9. Tevbe · Ajeti 19

سورة التوبة
Përkthimi Sherif Ahmeti
19

۞ أَجَعَلۡتُمۡ سِقَايَةَ ٱلۡحَآجِّ وَعِمَارَةَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ كَمَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَجَٰهَدَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۚ لَا يَسۡتَوُۥنَ عِندَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdestarinë ndaj xhamisë së shenjtë, si besimin e atij që i besoi All-llahut dhe ditës së fundit dhe që luftoi në rrugën e All-llahut? Jo, ato nuk janë të barabarta te All-llahu. Popullin mizor All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pesë ajetet e para të kësaj sure janë pjesa e parë e Kuranit, që filloi t’i shpallej Muhamedit a.s. për herë të parë, kur gjendej në shpellën Hira dhe kur i erdhi Xhibrili e i tha:”Ikre...!” Muhamedi a.s. u urdhërua të lexojë i ndihmuar prej Zotit, që krijoi çdo send e çdo qenie në ekzistencë: njeriun e krijoi prej një pike uji, që më vonë bëhet si gjak i ngjizur e i ngjitur në mitrën e nënës, qelizë aq e vogël, saqë nuk mund të shihet ndryshe, pos me ndonjë mikroskop shumë të saktë. Lexo e mos u frikëso, se je në dorë të Zotit tënd, që është i Butë, i Mëshirshëm, Dhurues i madh, i cili e mësoi njeriun të shkruajë me laps, dhe e mësoi për të gjitha çështjet, që janë në dobi të tij. Shihet qartë se penda e dituria janë simbole të Fesë Islame e tjetër gjë është se sa i përmbahen njerëzit kësaj begatie. Rreziku më i madh për njeriun është se kur ai e ndien veten të pavarur, për shkak se ka pasuri, fëmijë, pozitë etj., ai e lëshon rrugën e drejtë, kalon normat e moralit njerëzor dhe bëhet arrogant, mendjemadh, pra në vend që të bëhet edhe më intelegjent ai shndërrohet në rebel. Kuptohet, jo secili, por duhet të ruhemi nga një gjendje e tillë dhe ne duhet ta dimë, se do të kthehen patjetër te Zoti e jo diku tjetër. Robi që përmendet duke u falur është Muhamedi a.s., e ai që e pengonte është Ebu Xhehli. I mallkuari Ebu Xhehli një ditë iu thotë shokëve të vet: “A po e shihni Muhamedin duke ulur fytyrën pranë jush?”- Ata i thanë: “Po”,- atëherë ai iu tha: “Pasha Latin dhe Uzanë, nëse e shoh kah falet, kam për ta shkelur në qafë e për t’ia shtënë fytyrën në dhe”. Shkoi një ditë dhe e gjeti Muhamedin a.s. duke u falur; iu afrua ta shkelë, kur ja, e panë duke u zmbrapsur e duke u mbrojtur me duar. Shokët e pyetën: -”Ç’të gjeti?” Ai iu tha: “Gati rashë në një humnerë plot zjarr”. Pejgamberi a.s. tha: “Sikur të më afrohej do ta shkyenin engjëjt!” Pejgamberi i lutej Zotit, ftonte për në rrugë të drejtë, mësonte për morale të lartë, e ai Ebu Xhehli, edhe përgënjeshtronte, edhe nuk besonte. Dënimi për të do të jetë i veçantë, do të rrëmbehet për flokësh dhe me vrull do të hidhet në zjarr, e atëherë le t’i thërrasë ithtarët e vet për ta shpëtuar, por aty do të jenë zebanitë, engjëjt më të ashpër, kujdestarë të zjarrit të xhehenemit. Edhe një herë paska kaluar pranë Muhamedit a.s., kur ai ishte duke u falur, e ai, Ebu Xhehli i paska thënë: “A nuk të kam thënë, që të mos falesh haptas?” Pejgamberi i përgjigjet ashpër, e Ebu Xhehli i tha: “Ku e merr atë guxim