‘E’addel-lahu lehum xhennatin texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha dhalikel-fewzul-’adhimu
All-llahu u ka përgatitur atyre xhennete që në to rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai është suksesi i madh.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Për përgatitjet e luftës në Tebuk muslimanët dhanë sasi të mëdha nga pasuria e tyre, dhanë edhe ata që nuk kishin aq mundësi, vetëm që të mos ndaheshin nga vëllezërit e tyre. Hipokritët për ata që dhanë shumë thonin: Japin për autoritet, kurse për ata që dhanë pak: Zoti nuk ka nevojë për një dhënie të tillë. Thuhet: Kur vdiq Ibni Ubeje ibni Seluli, kreu i munafikëve në Medine, vjen djali i tij, Abdullahu, që ishte sahabi shumë i mirë dhe kërkoi prej Pejgamberit a.s. t’i japë këmishën e vet për ta mbështjellur babain e tij në vend të qefinit. Pejgamberi a.s. ia dha. Pastaj e luti Pejgamberin a.s. t’ia falë xhenazen. Pejgamberi ngrihet t’ia falë, e Omeri thotë: O i Dërguar i Allahut! A munafikut më të përbetuar ia fal xhenazen?!...” Pejgamberi a.s. ia ktheu: Largohu Omer, Zoti më tha: Kërko ose mos kërko...- e unë po shfrytëzoj të parën: kërko falje!...- Ia fali xhenazen, e përcolli dhe u ngrit mbi varrin e tij. Por nuk shkoi shumë e u shpall ajeti: 84, sipas të cilit ndërpriten të gjitha lidhjet me munafikët. Fjala shtatëdhjetë, nuk është numër i kufizuar, por arabët e kishin adet të thonin për diçka në shumës, shtatëdhjetë herë, sikur se e kemi zakon ne të themi: njëqind herë. Pra, nuk është si qëllim një numër i caktuar. Pasi munafikët nuk shkuan me Pejgamberin a.s. në momentin më të vështirë në luftë, edhe të tjerëve iu thanë të mos shkojnë, pastaj u tallën me besimtarët, e Allahu tha: Qeshni në këtë dynja, por kjo është kohë e shkurtër, keni për të qarë në Ahiret pa pushim. Në Medine kishin mbetur pa shkuar në luftë edhe disa besimtarë, me arsye dhe me lejen e Pejgamberit a.s., por për ata që kishin thënë gënjeshtra Allahu e urdhëroi Pejgamberin, që të mos i pranojë të shkojnë me të kurrë, edhe nëse kërkojnë. Dhe kështu me munafikët e Medines këputen të gjitha marrëdhëniet, madje edhe ato shpirtërore.
We xha’el-mu’adhdhirune minel-’a’rabi liju’udhene lehum we ka’adel-ledhine kedhebu Ellahe we resulehu sejusibul-ledhine keferu minhum ‘adhabun ‘elimun
Disa nga arabët beduinë që kërkuan falje, erdhën për t'iu dhënë leje (të mos shkonin në luftë), e ata të tjerët që kishin gënjyer (me besim) All-llahun dhe të dërguarin e Tij ishin ndalë (pa leje). Ata që prej tyre nuk besuan, do t'i godasë dënim i ashpër.
Lejse ‘ala ed-du’afa’i we la ‘alel-merda we la ‘alel-ledhine la jexhidune ma junfikune herexhun ‘idha nesehu lillahi we resulihi ma ‘alel-muhsinine min sebilin wel-lahu gafurun Rehimun
Nuk është ndonjë mëkat për të dobëtit, as për të sëmurët, e as për ata që nuk kanë me çka të përgatiten, kur janë të sinqertë ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij, pra për të mirët nuk ka rrugë qortimi. All-llahu falë shumë, është mëshirues.
We la ‘alel-ledhine ‘idha ma ‘etewke litehmilehum kulte la ‘exhidu ma ‘ehmilukum ‘alejhi tewellew we ‘a’junuhum tefidu mine ed-dem’i hezenæn ‘ella jexhidu ma junfikune
"(Nuk ka qortim) Dhe as për ata që kur erdhën te ti për t'i bartur me kafshë, u the: "Nuk kam me çka t'ju bartë. Ata u kthyen, e prej pikëllimit pse nuk kishin me çka të përgatiteshin, nga sytë e tyre u rridhnin lotë.
‘Innema es-sebilu ‘alel-ledhine jeste’dhinuneke we hum ‘egnija’u redu bi’en jekunu me’al-hawalifi we tebe’allahu ‘ala kulubihim fehum la ja’lemune
E keqja është për ata që duke qenë pasanikë kërkuan leje dhe u pajtuan të mbeteshin me ata që nuk vajtën. Po, All-llahu ka vulosur zemrat e tyre, ata nuk do të gjejnë rrugë.
Ja’tedhirune ‘ilejkum ‘idha rexha’tum ‘ilejhim kul la ta’tedhiru len nu’umine lekum kad nebbe’enallahu min ‘ehbarikum we sejerallahu ‘amelekum we resuluhu thumme tureddune ‘ila ‘alimil-gajbi we esh-shehadeti fejunebbi’ukum bima kuntum ta’melune
Kur të ktheheni te ata, ata do t'ju kërkojnë falje, thuaju: "Mos u arsyetoni, ne nuk ju besojmë, për gjendjen e juaj na ka njoftuar All-llahu. Veprën tuaj do ta shohë All-llahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj ju do të ktheheni te Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, e Ai do t'ju lajmërojë për atë që keni vepruar".
Ata do t'ju betohen në All-llahun, kur të ktheheni te ata, për të mos i qortuar, ju pra hiqjuni atyre, ata janë të ndyrë, e vendi i tyre do të jetë xhehennemi, shpërblim për atë që fituan.
el-’A’rabu ‘esheddu kufræn we nifakæn we ‘exhderu ‘ella ja’lemu hudude ma ‘enzelel-lahu ‘ala resulihi wel-lahu ‘alimun hekimun
Arabët beduinë janë të pajisur me mohim e hipokrizi më të fortë, dhe janë më të përshtatshëm për të mos i njohur dispozitat që ia zbriti të dërguarit të Tij All-llahu. All-llahu i di çështjet, Ai është i urtë.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.