9. Tevbe · ajete 17–18

سورة التوبة
17

مَا كَانَ لِلۡمُشۡرِكِينَ أَن يَعۡمُرُواْ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ شَٰهِدِينَ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِم بِٱلۡكُفۡرِۚ أُوْلَٰٓئِكَ حَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ وَفِي ٱلنَّارِ هُمۡ خَٰلِدُونَ

Ma kane lilmushrikine ‘en ja’muru mesaxhidel-lahi shahidine ‘ala ‘enfusihim bil-kufri ‘ula’ike hebitet ‘a’maluhum we fi en-nari hum halidune

Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhamitë e All-llahut, duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.

18

إِنَّمَا يَعۡمُرُ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ مَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَأَقَامَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَى ٱلزَّكَوٰةَ وَلَمۡ يَخۡشَ إِلَّا ٱللَّهَۖ فَعَسَىٰٓ أُوْلَٰٓئِكَ أَن يَكُونُواْ مِنَ ٱلۡمُهۡتَدِينَ

‘Innema ja’muru mesaxhidel-lahi men ‘amene billahi wel-jewmil-’ahiri we ‘ekame es-selæte we ‘ata ez-zekæte we lem jehshe ‘illallahe fe’asa ‘ula’ike ‘en jekunu minel-muhtedine

E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Disa besimtarë në Meke nuk arritën të shpërngulen me kohë në Medinë, për shkak