← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

9. Tevbe · Ajeti 81 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 9:79–9:89

Për përgatitje të luftës në Tebuk, myslimanët dhanë sasi të mëdha të pasurisë së vet, dhanë edhe ata që nuk kishin aq mundësi, vetëm që të mos ndaheshin nga vëllezërit e tyre. Hipokritët për ata që dhanë shumë thonin: Japin për autoritet, kurse për ata që dhanë pak: Zoti nuk ka nevojë për një dhënie të tillë.

Thuhet: Kur vdiq Ibni Ubejj ibni Selul, kreu i munafikëve në Medinë, vjen djali i tij, Abdullahu, që ishte sahabij shumë i mirë dhe kërkoi prej Pejgamberit t'i japë këmishën e vet për ta mbështjellur babain e tij në vend të qefinit. Pejgamberi ia dha. Pastaj, lut Pejgamberin t'ia falë xhenazën. Pejgamberi ngritet t'ia falë, e Ymeri thotë: O i dërguar i Allahut A munafikut më të përbetuar i i fal xhenazën"'" Pejgamberi ia ktheu: Largohu Ymer, Zoti më tha: kërko ose mos kërko... e unë po shfrytëzoj të parën: kërko falje...t Ia fali xhenazën, e përcolli dhe u ngrit mbi varrin e tij. Por nuk shkoi shumë e u shpall ajeti: 84, sipas së cilit ndërpriten të gjitha lidhjet me munafikët.

Fjala shtatëdhjetë, nuk është numër i kufizuar, por arabët kishin adet të thonin për diçka shumë, I shtatëdhjetë herë, sikur që kemi zakon të themi në: njëqind herë. Pra, nuk është qëllim numri i caktuar.

Pasi munafikët nuk shkuan me Pejgamberin në momentin më të vështirë në luftë, edhe të tjerëve u thanë të mos shkojnë, pastaj u tallën me besimtarët, Allahu tha: qeshni në këtë dynja, por kjo është kohë e shkurtër, keni për të qarë në Ahiret pa pushim.

Në Medinë kishin mbetur pa shkuar në luftë edhe disa besimtarë, me arsye dhe me lejen e Pejgamberit, por për ata që kishin bërë gënjeshtër, Allahu e urdhëroi Pejgamberin që të mos i pranojë të shkojnë me të kurrë, edhe nëse kërkojnë. Dhe kështu, me munafikët e Medinës këputen të gjitha marrëdhëniet, madje edhe ato shpirtërore.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 9:81–9:82

Allahu i Lartësuar na tregon për munafikët, të cilët nuk shkuan së bashku me shokët e Profetit të Allahut në luftën e Tebukut. Jo vetëm që nuk shkuan, por ata shprehën edhe gëzim që iu shmangën pjesëmarrjes në luftë. Allahu thotë: - Ata që qëndruan pas (në luftën e Tebukut) u gëzuan për qëndrimin e tyre pas të Dërguarit të Allahut dhe nuk dëshironin që të luftonin me pasuritë dhe vetet e tyre në rrugën e Allahut. - Ata nuk donin të shkonin në këtë luftë dhe, përveç kësaj, i thanë njëri-tjetrit: - Ata thanë: “Mos dilni në vapë!” - Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit të Tij dhe e urdhëron që t'u thotë atyre të mjerëve: - Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit e ka vapën edhe më të fortë”, nëse kuptojnë! – Zjarri i Xhehenemit, ku do të përfundojnë për kundërshtimin e tyre, e ka të nxehtin më të madh e më përvëlues sesa vapa, së cilës iu shmangën në këtë botë. Imam Maliku sjell hadithin nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 1398. “Zjarri që ndezin bijtë e Ademit në këtë botë është veçse një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të Xhehenemit.” Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut, edhe ajo pjesë do të ishte e mjaftueshme si ndëshkim!” Ai tha: “Në fakt, zjarri i Xhehenemit është 69 herë më i fortë se zjarri i dynjasë.” Ky hadith është në dy Sahih-ët, i ardhur prej Malikut. Ndërsa El

Eameshi sjell hadithin nga Nu'man Ibn Beshiri, se Profeti i Allahut ka thënë: 1399. “Njeriu me dënimin më të vogël në Ditën e Kijametit është ai që do të ketë dy nallane me lidhëse zjarri, nga të cilat do t’i vlojnë trutë, siç vlon uji në një kazan. Ai mendon se askush nuk po dënohet më dhimbshëm se ai, edhe pse në fakt ai përjeton dënimin më të lehtë në Xhehenem.” Ky hadith gjendet në dy Sahih-ët. Duke përshkruar një pjesë nga dënimi i Xhehenemit, Allahu i Lartësuar thotë: “...atyre që nuk besuan, do t'u qepen rroba prej zjarri dhe mbi kokat e tyre u hidhet ujë i valë. Me atë do t'u digjet (e shkrihet) krejt ç’ka brenda trupit të tyre dhe lëkurat. Për ata janë edhe topuzët e hekurt. Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, do të kthehen me dhunë në të dhe (do t'u thuhet) : “Vuajeni dënimin përvëlues!” [Haxh 19 - 22]. Ndërsa në këtë ajet thotë: “Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit e ka vapën edhe më të fortë”, nëse kuptojnë!” Nëse ata do të kuptonin dhe logjikonin drejt, do të përgjigjeshin kushtrimit të Profetit të Allahut për luftë në rrugën e Allahut edhe në nxehtësinë e kësaj dynjaje, për t’i shpëtuar kështu të nxehtit përvëlues të Xhehenemit, i cili është shumëfish më i nxehtë se ky i dynjasë. Në vijim, Allahu i Lartësuar u drejton një kërcënim munafikëve për atë që vepruan: - Le të qeshin pak e le të qajnë shumë. Ky është shpërblimi për atë që bënë. - Hafidh Ebu Jeala sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku, i cili thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 1400. “O ju njerëz, qani (nga frika për Zotin) e nëse nuk qani, atëherë sforcohuni të qani me zor! Banorët e Zjarrit u rrjedhin lotët lumenj në fytyrat e tyre, lumenj ku do të lundronin edhe anijet. Kur u mbarojnë lotët, u rrjedh gjak, i cili ua bën sytë plagë.” Hadithin e sjell Ibn Maxhe.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 9:81–9:83

