Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la tettehidhu ‘aba’ekum we ‘ihwanekum ‘ewlija’e ‘ini estehebbul-kufre ‘alel-’imani we men jetewellehum minkum fe’ula’ike humu edh-dhalimune
O ju që besuat, mos u ofroni miqësi (dashuri) prindërve tuaj, as vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë mosbesimin kundër besimit. E kush prej jush miqësohet me ta, ata janë mizorë.
Kul ‘in kane ‘aba’uukum we ‘ebna’uukum we ‘ihwanukum we ‘ezwaxhukum we ‘ashiretukum we ‘emwalun ektereftumuha we tixharetun tehshewne kesadeha we mesakinu terdewneha ‘ehebbe ‘ilejkum minel-lahi we resulihi we xhihadin fi sebilihi feterebbesu hetta je’tijel-lahu bi’emrihi wel-lahu la jehdil-kawmel-fasikine
Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur".
Lekad neserekumu Ellahu fi mewatine kethiretin we jewme hunejnin ‘idh ‘a’xhebetkum kethretukum felem tugni ‘ankum shej’æn we dakat ‘alejkumul-’erdu bima rehubet thumme wellejtum mudbirine
Nuk ka dyshim se All-llahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, e edhe në ditën e Hunejnit, kur juve ju mahniti numri i madh, i cili nuk ju vlejti asgjë, dhe me gjerësinë e saj që e kishte toka u ngushtua për ju, pastaj ju u zbrapsët (ikët).
Thumme ‘enzelel-lahu sekinetehu ‘ala resulihi we ‘alel-mu’uminine we ‘enzele xhunudæn lem terewha we ‘adhdhebel-ledhine keferu we dhelike xheza’ul-kafirine
Pastaj All-llahun zbriti qetësinë e vet në të dërguarin e Tij dhe në besimtarë, zbriti një ushtri që ju nuk e patë, i dënoi ata që mohuan, e ai ishte ndëshkim ndaj mosbesimtarëve.
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘innemal-mushrikune nexhesun fela jekrebul-mesxhidel-herame ba’de ‘amihim hadha we ‘in hiftum ‘ajleten fesewfe jugnikumu Ellahu min fedlihi ‘in sha’e ‘innall-llahe ‘alimun hekimun
O ju që besuat, vërtet idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë. Nëse i frikësoheni skamjes, All-llahu me dëshirën e vet do t'ju pasurojë me mirësitë e Tij. All-llahu është i gjithëdijshëm, është i urtë.
Katilul-ledhine la ju’uminune billahi we la bil-jewmil-’ahiri we la juherrimune ma herremel-lahu we resuluhu we la jedinune dinel-hekki minel-ledhine ‘utul-kitabe hetta ju’tul-xhizjete ‘an jedin we hum sagirune
Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.
We kaletil-jehudu ‘uzejrun ebnu Ellahi we kaleti en-nesaral-mesihu ebnu Ellahi dhalike kawluhum bi’efwahihim judahi’une kawlel-ledhine keferu min kablu katelehumu Ellahu ‘enna ju’ufekune
E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
Ettehadhu ‘ehbarehum we ruhbanehum ‘erbabæn min duni Ellahi wel-mesihe ebne merjeme we ma ‘umiru ‘illa lija’budu ‘ilehæn wahidæn la ‘ilahe ‘illa huwe subhanehu ‘amma jushrikune
Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.
Huwel-ledhi ‘ersele resulehu bil-huda we dinil-hekki lijudhhirehu ‘ala ed-dini kullihi we lew kerihel-mushrikune
Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur u lejua Pejgamberi a.s. të bëjë hixhret, i thirri edhe shokët që të shpërngulen dhe ta praktikojnë lirisht besimin islam. U shpërngulën edhe shokët, por pati prej tyre, që për hir të ndonjë të afërmi të mos shpërngulen, e mandej edhe të sprovohen në besimin e vet, pse ndodhte që ndonjë sekret i muslimanëve të zbulohet prej të tillëve. Kurani nuk e ndalon lidhjen e farefisnisë, nëse ajo nuk shkon në dëm të fesë, e nëse po, atëherë përparësi ka feja e jo farefisi. Pasi shkëputja e marrëveshjeve me mushrikët shpallet haptazi, pati të atillë që u frikësuan për çështjet e jetesës etj. Zoti xh. sh. ua përkujton ndihmën, që ju ofroi në shumë raste dhe në luftën e Hunejnit, kur muslimanët ishin të shumtë në numër dhe u krenuan për këtë; mirëpo iu doli e kundërta, sepse u thyen derisa në një çast Pejgamberi a.s. mbeti vetëm në sheshin e luftës e Zoti ju dërgoi engjëjt. Idhujtarët shpirtërisht ishin të ndyrë, prandaj iu ndalohet vizita e Qabes pas atij viti, vitit të nëntë. Pati edhe asish, që iu frikësuan skamjes, sepse idhujtarët nuk do të vinin më për tregti, prej së cilës mekasit gjallëronin. Zoti iu premtoi mirësi e furnizim nga begatitë e veta. Ithtarët e Librit jehudi dhe të krishterë janë të obliguar të japin xhizjen. Xhizja ishte një pagesë, që bëhej nga ata që nuk ishin muslimanë, e për ta gëzuar lirinë dhe sigurinë në fe e në jetë në shtetin islam. Të këqijat e tyre ishin se njëra palë thonin për Uzejrin djalë i Zotit, e tjetra për Isain. Ashtu patën thënë më parë disa për melaiket, se ishin bija të Zotit. Sendet që i kishte ndaluar Kurani ata i përdornin si të lejuara. Përpiqeshin që drita e Kuranit, e Fesë Islame të pengohej e të shuhej, por më kot, sepse Zoti kishte vendosur, që ajo të triumfojë mbi të gjitha të tjerat, anipse këtë nuk e dëshironin Ithtarët e Librit e as idhujtarët. dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Ata që e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e Allahut lajmëroji për një dënim të dhembshëm.
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘inne kethiræn minel-’ehbari we er-ruhbani leje’kulune ‘emwale en-nasi bil-batili we jesuddune ‘an sebili Ellahi wel-ledhine jeknizune edh-dhehebe wel-fiddete we la junfikuneha fi sebili Ellahi febeshshirhum bi’adhabin ‘elimin
O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm.
Jewme juhma ‘alejha fi nari xhehenneme fetukwa biha xhibahuhum we xhunubuhum we dhuhuruhum hadha ma keneztum li’nfusikum fedhuku ma kuntum teknizune
"Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t'u thuhet): "Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!
Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu është me ata që ruhen (të këqijave).
‘Innema en-nesi’u zijadetun fil-kufri judellu bihil-ledhine keferu juhillunehu ‘amæn we juherrimunehu ‘amæn lijuwati’u ‘iddete ma herremel-lahu fejuhillu ma herremel-lahu zujjine lehum su’u ‘a’malihim wel-lahu la jehdil-kawmel-kafirine
E shtyrja (e një muaji në vend të një tjetri) nuk është tjetër vetëm se një rritje e mosbesimit, që me të edhe më shumë humbin ata që mohuan, pse në një vit e bëjnë të lejuar atë (muajin e shenjtë), e në një vit të ndaluar (të shenjtë), e për të përputhur numrin që All-llahu i bëri të shenjtë dhe me atë e bëjnë të lejuar atë që All-llahu e ndaloi. Atyre u janë hijeshuar veprat e tyre të këqija. Po, All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin mohues.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.