsa vendi ku u zhvillua kjo ngjarje ishte Nexhrani, domethënë, populli që për - qafoi fenë e Isait alejhi selam. Ndërsa Dhu Nuvasi kishte pranuar Judaizmin, së bashku me gjithë banorët e Jemenit, që pasuan je - hudët. Kështu, kur populli i Nexhranit besoi Isain (a.s.) si profet të Zotit dhe ndoqën fenë e pastër monoteiste, në të cilën i ftoi Isai (a.s.), ky mbret tiran e gjakatar i dogji ata në hendeqe të mbushura me zjarr. Thuhet se në një ditë të vetme, ai dogji njëzet mijë besimtarë dhe se prej tyre arriti të shpëtonte veçse një burrë, i cili quhej Deus Dhu Thea’leban. Ai kalëroi me të shpejtë dhe iku nga ai vend, i ndjekur pas nga ushtria e mbretit kriminel dhe tiran, të cilët nuk mundën ta kapnin. Kështu, ai shkoi tek Kajseri, mbreti i romakëve, dhe i rrëfeu për ngjarjen e tmerrshme. Kajseri i shkroi Ne - xhashiut, mbretit të Abisinisë, i cili dërgoi së bashku me këtë besimtar, një ushtri prej krishterëve të Abisinisë, për të luftuar e për ta çliruar Jemenin nga sundimi i jehudëve. Pushteti i abisinasve në Jemen vazhdoi për 70 vjet, derisa u mundën në luftë nga Sejf Ibn Dhi Jezin, në kohën kur ky i kërkoi ndihmë Kisras, mbretit të Persisë, dhe kështu mbretërimi u kthye në dorën e popullit të Himjerit. - “Është e sigurt se ata që sprovojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, kanë dënimin e Xhehenemit.” - Pra, ata që bënë këtë krim të tmerrshëm, dhe pastaj nuk u penduan, pra, nuk ndjenë keqardhje për çfarë bënë, ata kanë dënimin e Xhehenemit. - “Për ta është përgatitur dënimi përvë - lues.” - Shpërblimi jepet gjithmonë sipas llojit të punës: siç i dogjën besimtarët me zjarr, ashtu e meritojnë të digjen në zjarrin e Xhehenemit. Megjithatë, Zoti i fton në pendim për gjynahet e krimin e tyre. Për këtë, Hasen el Basriu ka thënë: “Shikoni këtë bujari, mirësi dhe mëshirë të madhe të treguar nga Allahu i Madhëruar. Ata i vranë në mënyrën më të tmerrshme dhe barbare të dashurit dhe besimtarët e Tij e, megjithatë, Ai i fton ata që të pendohen dhe të kërkojnë falje për gabimin e tyre. I Pastër dhe i Dëlirë je, o Zoti im! Sa i butë, i mëshirshëm dhe bujar që je me krijesat e Tua!”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 85:1–85:22
- “Betohem për qiellin plot me yje. ” – I Madhëruari betohet në qiellin plot yje dhe rrugë. Në të janë vendosur rruga e diellit dhe e hënës, rrugët e yjeve aq të rregullta dhe të sistemuara, të cilat tregojnë për pushtetin absolut të Allahut, për mëshirën e Tij të gjerë, për dijen e Tij gjithëpërfshirëse dhe urtësinë e Tij të madhe. - “Për Ditën e Premtuar (të gjykimit) .” - Allahu betohet për Ditën e Kijametit, kur Ai ka premtuar se do të ringjallë dhe tubojë krijesat nga i pari, deri tek i fundit, nga më i largëti, deri tek më të afërmit në kohë. Ky premtim nuk ka për të ndryshuar kurrë, sepse Allahu i Madhëruar nuk e thyen premtimin e Vet. - “Për atë që dëshmon dhe për atë që dëshmohet.” - Këtu përfshihet gjithçka që ka këtë cilësi. Allahu i Madhëruar betohet në çdo gjë që shikon dhe në çdo gjë që shikohet, betohet në çdo gjë që dëshmon dhe në çdo gjë të dëshmuar. Betimet në këto shenja të madhështisë dhe pushtetit të Allahut të Lartësuar, që tregojnë për urtësinë e Tij mahnitëse dhe mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse, shërbejnë për të përforcuar një mesazh shumë të rëndësishëm, që vijon më pas: - “Mallkuar qofshin ata që hapën hendeqet, me zjarr, të mbushur me lëndë djegëse!” - Ky është mallkim për shkatërrimin e tyre. Ata ishin një popull mohues, që sunduan një popull besimtar dhe filluan t’i detyronin që të ktheheshin në besimin e tyre. Por besimtarët nuk pranuan ta tradhtonin fenë e vet. Atëherë, qafirët hapën hendeqe në tokë dhe, pasi ndezën zjarre brenda tyre, u ulën rreth e rrotull, për të dëshmuar vuajtjet e besimtarëve që do të hidheshin aty brenda. Kështu i sprovuan ata besimtarët. I kërcënuan se do t’i flaknin në zjarrin e ndezur fort, nëse nuk kthenin fenë. Dhe vërtet, kushdo që i kundërshtonte dhe nuk e ndryshonte besimin e tij, hidhej në zjarr. Kjo qe grada më e lartë e armiqësisë dhe urrejtjes kundër Allahut dhe adhuruesve të Tij besimtarë të sinqertë. Për këtë arsye, ata merituan mallkimin dhe ndëshkimin më të rëndë. Në fillim, Zoti i mallkoi ata e, më pas, Ai tregon veprën e tyre të pamëshirshme kur thotë: - “Ata rrinin ulur rreth tij, dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.” - Kjo tregon se sa të pashpirt dhe çnjerëzorë ishin ata mohues të Zotit dhe torturues të besimtarëve. A ka krim më të rëndë se ky? E përse i urrenin ata besimtarët e përkushtuar? - “Ata i keqtrajtonin (besimtarët) sepse ata e besuan Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Allahu është dëshmitar
mbi çdo gjë!” – Ata i urryen thjesht për një cilësi të tyren, për të cilën ata do të shpërblehen nga Zoti i tyre: besimi i patundur në Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës. Ai është El Aziz – Krenari, Ngadhnjimtari mbi gjithçka që ekziston. Çdo gjë është e nënshtruar dhe e përulur para madhështisë dhe krenarisë së Tij. Ai është El Hamid - i Lavdëruari, i Lavdishmi, të Cilit i takon falënderimi dhe mirënjohja e plotë për gjithçka. Allahut i takon pushteti i qiejve dhe i tokës. Ai i krijoi ato, prandaj gjithçka duhet t’i nënshtrohet Atij. Vetëm Ai meriton adhurimin dhe dashurinë e plotë të krijesave. Ai ka të drejtën të veprojë mbi ta, ashtu sikurse ia lejon mbretërimi dhe sundimi i Tij. Ai urdhëron dhe ndalon, Ai vendos kufijtë dhe merr në përgjegjësi për respektimin ose jo të tyre. Ai është Mbikëqyrës dhe Dëshmues mbi gjithçka, me dijen, shikimin dhe dëgjimin e Tij. A nuk patën frikë ata të mjerë, që u armiqësuan me Allahun e Madhëruar? A nuk patën frikë ata nga ndëshkimi i Krenarit të Plotfuqishëm. A nuk e dinin ata se ishin thjesht pronë e Allahut? Askush nuk ka pushtet mbi dikë tjetër, veçse me lejen e të Madhëruarit. A e harruan ata se Allahu i ka shënuar veprat e tyre dhe do t’i shpaguajë për to?! Qafirët janë të zhytur thellë në mashtrim. Ata janë të zhytur në injorancën dhe verbërinë që sjellin veprat e tyre, prandaj vështirë se mund të shohin rrugën në të cilën Zoti i fton e vështirë se pendohen: - “Është e sigurt se ata që sprovojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, kanë dënimin e Xhehenemit. Për ta është përgatitur dënimi përvëlues.” - Nëse nuk e pranojnë ftesën e të Gjithëmëshirshmit, ata i pret ndëshkimi përvëlues i Xhehenemit. Hasen el Basriu ka thënë: “Shikoni bujarinë