We lew ‘ennehum redu ma ‘atahumu Ellahu we resuluhu we kalu hesbunallahu seju’utinallahu min fedlihi we resuluhu ‘inna ‘ila Ellahi ragibune
E sikur të kënaqeshin me atë që ua dha All-llahu dhe i dërguari i Tij, e të thonin: "Neve na mjafton All-llahu, All-llahu do të na furnizojë nga të mirat e Tij, e edhe i dërguari i Tij, dhe se vetëm te All-llahu e mbështesim dëshirën (do të ishte shumë më mirë për ta)".
‘Innema es-sedekatu lilfukara’i wel-mesakini wel-’amiline ‘alejha wel-mu’uellefeti kulubuhum we fi er-rikabi wel-garimine we fi sebili Ellahi we eibni es-sebili ferideten minel-lahi wel-lahu ‘alimun hekimun
All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t'ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s'kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.
We minhumul-ledhine ju’udhune en-nebije we jekulune huwe ‘udhunun kul ‘udhunu hajrin lekum ju’uminu billahi we ju’uminu lilmu’uminine we rehmetun lilledhine ‘amenu minkum wel-ledhine ju’udhune resulel-lahi lehum ‘adhabun ‘elimun
Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: "Ai është bërë vesh (beson çka dëgjon)". Thuaj: "Ai është vesh i të mirës suaj (dëgjon të mirën dhe vepron e jo të keqen), ai beson All-llahun (çka i thotë), u zë besë besimtarëve dhe është mëshirues për ata që besuan nga mesi juaj, e ata që nuk e lënë të qetë të dërguarin e All-llahut, ata kanë dënim të dhembshëm".
Ata ju betohen (muslimanëve) në All-llahun për t'ju bërë juve të kënaqur (se s'kanë qëllime të këqija), e më e drejtë është që ata të bëjnë të kënaqur All-llahun dhe të dërguarin e Tij (me adhurim dhe vepra të sinqerta) nëse vërtet janë besimtarë.
‘Elem ja’lemu ‘ennehu men juhadidi Ellahe we resulehu fe’enne lehu nare xhehenneme halidæn fiha dhalikel-hizjul-’adhimu
A nuk e ditën ata se kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, atij i është caktuar zjarri i xhehennemit, ku do të jenë përjetë, e ky është ai poshtërimi i madh.
Jehdherul-munafikune ‘en tunezzele ‘alejhim suretun tunebbi’uhum bima fi kulubihim kuli estehzi’u ‘innall-llahe muhrixhun ma tehdherune
Hipokritët kanë dro se do të zbritet ndonjë kaptinë që do të nxjerrë në shesh atë që kanë në zemrat e tyre. Thuaj: "Ani, talluni!" All-llahu do ta zbulojë atë që i frikësoheni.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu i Plotfuqishëm, të cilit i lutet çdo qenie dhe gjësend është Ai, që e krijoi njeriun dhe i dha formën më të bukur. Nëse thuhet se ndonjë njeri nuk është i bukur, ajo ka të bëjë me krahasimin e tij me dikë që është më i bukur, por në realitet edhe ai është më i bukuri i krijesave të tjera. Me gjithë faktin se Zoti e krijoi njeriun të bukur shumica e njerëzve janë jomirënjohës e mohues, seç janë besimtarë; prandaj edhe në ajetin në fjalë përmenden më parë jobesimtarët. Dija e Allahut përfshin çdo send, edhe atë që njeriu e fsheh, por edhe atë që e ka në zemër. Besimi në ringjallje është shumë me rëndësi, prandaj urdhërohet Pejgamberi a.s., që të betohet për vërtetësinë e saj, në mënyrë që njerëzit ta besojnë Zotin, Pejgamberin, Kuranin, sepse për çdo vepër, e vogël qoftë ose e madhe, njerëzit do të njihen për të në Ditën e Kijametit. Tegabun është një nga emrat e Ditës së Kijametit, nga vetë përbërja e këtij infinitivi kuptohet një farë ndërsjellje mes njerëzve, si në marrëdhënie, në shitblerje etj., njëri fiton e tjetri humb, njëri mashtrohet e tjetri jo. Këtu është fjala, se në Ditën e Gjykimit do të dalë në shesh, se kush është mashtruar, kuptohet ai që e shiti Ahiretin e përjetshëm për pak kohë të kësaj dynjaje.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.