9. Tevbe · Ajeti 57

سورة التوبة
Përkthimi Sherif Ahmeti
57

لَوۡ يَجِدُونَ مَلۡجَـًٔا أَوۡ مَغَٰرَٰتٍ أَوۡ مُدَّخَلٗا لَّوَلَّوۡاْ إِلَيۡهِ وَهُمۡ يَجۡمَحُونَ

Sikur të gjenin ndonjë vendstrehim, ndonjë shpellë a ndonjë vrimë, ata do të shkonin aty me vrapim.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Hipokritët betoheshin në Allahun, se do të kishin shkuar në luftë me Pejgamberin a.s., sikur të kishin pasur mundësi, mirëpo vetë fakti se ata nuk kishin bërë farë për - gatitjeje tregon se ata gënjenin. Zoti xh. sh. e dinte, se prej hipokritëve nuk pritej ndonjë e mirë për muslimanët, sepse edhe sikur të shkonin në luftë, ata më shumë do t’u sillnin kokëçarje muslimanëve, sikundër ju solli në luftën e Uhudit Ibni Ubeje, kreu i munafikëve kur u kthye me një grup njerëzish dhe ashtu shkaktoi një farë përçarje dhe mungesë gatishmërie në radhët e muslimanëve. Prandaj edhe thuhet në këtë ajet, se Allahu nuk e dëshiroi shkuarjen e tyre, deshi t’i damkosë me hipokrizinë e tyre, i përqeshi duke ju thënë të rrinë me të