9. Tevbe · ajete 3–5

سورة التوبة
3

وَأَذَٰنٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦٓ إِلَى ٱلنَّاسِ يَوۡمَ ٱلۡحَجِّ ٱلۡأَكۡبَرِ أَنَّ ٱللَّهَ بَرِيٓءٞ مِّنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ وَرَسُولُهُۥۚ فَإِن تُبۡتُمۡ فَهُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡۖ وَإِن تَوَلَّيۡتُمۡ فَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّكُمۡ غَيۡرُ مُعۡجِزِي ٱللَّهِۗ وَبَشِّرِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ

We ‘edhanun minel-lahi we resulihi ‘ila en-nasi jewmel-hexhxhil-’ekberi ‘ennel-lahe beri’un minel-mushrikine we resuluhu fe’in tubtum fehuwe hajrun lekum we ‘in tewellejtum fa’lemu ‘ennekum gajru mu’xhizi Ellahi we beshshiril-ledhine keferu bi’adhabin ‘elimin

Dhe (ky është) një kumtim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij drejtuar të gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se All-llahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i dërguari i Tij. Po nëse pendoheni, do të jetë më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinën (rrugës së drejtë), ta dini se nuk mund t'i shpëtoni (ndjekjes së) All-llahut. E, ti përgëzoi ata që mohuan me një dënim të padurueshëm.

4

إِلَّا ٱلَّذِينَ عَٰهَدتُّم مِّنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ثُمَّ لَمۡ يَنقُصُوكُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَمۡ يُظَٰهِرُواْ عَلَيۡكُمۡ أَحَدٗا فَأَتِمُّوٓاْ إِلَيۡهِمۡ عَهۡدَهُمۡ إِلَىٰ مُدَّتِهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُتَّقِينَ

‘Illal-ledhine ‘ahedttum minel-mushrikine thumme lem jenkusukum shej’æn we lem judhahiru ‘alejkum ‘ehedæn fe’etimmu ‘ilejhim ‘ahdehum ‘ila muddetihim ‘innall-llahe juhibbul-muttekine

Pos atyre idhujtarëve me të cilët keni lidhur marrëveshje, e të cilët nuk ju kanë shmangur asgjë dhe nuk e kanë ndihmuar askënd kundër jush, pra, edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar. S'ka dyshim se All-llahu i do të devotshmit.

5

فَإِذَا ٱنسَلَخَ ٱلۡأَشۡهُرُ ٱلۡحُرُمُ فَٱقۡتُلُواْ ٱلۡمُشۡرِكِينَ حَيۡثُ وَجَدتُّمُوهُمۡ وَخُذُوهُمۡ وَٱحۡصُرُوهُمۡ وَٱقۡعُدُواْ لَهُمۡ كُلَّ مَرۡصَدٖۚ فَإِن تَابُواْ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُاْ ٱلزَّكَوٰةَ فَخَلُّواْ سَبِيلَهُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Fe’idha enselehal-’esh/hurul-hurumu faktulul-mushrikine hejthu wexhedtumuhum we hudhuhum we ehsuruhum wak’udu lehum kulle mersedin fe’in tabu we ‘ekamu es-selæte we ‘atew ez-zekæte fehallu sebilehum ‘innall-llahe gafurun Rehimun

E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t'i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshirues.