9. Tevbe · ajete 73–77

سورة التوبة
73

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ جَٰهِدِ ٱلۡكُفَّارَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱغۡلُظۡ عَلَيۡهِمۡۚ وَمَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

Ja ‘ejjuha en-nebiju xhahidil-kuffare wel-munafikine we egludh ‘alejhim we me’wahum xhehennemu we bi’sel-mesiru

O Pejgamber, luftoi jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rrept ndaj tyre - vendi i tyre është xhehennemi që është përfundimi më i keq.

74

يَحۡلِفُونَ بِٱللَّهِ مَا قَالُواْ وَلَقَدۡ قَالُواْ كَلِمَةَ ٱلۡكُفۡرِ وَكَفَرُواْ بَعۡدَ إِسۡلَٰمِهِمۡ وَهَمُّواْ بِمَا لَمۡ يَنَالُواْۚ وَمَا نَقَمُوٓاْ إِلَّآ أَنۡ أَغۡنَىٰهُمُ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ مِن فَضۡلِهِۦۚ فَإِن يَتُوبُواْ يَكُ خَيۡرٗا لَّهُمۡۖ وَإِن يَتَوَلَّوۡاْ يُعَذِّبۡهُمُ ٱللَّهُ عَذَابًا أَلِيمٗا فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۚ وَمَا لَهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ

Jehlifune billahi ma kalu we lekad kalu kelimetel-kufri we keferu ba’de ‘islamihim we hemmu bima lem jenalu we ma nekamu ‘illa ‘en ‘egnahumu Ellahu we resuluhu min fedlihi fe’in jetubu jeku hajræn lehum we ‘in jetewellew ju’adhdhibhumu Ellahu ‘adhabæn ‘elimæn fi ed-dunja wel-’ahireti we ma lehum fil-’erdi min we lijin we la nesirin

Ata betohen në All-llahun se nuk kanë thënë (asgjë të keqe), e në të vërtetë kanë thënë fjalë që nuk përkojnë me besimin, dhe pasi patën shprehur besimin ata e mohuan dhe u përpoqën për atë (mbytjen e Pejgamberit) që nuk e arritën. Ata nuk urrejnë për tjetër pos pse All-llahu nga mirësitë e Tij dhe i dërguari i Tij i begatoi ata. Nëse ata pendohen do të jetë më mirë për ta, e nëse refuzojnë, All-llahu i dënon me një dënim të dhembshëm si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. E në këtë rruzull të tokës nuk ka për ta as mbrojtës, e as ndihmës.

75

۞ وَمِنۡهُم مَّنۡ عَٰهَدَ ٱللَّهَ لَئِنۡ ءَاتَىٰنَا مِن فَضۡلِهِۦ لَنَصَّدَّقَنَّ وَلَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

We minhum men ‘ahedel-lahe le’in ‘atana min fedlihi lenesseddekanne we lenekunenne mine es-salihine

E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën All-llahut që: "Nëse na jep (All-llahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve".

76

فَلَمَّآ ءَاتَىٰهُم مِّن فَضۡلِهِۦ بَخِلُواْ بِهِۦ وَتَوَلَّواْ وَّهُم مُّعۡرِضُونَ

Felemma ‘atahum min fedlihi behilu bihi we tewellew we hum mu’ridune

Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsën nga respekti ndaj All-llahut.

77

فَأَعۡقَبَهُمۡ نِفَاقٗا فِي قُلُوبِهِمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ يَلۡقَوۡنَهُۥ بِمَآ أَخۡلَفُواْ ٱللَّهَ مَا وَعَدُوهُ وَبِمَا كَانُواْ يَكۡذِبُونَ

Fe’a’kabehum nifakæn fi kulubihim ‘ila jewmi jelkawnehu bima ‘ehlefu Ellahe ma we’aduhu we bima kanu jekdhibune

Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë.