9. Tevbe · Ajeti 89

سورة التوبة
Përkthimi Sherif Ahmeti
89

أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

All-llahu u ka përgatitur atyre xhennete që në to rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai është suksesi i madh.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Për përgatitjet e luftës në Tebuk muslimanët dhanë sasi të mëdha nga pasuria e tyre, dhanë edhe ata që nuk kishin aq mundësi, vetëm që të mos ndaheshin nga vëllezërit e tyre. Hipokritët për ata që dhanë shumë thonin: Japin për autoritet, kurse për ata që dhanë pak: Zoti nuk ka nevojë për një dhënie të tillë. Thuhet: Kur vdiq Ibni Ubeje ibni Seluli, kreu i munafikëve në Medine, vjen djali i tij, Abdullahu, që ishte sahabi shumë i mirë dhe kërkoi prej Pejgamberit a.s. t’i japë këmishën e vet për ta mbështjellur babain e tij në vend të qefinit. Pejgamberi a.s. ia dha. Pastaj e luti Pejgamberin a.s. t’ia falë xhenazen. Pejgamberi ngrihet t’ia falë, e Omeri thotë: O i Dërguar i Allahut! A munafikut më të përbetuar ia fal xhenazen?!...” Pejgamberi a.s. ia ktheu: Largohu Omer, Zoti më tha: Kërko ose mos kërko...- e unë po shfrytëzoj të parën: kërko falje!...- Ia fali xhenazen, e përcolli dhe u ngrit mbi varrin e tij. Por nuk shkoi shumë e u shpall ajeti: 84, sipas të cilit ndërpriten të gjitha lidhjet me munafikët. Fjala shtatëdhjetë, nuk është numër i kufizuar, por arabët e kishin adet të thonin për diçka në shumës, shtatëdhjetë herë, sikur se e kemi zakon ne të themi: njëqind herë. Pra, nuk është si qëllim një numër i caktuar. Pasi munafikët nuk shkuan me Pejgamberin a.s. në momentin më të vështirë në luftë, edhe të tjerëve iu thanë të mos shkojnë, pastaj u tallën me besimtarët, e Allahu tha: Qeshni në këtë dynja, por kjo është kohë e shkurtër, keni për të qarë në Ahiret pa pushim. Në Medine kishin mbetur pa shkuar në luftë edhe disa besimtarë, me arsye dhe me lejen e Pejgamberit a.s., por për ata që kishin thënë gënjeshtra Allahu e urdhëroi Pejgamberin, që të mos i pranojë të shkojnë me të kurrë, edhe nëse kërkojnë. Dhe kështu me munafikët e Medines këputen të gjitha marrëdhëniet, madje edhe ato shpirtërore.