9. Tevbe · ajete 29–35

سورة التوبة
29

قَٰتِلُواْ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَلَا بِٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَلَا يُحَرِّمُونَ مَا حَرَّمَ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَلَا يَدِينُونَ دِينَ ٱلۡحَقِّ مِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ حَتَّىٰ يُعۡطُواْ ٱلۡجِزۡيَةَ عَن يَدٖ وَهُمۡ صَٰغِرُونَ

Katilul-ledhine la ju’uminune billahi we la bil-jewmil-’ahiri we la juherrimune ma herremel-lahu we resuluhu we la jedinune dinel-hekki minel-ledhine ‘utul-kitabe hetta ju’tul-xhizjete ‘an jedin we hum sagirune

Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.

30

وَقَالَتِ ٱلۡيَهُودُ عُزَيۡرٌ ٱبۡنُ ٱللَّهِ وَقَالَتِ ٱلنَّصَٰرَى ٱلۡمَسِيحُ ٱبۡنُ ٱللَّهِۖ ذَٰلِكَ قَوۡلُهُم بِأَفۡوَٰهِهِمۡۖ يُضَٰهِـُٔونَ قَوۡلَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَبۡلُۚ قَٰتَلَهُمُ ٱللَّهُۖ أَنَّىٰ يُؤۡفَكُونَ

We kaletil-jehudu ‘uzejrun ebnu Ellahi we kaleti en-nesaral-mesihu ebnu Ellahi dhalike kawluhum bi’efwahihim judahi’une kawlel-ledhine keferu min kablu katelehumu Ellahu ‘enna ju’ufekune

E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!

31

ٱتَّخَذُوٓاْ أَحۡبَارَهُمۡ وَرُهۡبَٰنَهُمۡ أَرۡبَابٗا مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَٱلۡمَسِيحَ ٱبۡنَ مَرۡيَمَ وَمَآ أُمِرُوٓاْ إِلَّا لِيَعۡبُدُوٓاْ إِلَٰهٗا وَٰحِدٗاۖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ سُبۡحَٰنَهُۥ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

Ettehadhu ‘ehbarehum we ruhbanehum ‘erbabæn min duni Ellahi wel-mesihe ebne merjeme we ma ‘umiru ‘illa lija’budu ‘ilehæn wahidæn la ‘ilahe ‘illa huwe subhanehu ‘amma jushrikune

Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.

32

يُرِيدُونَ أَن يُطۡفِـُٔواْ نُورَ ٱللَّهِ بِأَفۡوَٰهِهِمۡ وَيَأۡبَى ٱللَّهُ إِلَّآ أَن يُتِمَّ نُورَهُۥ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡكَٰفِرُونَ

Juridune ‘en jutfi’u nurel-lahi bi’efwahihim we je’ballahu ‘illa ‘en jutimme nurehu we lew kerihel-kafirune

Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë.

33

هُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلۡهُدَىٰ وَدِينِ ٱلۡحَقِّ لِيُظۡهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُشۡرِكُونَ

Huwel-ledhi ‘ersele resulehu bil-huda we dinil-hekki lijudhhirehu ‘ala ed-dini kullihi we lew kerihel-mushrikune

Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur u lejua Pejgamberi a.s. të bëjë hixhret, i thirri edhe shokët që të shpërngulen dhe ta praktikojnë lirisht besimin islam. U shpërngulën edhe shokët, por pati prej tyre, që për hir të ndonjë të afërmi të mos shpërngulen, e mandej edhe të sprovohen në besimin e vet, pse ndodhte që ndonjë sekret i muslimanëve të zbulohet prej të tillëve. Kurani nuk e ndalon lidhjen e farefisnisë, nëse ajo nuk shkon në dëm të fesë, e nëse po, atëherë përparësi ka feja e jo farefisi. Pasi shkëputja e marrëveshjeve me mushrikët shpallet haptazi, pati të atillë që u frikësuan për çështjet e jetesës etj. Zoti xh. sh. ua përkujton ndihmën, që ju ofroi në shumë raste dhe në luftën e Hunejnit, kur muslimanët ishin të shumtë në numër dhe u krenuan për këtë; mirëpo iu doli e kundërta, sepse u thyen derisa në një çast Pejgamberi a.s. mbeti vetëm në sheshin e luftës e Zoti ju dërgoi engjëjt. Idhujtarët shpirtërisht ishin të ndyrë, prandaj iu ndalohet vizita e Qabes pas atij viti, vitit të nëntë. Pati edhe asish, që iu frikësuan skamjes, sepse idhujtarët nuk do të vinin më për tregti, prej së cilës mekasit gjallëronin. Zoti iu premtoi mirësi e furnizim nga begatitë e veta. Ithtarët e Librit jehudi dhe të krishterë janë të obliguar të japin xhizjen. Xhizja ishte një pagesë, që bëhej nga ata që nuk ishin muslimanë, e për ta gëzuar lirinë dhe sigurinë në fe e në jetë në shtetin islam. Të këqijat e tyre ishin se njëra palë thonin për Uzejrin djalë i Zotit, e tjetra për Isain. Ashtu patën thënë më parë disa për melaiket, se ishin bija të Zotit. Sendet që i kishte ndaluar Kurani ata i përdornin si të lejuara. Përpiqeshin që drita e Kuranit, e Fesë Islame të pengohej e të shuhej, por më kot, sepse Zoti kishte vendosur, që ajo të triumfojë mbi të gjitha të tjerat, anipse këtë nuk e dëshironin Ithtarët e Librit e as idhujtarët. dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Ata që e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e Allahut lajmëroji për një dënim të dhembshëm.
34

۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلۡأَحۡبَارِ وَٱلرُّهۡبَانِ لَيَأۡكُلُونَ أَمۡوَٰلَ ٱلنَّاسِ بِٱلۡبَٰطِلِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۗ وَٱلَّذِينَ يَكۡنِزُونَ ٱلذَّهَبَ وَٱلۡفِضَّةَ وَلَا يُنفِقُونَهَا فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَبَشِّرۡهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٖ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘inne kethiræn minel-’ehbari we er-ruhbani leje’kulune ‘emwale en-nasi bil-batili we jesuddune ‘an sebili Ellahi wel-ledhine jeknizune edh-dhehebe wel-fiddete we la junfikuneha fi sebili Ellahi febeshshirhum bi’adhabin ‘elimin

O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm.

35

يَوۡمَ يُحۡمَىٰ عَلَيۡهَا فِي نَارِ جَهَنَّمَ فَتُكۡوَىٰ بِهَا جِبَاهُهُمۡ وَجُنُوبُهُمۡ وَظُهُورُهُمۡۖ هَٰذَا مَا كَنَزۡتُمۡ لِأَنفُسِكُمۡ فَذُوقُواْ مَا كُنتُمۡ تَكۡنِزُونَ

Jewme juhma ‘alejha fi nari xhehenneme fetukwa biha xhibahuhum we xhunubuhum we dhuhuruhum hadha ma keneztum li’nfusikum fedhuku ma kuntum teknizune

"Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t'u thuhet): "Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!