dhe mëshirën e madhe të Zotit të botëve. Ata torturuan dhe vranë të dashurit dhe të zgjedhurit e tij, të bindurit dhe adhuruesit e nënshtruar dhe besnikë, ndërsa Ai i fton në pendim.”Pasi bëri kërcënimin për qafirët, Allahu i Lartësuar vijon me shpërblimin e premtuar për besimtarët. - “Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, kanë Xhenete, nëpër të cilët burojnë lumenj. Kjo është fitorja më e madhe.” - Ata që besojnë me zemër, por edhe bëjnë vepra të mira me sinqeritet, sipas besimit të tyre, do të kenë Xhenete, nëpër të cilët burojnë lumenj. Ky është suksesi më i madh. Nuk ka mirësi më të madhe se kënaqësia e Allahut dhe përjetësia në mirësitë e premtuara nga Ai. - “Është e vërtetë se ndëshkimi i Zotit tënd është i fortë.” - Të mos harrojnë kriminelët dhe jobesimtarët se ndëshkimi i Zotit për ta do të jetë shumë i rëndë dhe i vështirë. Ai është gati për t’u dhënë atë që meritojnë, sikurse thotë i Madhëruari: “I tillë është ndëshkimi i Zotit tënd, kur bie mbi popujt që bëjnë padrejtësi. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.”. [Hud 102]. - “Në të vërtetë, është Ai që krijon nga e para dhe rikrijon.” - Allahu është i vetmi që krijon dhe i vetmi që e rikthen krijimin e Tij. Askush nuk mund t’i ketë këto cilësi, përveç Tij. Ai është El Gafuru – Falësi, i Cili i fal të gjitha gjynahet e atyre që pendohen dhe kthehen tek Ai të bindur dhe të nënshtruar. Ai i mbulon të metat atyre që i kërkojnë falje dhe shprehin pendesë tek Ai. Allahu është El Uedud - i Dashuri, i Cili i do të zgjedhurit e Tij me një dashuri që nuk i përngjan asnjë dashurie tjetër. Ashtu sikurse është i pashembullt në cilësitë e Tij të madhështisë, bukurisë dhe të veprave të Tij, ashtu edhe dashuria që Ai ka ka vendosur në zemrat e të zgjedhurve të Tij për Të nuk i përngjan asnjë lloj dashurie tjetër. Dashuria për Allahun është esenca e adhurimit. Dashuria për Të qëndron mbi çdo dashuri tjetër dhe i mposht ato. Çdo dashuri tjetër që nuk buron nga dashuria për Të dhe nuk ka lidhje me Të, ajo është vuajtje dhe trishtim për zemrën të cilën ka pushtuar. Allahu i do të zgjedhurit e Tij dhe ata e duan Atë, sikurse thotë i Madhëruari
në një ajet tjetër: “Ai i do ata dhe ata e duan Atë”. El Meueddetu është dashuri e kulluar dhe e kthjellët. Allahu i Lartësuar ka përmendur së bashku dy cilësi të Tij: Falës dhe i Dashur. Kjo ka një nënkuptim shumë të bukur: Ai jo vetëm që i fal ata që pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar, por edhe i do ata me dashurinë e Tij. Disa mendojnë se Allahu vetëm u fal gjynahet atyre që pendohen, por nuk i do ata. Por ky ajet i hedh poshtë këto pretendime. Madje, Allahu i Madhëruar gëzohet shumë për pendimin e robit të Tij gabimtar. Profeti (a.s.) na jep një shembull për të treguar gëzimin e madh të Allahut të Lartësuar. Ai thotë: “Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Vet kur ai pendohet, sesa ndonjëri prej jush i cili, duke udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, e humbet devenë së bashku me ujin dhe ushqimin. Ai kërkon dhe e kërkon, derisa e humb shpresën për ta gjetur. Kështu, i lodhur e shpresë humbur, ulet nën hijen e një peme. Por kur hap sytë dhe e sheh deve në