89. Fexhr · ajete 11–24

سورة الفجر
11

ٱلَّذِينَ طَغَوۡاْ فِي ٱلۡبِلَٰدِ

el-Ledhine tegaw fil-biladi

Të cilët e tepruan me krime në tokë.

12

فَأَكۡثَرُواْ فِيهَا ٱلۡفَسَادَ

Fe’ektheru fihal-fesade

Dhe në të shtuan shkatërrimin.

13

فَصَبَّ عَلَيۡهِمۡ رَبُّكَ سَوۡطَ عَذَابٍ

Fesebbe ‘alejhim rebbuke sewte ‘adhabin

E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.

14

إِنَّ رَبَّكَ لَبِٱلۡمِرۡصَادِ

‘Inne rebbeke lebialmirsadi

Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).

15

فَأَمَّا ٱلۡإِنسَٰنُ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ رَبُّهُۥ فَأَكۡرَمَهُۥ وَنَعَّمَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَكۡرَمَنِ

Fe’emmal-’insanu ‘idha ma ebtelahu rebbuhu fe’ekremehu we na’’amehu fejekulu rabbi ‘ekremeni

E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar!"

16

وَأَمَّآ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ فَقَدَرَ عَلَيۡهِ رِزۡقَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَهَٰنَنِ

We ‘emma ‘idha ma ebtelahu fekadere ‘alejhi rizkahu fejekulu rabbi ‘ehaneni

Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: "Zoti im më ka nënçmuar!"

17

كـَلَّاۖ بَل لَّا تُكۡرِمُونَ ٱلۡيَتِيمَ

Kella bel la tukrimunel-jetime

Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,

18

وَلَا تَحَٰٓضُّونَ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ

We la tehaddune ‘ala ta’amil-miskini

Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,

19

وَتَأۡكُلُونَ ٱلتُّرَاثَ أَكۡلٗا لَّمّٗا

We te’kulunet-turathe ‘eklæn lemmæn

Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (pa drejtë).

20

وَتُحِبُّونَ ٱلۡمَالَ حُبّٗا جَمّٗا

We tuhibbunel-male hubbæn xhemmæn

Dhe pasurinë e doni së tepërmi.

21

كـَلَّآۖ إِذَا دُكَّتِ ٱلۡأَرۡضُ دَكّٗا دَكّٗا

Kella ‘idha dukketil-’erdu dekkæn dekkæn

Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!

22

وَجَآءَ رَبُّكَ وَٱلۡمَلَكُ صَفّٗا صَفّٗا

We xha’e rebbuke wel-meleku seffæn seffæn

Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!

23

وَجِاْيٓءَ يَوۡمَئِذِۭ بِجَهَنَّمَۚ يَوۡمَئِذٖ يَتَذَكَّرُ ٱلۡإِنسَٰنُ وَأَنَّىٰ لَهُ ٱلذِّكۡرَىٰ

We xhi’e jewme’idhin bixhehenneme jewme’idhin jetedhekkerul-’insanu we ‘enna lehu edh-dhikra

Dhe atë ditë sillet xhehennemi, e atëherë njeriut i bie në mend, e prej nga atij përkujtimi?

24

يَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي قَدَّمۡتُ لِحَيَاتِي

Jekulu ja lejteni kaddemtu lihejati

E thotë: "Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!"