9. Tevbe · ajete 104–106

سورة التوبة
104

أَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ هُوَ يَقۡبَلُ ٱلتَّوۡبَةَ عَنۡ عِبَادِهِۦ وَيَأۡخُذُ ٱلصَّدَقَٰتِ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ

‘Elem ja’lemu ‘ennel-lahe huwe jekbelut-tewbete ‘an ‘ibadihi we je’hudhu es-sedekati we ‘ennel-lahe huwet-tewwabu er-Rehimu

A nuk e ditën ata se All-llahu është ai që pranon pendimin e robërve të vet, pranon lëmoshat dhe se vetëm All-llahu është Ai që shumë pranon pendimin dhe është mëshirues.

105

وَقُلِ ٱعۡمَلُواْ فَسَيَرَى ٱللَّهُ عَمَلَكُمۡ وَرَسُولُهُۥ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَۖ وَسَتُرَدُّونَ إِلَىٰ عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

We kuli a’melu fesejerallahu ‘amelekum we resuluhu wel-mu’uminune we setureddune ‘ila ‘alimil-gajbi we esh-shehadeti fejunebbi’ukum bima kuntum ta’melune

Dhe thuaj: "Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t'ju njoftojë për atë që vepruat".

106

وَءَاخَرُونَ مُرۡجَوۡنَ لِأَمۡرِ ٱللَّهِ إِمَّا يُعَذِّبُهُمۡ وَإِمَّا يَتُوبُ عَلَيۡهِمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

We ‘aharune murxhewne li’emri Ellahi ‘imma ju’adhdhibuhum we ‘imma jetubu ‘alejhim wel-lahu ‘alimun hekimun

Ka edhe të tjerë që janë duke pritur urdhrin e All-llahut, a do t'i dënojë apo do t'i falë pas pendimit. All-llahu e di gjendjen e tyre dhe di ç'bën me ta.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete flitet për hipokritët nga radhët e beduinëve, që nuk patën shkuar në luftë, si fisi Esed e Gatfanë, të cilët kërkuan falje. Disa të tjerë nuk kërkuan fare. Allahu nuk i merr në përgjegjësi ata që ishin të dobët fizikisht, të sëmurë, ata që nuk kishin me çka të përgatiteshin, e as ata që u kthyen duke qarë, pse nuk patën me çka të udhëtonin. Këta ishin nja shtatë ensarë. Ai do t’i marrë në përgjegjësi ata që patën mundësi e nuk shkuan. Ata kërkuan falje duke u betuar në Allahun dhe përpiqeshin t’i përfitonin muslimanët, por Allahu i këshilloi muslimanët të hiqen prej tyre, sepse Ai nuk ishte i kënaqur me ta. Arabët beduinë ishin edhe më mohues e më hipokritë, sepse jetonin në shkretëtirë dhe nuk dinin për norma morali, nuk dinin fare për sheriatin islam, ndërsa atë që e jepnin si lëmoshë e trajtonin si gjobë, prandaj mezi pritnin ndonjë të keqe për muslimanët. Por kishte edhe asish që besonin drejt. Meritën më të madhe e kanë ata më të hershmit, muhaxhirë e ensarë, por meqë thuhet, se edhe ata që ndjekin traditat e tyre janë me ata me të cilët Allahu është i kënaqur, është shpresë se kjo dispozitë do të vlejë për të gjithë muslimanët e mirë, deri në Kijamet. Edhe në Medinë, e edhe përreth saj kishte hipokritë të fshehtë për të cilët Zoti e njoftonte Muhamedin a.s. Thuhet se Pejgamberi a.s. i kishte treguar një shokut të vet, Hudhejfe bin Jemanit, emrat e disa hipokritëve të fshehtë dhe i kishte thënë, që të mos i tregonte askujt. Hudhejfeja konsiderohej shoku i sekreteve të Pejgamberit a.s., prandaj Omer bin Hatabi nuk shkonte t’ia falte askujt xhenazën, po të mos e shihte aty Hudhejfen.