9. Tevbe · ajete 47–48

سورة التوبة
47

لَوۡ خَرَجُواْ فِيكُم مَّا زَادُوكُمۡ إِلَّا خَبَالٗا وَلَأَوۡضَعُواْ خِلَٰلَكُمۡ يَبۡغُونَكُمُ ٱلۡفِتۡنَةَ وَفِيكُمۡ سَمَّٰعُونَ لَهُمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِٱلظَّٰلِمِينَ

Lew harexhu fikum ma zadukum ‘illa habalæn we le’ewda’u hilalekum jebgunekumul-fitnete we fikum semma’une lehum wel-lahu ‘alimun bidh-dhalimine

Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t'ju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejtë do ta përçanin mesin tuaj, duke kërkuar t'ju turbullojnë. E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. All-llahu i di shumë mirë hipokritët.

48

لَقَدِ ٱبۡتَغَوُاْ ٱلۡفِتۡنَةَ مِن قَبۡلُ وَقَلَّبُواْ لَكَ ٱلۡأُمُورَ حَتَّىٰ جَآءَ ٱلۡحَقُّ وَظَهَرَ أَمۡرُ ٱللَّهِ وَهُمۡ كَٰرِهُونَ

Lekadi ebtegawl-fitnete min kablu we kallebu lekel-’umure hetta xha’el-hekku we dhehere ‘emru Ellahi we hum karihune

Ata edhe më parë tentuan përçarjen tuaj, t'i ngatërruan ty çështjet derisa të erdhi e vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i All-llahut, përkundër asaj që ata e urrenin.