Fesihu fil-’erdi ‘erbe’ate ‘esh/hurin we a’lemu ‘ennekum gajru mu’xhizi Ellahi we ‘ennel-lahe muhzil-kafirine
Pra, ju (idhujtarë) qarkulloni nëpër tokë (lirisht) katër muaj, e dijeni se fuqinë e All-llahut nuk mund ta bëni të paaftë dhe se All-llahu i mposhtë mohuesit.
We ‘edhanun minel-lahi we resulihi ‘ila en-nasi jewmel-hexhxhil-’ekberi ‘ennel-lahe beri’un minel-mushrikine we resuluhu fe’in tubtum fehuwe hajrun lekum we ‘in tewellejtum fa’lemu ‘ennekum gajru mu’xhizi Ellahi we beshshiril-ledhine keferu bi’adhabin ‘elimin
Dhe (ky është) një kumtim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij drejtuar të gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se All-llahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i dërguari i Tij. Po nëse pendoheni, do të jetë më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinën (rrugës së drejtë), ta dini se nuk mund t'i shpëtoni (ndjekjes së) All-llahut. E, ti përgëzoi ata që mohuan me një dënim të padurueshëm.
Pos atyre idhujtarëve me të cilët keni lidhur marrëveshje, e të cilët nuk ju kanë shmangur asgjë dhe nuk e kanë ndihmuar askënd kundër jush, pra, edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar. S'ka dyshim se All-llahu i do të devotshmit.
Fe’idha enselehal-’esh/hurul-hurumu faktulul-mushrikine hejthu wexhedtumuhum we hudhuhum we ehsuruhum wak’udu lehum kulle mersedin fe’in tabu we ‘ekamu es-selæte we ‘atew ez-zekæte fehallu sebilehum ‘innall-llahe gafurun Rehimun
E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t'i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshirues.
We ‘in ‘ehedun minel-mushrikine estexhareke fe’exhirhu hetta jesme’a kelamel-lahi thumme ‘eblig/hu me’menehu dhalike bi’ennehum kawmun la ja’lemune
E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t'i dëgjojë fjalët e All-llahut (Kur'anin), e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt. Këtë, ngase ata janë popull që nuk e di (të vërtetën e fesë islame).
Si mund të kenë idhujtarët besë (marrëveshje) te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje pranë xhamisë së shenjtë (Qabes), e derisa ata i përmbahen (marrëveshjes) përmbahuni edhe ju. All-llahu i do ata që ruajnë besën.
Kejfe we ‘in jedhheru ‘alejkum la jerkubu fikum ‘illæn we la dhimmeten jurdunekum bi’efwahihim we te’ba kulubuhum we ‘ektheruhum fasikune
Si (mund të kenë besë) ata të cilët nëse ju mundin, nuk përfillin ndaj jush as farefisni e as marrëveshje. Ata ju bëjnë lajka me fjalët e tyre kurse zemrat e tyre kundërshtojnë ngase shumica e tyre janë besëthyes.