We ma kanel-lahu lijudille kawmæn ba’de ‘idh hedahum hetta jubejjine lehum ma jettekune ‘innall-llahe bikulli shej’in ‘alimun
All-llahu nuk e humb një popoull pasi që ta ketë udhëzuar atë, para se t'ju sqarojë atyre se prej çka duhet ruajtur. All-llahu është i gjithëdijshëm për secilin send.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Xhami e sherrit ose “Mesxhidu dirar”, si është quajtur në Kuran, ishte një faltore të cilën e kishin ndërtuar hipokritët me iniciativën e njëfarë Ebu Amirit të cilin edhe e ftuan në atë solemnitet. Pas disfatës së idhujtarëve Hevazin në luftën e Hunejnit, Ebu Amiri si prift i krishter ikën dhe shkon në Sham. Ai ishte betuar se do të luftonte kundër Muhammedit a.s., dhe prej atje i porosit hipokritët të përgatisin armë e fuqi dhe të ndërtojnë një faltore si vend tubimi, ndërsa ai do të shkonte te sunduesi bizantin, prej nga do ta sjellë një ushtri për ta ndjekur Muhammedin a.s. dhe shokët e tij nga Medina. Hipokritët ndërtuan xhaminë dhe shkuan e i thanë Pejgamberit a.s.: e ndërtuam për të dobëtit, për të sëmurët, për ndonjë natë të vështirë me shi, e kemi dëshirë të vijshë ti, të falesh në të dhe të na e bekosh. Pejgamberi a.s. u vesh, u përgatit të shkojë, kur ja, arriti Xhibrili me këtë ajet. Kur e kuptoi Pejgamberi a.s. qëllimin e tyre, urdhëroi disa sahabë, të cilët vajtën dhe e dogjën, e rrënuan, shpartalluan të tubuarit dhe atë vend e caktuan vend hedhurinash. Shembulli i xhamisë-ngrehinës në themele të shëndosha dhe i asaj në themele buzë shembjes, figuron (përfaqëson, shëmëbllen) besimtarin e sinqertë në besimin e tij si dhe hipokritin. Njeriu e blen një send kur ka nevojë për të, Zoti s’ka nevojë për asgjë, sepse gjithçka është e Tij, pra nuk ka prej kujt të blejë. Fjala është se Zoti u premtoi xhennetin atyre që e japin jetën e pasurinë për hir të lartësimit të fjalës së Zotit, e besimtarët bënë bujari me jetën dhe pasurinë e tyre, kjo duket si një lloj këmbimi, andaj edhe u quajt blerje e tregti. Ka ndodhur që disa besimtarë të jenë lutur për të afërmit e vet që t’i falë Zoti; kështu, edhe Pejgamberi a.s. është lutur për axhën e vet Ebu Talibin, është lutur edhe Ibrahimi a.s. për babain e vet; mirëpo, me këtë ajet kuptohet se janë lutur pa e ditur të vërtetën, sepse kur e kanë kuptuar, nuk janë lutur më as Ibrahimi a.s., e as Muhammedia.s., por as muslimanët për të afërmit e tyre që vdiqën si idhujtarë ose si hipokritë. se nuk ka strehim prej Allahut (tjetërkund) pos tek Ai. Prandaj edhe atyre ua fali Ai, në mënyrë që të pendohen. Allahu pranon pendimin, se është Mëshirues i madh.
Lekad tabel-lahu ‘ala en-nebiji wel-muhaxhirine wel-’ensaril-ledhine etteba’uhu fi sa’atil-’usreti min ba’di ma kade jezigu kulubu ferikin minhum thumme tabe ‘alejhim ‘innehu bihim re’ufun Rehimun
All-llahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve, të cilët në çastin e vështirë shkuan pas tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi nga ata gati u lëkundën, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirshëm ndaj tyre.
We ‘ala eth-thelathetil-ledhine hullifu hetta ‘idha dakat ‘alejhimul-’erdu bima rehubet we dakat ‘alejhim ‘enfusuhum we dhennu ‘en la melxhe’e minel-lahi ‘illa ‘ilejhi thumme tabe ‘alejhim lijetubu ‘innall-llahe huwet-tewwabu er-Rehimu
(Ai u fali) Edhe atyre të treve, të cilëve iu pat shtyrë aq (pranimi i pendimit) saqë toka u bë e ngushtë për ta, përkundër gjerësisë së saj, kur u ngushtuan edhe shpirtrat e tyre saqë u bindën se nuk ka strehim prej All-llahut (tjetërku) pos te Ai. Prandaj edhe atyre ua fali Ai, në mënyrë që të pendohen. All-llahu pranon pendimin se është mëshirues.
Ma kane li’hlil-medineti we men hewlehum minel-’a’rabi ‘en jetehallefu ‘an resuli Ellahi we la jergabu bi’enfusihim ‘an nefsihi dhalike bi’ennehum la jusibuhum dheme’un we la nesebun we la mehmesetun fi sebili Ellahi we la jete’une mewti’æn jegidhul-kuffare we la jenalune min ‘aduwin nejlæn ‘illa kutibe lehum bihi ‘amelun salihun ‘innall-llahe la judi’u ‘exhrel-muhsinine
Nuk ishte me vend për banorët e Medines e as për ata që ishin rreth tyre nga beduinët, të ngelin (pa shkuar) pas të dërguarit të All-llahut e as të kursejnë veten e tyre ndaj vetes së tij (Pejgamberit). Nuk ishte me vend ngase ata nuk i godet as etja, as lodhja, as uria kur janë në rrugën e All-llahut, dhe nuk shkelin ndonjë vend që i hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çkado qoftë (mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta), vetëm se të gjitha ato do t'u evidentohen atyre si vepër e mirë (shpërblyese). All-llahu nuk ua humb shpërblimin veprimmirëve.
