9. Tevbe · Ajeti 106

سورة التوبة
Përkthimi Sherif Ahmeti
106

وَءَاخَرُونَ مُرۡجَوۡنَ لِأَمۡرِ ٱللَّهِ إِمَّا يُعَذِّبُهُمۡ وَإِمَّا يَتُوبُ عَلَيۡهِمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

Ka edhe të tjerë që janë duke pritur urdhrin e All-llahut, a do t'i dënojë apo do t'i falë pas pendimit. All-llahu e di gjendjen e tyre dhe di ç'bën me ta.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete flitet për hipokritët nga radhët e beduinëve, që nuk patën shkuar në luftë, si fisi Esed e Gatfanë, të cilët kërkuan falje. Disa të tjerë nuk kërkuan fare. Allahu nuk i merr në përgjegjësi ata që ishin të dobët fizikisht, të sëmurë, ata që nuk kishin me çka të përgatiteshin, e as ata që u kthyen duke qarë, pse nuk patën me çka të udhëtonin. Këta ishin nja shtatë ensarë. Ai do t’i marrë në përgjegjësi ata që patën mundësi e nuk shkuan. Ata kërkuan falje duke u betuar në Allahun dhe përpiqeshin t’i përfitonin muslimanët, por Allahu i këshilloi muslimanët të hiqen prej tyre, sepse Ai nuk ishte i kënaqur me ta. Arabët beduinë ishin edhe më mohues e më hipokritë, sepse jetonin në shkretëtirë dhe nuk dinin për norma morali, nuk dinin fare për sheriatin islam, ndërsa atë që e jepnin si lëmoshë e trajtonin si gjobë, prandaj mezi pritnin ndonjë të keqe për muslimanët. Por kishte edhe asish që besonin drejt. Meritën më të madhe e kanë ata më të hershmit, muhaxhirë e ensarë, por meqë thuhet, se edhe ata që ndjekin traditat e tyre janë me ata me të cilët Allahu është i kënaqur, është shpresë se kjo dispozitë do të vlejë për të gjithë muslimanët e mirë, deri në Kijamet. Edhe në Medinë, e edhe përreth saj kishte hipokritë të fshehtë për të cilët Zoti e njoftonte Muhamedin a.s. Thuhet se Pejgamberi a.s. i kishte treguar një shokut të vet, Hudhejfe bin Jemanit, emrat e disa hipokritëve të fshehtë dhe i kishte thënë, që të mos i tregonte askujt. Hudhejfeja konsiderohej shoku i sekreteve të Pejgamberit a.s., prandaj Omer bin Hatabi nuk shkonte t’ia falte askujt xhenazën, po të mos e shihte aty Hudhejfen.