e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet, e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: “O Zoti im! Ti je robi im dhe unë jam zoti Yt”, duke gabuar nga gëzimi i madh.” Kësisoj, gëzimi i Allahut për pendimin e robit është më i madh sesa gëzimi i atij robi. Allahu qoftë i lavdëruar dhe i madhëruar! Sa e madhe është mirësia e Tij! Sa e gjerë është bujaria e Tij e sa të shumta janë dhuratat e Tij! - “Ai është Falësi, i Dashuri. Ai është Sunduesi i Fronit të Madhëruar. ” - Ai është Pronari dhe Sunduesi i Fronit të madh, i cili ka përfshirë qiejt, Tokën dhe Kursijin. Të gjitha këto të fundit, në krahasim me Fronin, janë si një unazë e hedhur në një shkretëtirë të madhe. Allahu i Lartësuar është Sunduesi dhe Pronari i gjithësisë, por e veçoi Fronin, duke e përshkruar me madhështinë e tij, për shkak se ai është krijimi më pranë Zotit të Lartësuar. - “Ai vepron gjithçka që dëshiron.” - Nuk ka gjë që Allahu ta dëshirojë dhe të mos e arrijë dot. Nëse dëshiron diçka, Ai vetëm i thotë “Bëhu!”, dhe ajo bëhet. Askush nuk është veprues i gjithçkaje që dëshiron, përveç Allahut të Madhëruar. Krijesat, nëse dëshirojnë diçka, gjithmonë kanë nevojë për ndihmë dhe për të larguar pengesat. Ndërsa Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për ndihmë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë nga ajo që Ai dëshiron. Në vijim, Allahu i Madhëruar përmend disa nga veprat e Tij, që tregojnë për besnikërinë e profetëve të Tij dhe vërtetësinë e Shpalljes që ata sollën prej Tij. - “A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive të Faraonit dhe të Themudit?” - Ata u bënë mohues dhe refuzues të Profetit, prandaj Allahu i shkatërroi, si mësim për brezat e mëvonshëm. - “Mohuesit (e Zotit) vazhdojnë të përgënjeshtrojnë (Shpalljen e Zotit), por Allahu i ka përfshirë ata (nën pushtetin e Tij).” - Me gjithë faktet e lëna nga Zoti ndër breza dhe me gjithë argumentet e shumta të sjella prej Tij, ata vazhdojnë në mohimin dhe mosbesimin e tyre me kokëfortësi dhe armiqësi. Atyre nuk u bëjnë dobi shenjat dhe argumentet e Zotit dhe as paralajmërimet e sjella nga profetët e Tij. Por Allahu i ka përfshirë me dijen dhe pushtetin e Tij mbi ta. Askush nuk mund t’i fshihet dijes dhe pushtetit të Tij gjithëpërfshirës. Ai është gati, prandaj le të kenë frikë nga ndëshkimi i Tij në çdo moment. Ky është një kërcënim shumë i frikshëm për qafirët. Ai, në dorën e të Cilit janë shpirtrat dhe çdo çështje e tyre, i kërcënon që të kthehen sa nuk është vonë. Ai i fton që të nënshtrohen, duke e besuar Kur'anin dhe punuar sipas tij. - “Ai është Kur'an i Madhëruar, (I shkruar) në një Pllakë të Ruajtur. ” - Mesazhet dhe urtësitë e Kur'anit janë madhështore dhe të thella. Mirësitë dhe dituritë që përmban ai janë të mrekullueshme dhe të shumta. Kur'ani është i paprekshëm dhe i pandryshueshëm. Ai ruhet në Leuhi Mahfudh , ose në Pllakën e Ruajtur, dhe askush nuk mund të shtojë, pakësojë apo të tjetërsojë diçka nga ai. Kur'ani është i ruajtur nga ndikimi dhe
ndërhyrjet e shejtanëve. Ai është i ruajtur në Leuhi Mahfudh , ku është shkruar gjithçka. Kjo tregon rëndësinë e madhe të Kur'anit tek Allahu i Lartësuar dhe për dobitë e tij të pakrahasueshme. Allahu është më i ditur për gjithçka.