We la junfikune nefekaten segireten we la kebireten we la jekta’une we ediæn ‘illa kutibe lehum lijexhzijehumu Ellahu ‘ehsene ma kanu ja’melune
Dhe nuk japin kontribut, të vogël ose të madh, nuk e kapërcejnë ndonjë luginë, e që të mos u shënohet (për shpërblim) atyre, për t'i shpërblyer All-llahu më së miri atë që vepruan.
We ma kanel-mu’uminune lijenfiru kaffeten felewla nefere min kulli firkatin minhum ta’ifetun lijetefekkahu fi ed-dini we lijundhiru kawmehum ‘idha rexha’u ‘ilejhim le’allehum jehdherune
Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t'u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata të kuptojnë (e të ruhen).
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu katilul-ledhine jelunekum minel-kuffari we liexhidu fikum gildheten we a’lemu ‘ennel-lahe me’al-muttekine
O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. E dijeni se All-llahu është me të devotshmit.
We ‘idha ma ‘unzilet suretun feminhum men jekulu ‘ejjukum zadet/hu hedhihi ‘imanæn fe’emmal-ledhine ‘amenu fezadet/hum ‘imanæn we hum jestebshirune
E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: "Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?" Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të.
We ‘idha ma ‘unzilet suretun nedhere ba’duhum ‘ila ba’din hel jerakum min ‘ehedin thumme enserefu serefel-lahu kulubehum bi’ennehum kawmun la jefkahune
E kur zbret ndonjë kaptinë (për turpësinë e tyre) ata shikojnë njëri-tjetrin (e thonë mes vete): A ju pa ndokush ju, e pastaj largohen. All-llahu i prapësoi zemrat e tyre ngase ishin popull që nuk kuptonte.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu ia fali Pejgamberit a.s. atë që pati lejuar disa hipokritë të mos shkonin në Tebuk. Ua fali edhe besimtarëve, që u vonuan ose nuk vajtën e pastaj u penduan. Ua fali edhe atyre të treve, puna e të cilëve zgjati aq shumë, saqë ata dëshiruan të hynin në
Lekad xha’ekum resulun min ‘enfusikum ‘azizun ‘alejhi ma ‘anittum herisun ‘alejkum bil-mu’uminine re’ufun Rehimun
Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.
Fe’in tewellew fekul hesbi Ellahu la ‘ilahe ‘illa huwe ‘alejhi tewekkeltu we huwe rebbul-’arshil-’adhimi
Po nëse ata refuzojnë (atë që ua sjell) atëherë thuaj: All-llahu është për mua mjaft, s'ka të adhuruar pos Tij, vetëm te Ai jam mbështetur, e Ai është Zot i Arshit të madh!*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pejgamberi ynë a.s. është shumë i dhimbshem për umetin e vet. Atë e mundon çdo pakënaqësi që e godet umetin, është i pangopur me dashuri ndaj besimit të umetit, është i dhimbshëm e mëshirues. Edhe pse ishte i pajisur me virtyte më të larta munafikët nuk i pranuan sinqerisht udhëzimet e tij, por ai që ka besimin në Allahun, nuk mbetet keq për askënd tjetër. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi i kësaj kaptine. Zoti qoftë falënderuar! Në fillim kjo kaptinë parashtron çështjen e shpalljeve dhe të të dërguarve, si rregull e ligj i të madhit Zot, që nuk la popull pa i dërguar pejgamber, prandaj idhujtarët kurejshitë nuk do të duhej të habiteshin pse në mesin e tyre dërgohet pejgamberi i fundit, Muhamedi a.s. Mandej në mënyrë bindëse përshkruan cilësitë e Zotit Krijues, i cili sipas dëshirës së vet sajoi gjithësinë me të gjitha qeniet dhe sendet në të. Në këtë sure theksohet, se Kurani është fjalë e Zotit Fuqiplotë dhe si i tillë është mrekulli e përjetshme dhe e pa konkurencë prej kujtdo tjetër. Në këtë kaptinë iu bëhet një vështrim edhe ngjarjeve dhe tregimeve të disa pejgamberëve, si të Nuhut, Musait dhe të Junusit e popullit të tij. Për rastin karakteristik tëJunusit dhe të popullit të tij kjo kaptinë quhet me emrin Junus. Përveç çështjeve të tjera, të cilat kjo kaptinë i trajton në mënyrë të hollësishme, në fund të saj i drejtohet urdhri Pejgamberit tonë, që t'u përmbahet me përpikëri dispozitave të sheriatit islam, të jetë i durueshëm, i qëndrueshëm dhe i fortë ndaj vështirësive, që do t'i paraqiten gjatë jetës për në rrugën e Zotit.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.