- “Ata që qëndruan pas (në luftën e tebukut) u gëzuan për qëndrimin e tyre pas të Dërguarit të Allahut dhe nuk dëshironin që të luftonin me pasuritë dhe vetet e tyre në rrugën e Allahut.” - Munafikët gëzohen për mosmarrjen pjesë në luftë me Profetin. Ata shfaqin mospërfillje për këtë gjynah kaq të madh. Kjo tregon për mosbesimin e tyre në Zotin dhe Profetin e tij. Për këto çështje na tregon vetë Allahu i Madhëruar, i Cili shfaq haptazi atë që gjendet në zemrat e atyre të mjerëve. Ai thotë: "... ata u gëzuan për qëndrimin e tyre pas të Dërguarit të

Allahut...". Gëzimi i tyre është diçka më shumë sesa mospjesëmarrja në luftë, që është gjynah i madh. Po ata që kënaqen se nuk shkojnë në luftë?! Këta të mjerë ndiejnë kënaqësi që nuk i binden Zotit dhe shesin mend mes tyre me diçka të tillë. I Madhëruari na njofton se munafikët nuk dëshironin që të luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e Tij. Kështu janë të mbushura zemrat e tyre, ndryshe nga zemrat e besimtarëve, të cilët, edhe kur janë të justifikuar për mospjesëmarrjen në luftë, trishtohen dhe sytë u lotojnë. Ata nuk e mbajnë dot veten nga dëshira e madhe për të luftuar në rrugën e Zotit dhe për të lartësuar fenë e Tij me pasurinë dhe jetën e tyre. Kjo ndodh me ata, sepse zemrat e tyre janë të mbushura plot iman, shpresë dhe siguri për bamirësinë dhe begatitë e shumta që Zoti u premton. - “Ata thanë: “Mos dilni në vapë!”” - Munafikët thanë se vajtja në luftë në mes të të nxehtit përvëlues ishte tepër e vështirë. Por këta të mjerë i dhanë përparësi rehatisë së përkohshme në jetën e dynjasë, e cila do të marrë fund shumë shpejt, kundrejt kënaqësisë së përhershme në Xhenet. Ata iu druajtën asaj nxehtësie, prej së cilës mund të shpëtosh duke gjetur hije në mbrëmje e mëngjes, por nuk u druajtën nga nxehtësia e atij zjarri, që vetëm Krijuesi ia di fuqinë përvëluese: - “Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit e ka vapën edhe më të fortë.”, nëse kuptojnë.”! - Nëse do të gjykonin drejt dhe të kuptonin realitetin, nuk do ta bënin atë zgjedhje. - “Le të qeshin pak e le të qajnë shumë! Ky është shpërblimi për atë që bënë.” - Le të kënaqen me jetën e kësaj dynjaje të përkohshme, që shpejt do të fanitet e zhduket. Le të kënaqen me bukuritë e saj dhe le të dëfrehen me lojrat e saj, se ndëshkimi i dhimbshëm që i pret do të jetë i madh dhe i gjatë sa përjetësia, si shpërblim për atë që kanë bërë. Ky është shpërblimi për kufrin, hipokrizinë dhe për mosnënshtrimin ndaj Allahut të Madhëruar. - “Nëse Allahu të kthen ty te ndonjë grup i tyre, e ata të kërkojnë leje për të ardhur me ty, thuaju: “Ju nuk do të dilni kurrë me mua dhe kurrë nuk do të luftoni ndonjë armik së bashku me mua!” - Nëse ndodh që të nisesh për ndonjë udhëtim të shkurtër dhe të thjeshtë, dhe këta munafikë të kërkojnë të vijnë me ty, mos i prano, por thuaju: “Ju nuk do të vini kurrë me mua dhe kurrë nuk do të luftoni ndonjë armik së bashku me mua! Allahu i Madhëruar do të na bëjë që të mos kemi nevojë për mbështetjen tuaj.” - “Ju u kënaqët herën e parë që nuk luftuat, prandaj rrini me ata që mbetën pas!” - Ky ajet kuranor i ngjan shumë një ajeti tjetër, ku Allahu i Madhëruar thotë: "Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën).” [En'am 110, 111]. Atij njeriu që i bën bisht zbatimit të urdhrit të Zotit kur i jepet mundësia, nuk i jepet sukses më pas për zbatimin e këtij urdhri. Ky gjykim shërben edhe si masë ndëshkimore poshtëruese për munafikët, që nga besimtarët do të shihen gjithnjë si tradhtarë e gjynahqarë. Ky turp do t’i ndjekë nga pas, në mënyrë të tillë që askush tjetër nuk do të provonte të bënte të njëjtën gjë si ata më prapa.

← Tevbe 9:81