9. Tevbe · Ajeti 64

سورة التوبة
Përkthimi Sherif Ahmeti
64

يَحۡذَرُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ أَن تُنَزَّلَ عَلَيۡهِمۡ سُورَةٞ تُنَبِّئُهُم بِمَا فِي قُلُوبِهِمۡۚ قُلِ ٱسۡتَهۡزِءُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ مُخۡرِجٞ مَّا تَحۡذَرُونَ

Hipokritët kanë dro se do të zbritet ndonjë kaptinë që do të nxjerrë në shesh atë që kanë në zemrat e tyre. Thuaj: "Ani, talluni!" All-llahu do ta zbulojë atë që i frikësoheni.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu i Plotfuqishëm, të cilit i lutet çdo qenie dhe gjësend është Ai, që e krijoi njeriun dhe i dha formën më të bukur. Nëse thuhet se ndonjë njeri nuk është i bukur, ajo ka të bëjë me krahasimin e tij me dikë që është më i bukur, por në realitet edhe ai është më i bukuri i krijesave të tjera. Me gjithë faktin se Zoti e krijoi njeriun të bukur shumica e njerëzve janë jomirënjohës e mohues, seç janë besimtarë; prandaj edhe në ajetin në fjalë përmenden më parë jobesimtarët. Dija e Allahut përfshin çdo send, edhe atë që njeriu e fsheh, por edhe atë që e ka në zemër. Besimi në ringjallje është shumë me rëndësi, prandaj urdhërohet Pejgamberi a.s., që të betohet për vërtetësinë e saj, në mënyrë që njerëzit ta besojnë Zotin, Pejgamberin, Kuranin, sepse për çdo vepër, e vogël qoftë ose e madhe, njerëzit do të njihen për të në Ditën e Kijametit. Tegabun është një nga emrat e Ditës së Kijametit, nga vetë përbërja e këtij infinitivi kuptohet një farë ndërsjellje mes njerëzve, si në marrëdhënie, në shitblerje etj., njëri fiton e tjetri humb, njëri mashtrohet e tjetri jo. Këtu është fjala, se në Ditën e Gjykimit do të dalë në shesh, se kush është mashtruar, kuptohet ai që e shiti Ahiretin e përjetshëm për pak kohë të kësaj dynjaje.