9. Tevbe · ajete 94–98

سورة التوبة
94

يَعۡتَذِرُونَ إِلَيۡكُمۡ إِذَا رَجَعۡتُمۡ إِلَيۡهِمۡۚ قُل لَّا تَعۡتَذِرُواْ لَن نُّؤۡمِنَ لَكُمۡ قَدۡ نَبَّأَنَا ٱللَّهُ مِنۡ أَخۡبَارِكُمۡۚ وَسَيَرَى ٱللَّهُ عَمَلَكُمۡ وَرَسُولُهُۥ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَىٰ عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Ja’tedhirune ‘ilejkum ‘idha rexha’tum ‘ilejhim kul la ta’tedhiru len nu’umine lekum kad nebbe’enallahu min ‘ehbarikum we sejerallahu ‘amelekum we resuluhu thumme tureddune ‘ila ‘alimil-gajbi we esh-shehadeti fejunebbi’ukum bima kuntum ta’melune

Kur të ktheheni te ata, ata do t'ju kërkojnë falje, thuaju: "Mos u arsyetoni, ne nuk ju besojmë, për gjendjen e juaj na ka njoftuar All-llahu. Veprën tuaj do ta shohë All-llahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj ju do të ktheheni te Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, e Ai do t'ju lajmërojë për atë që keni vepruar".

95

سَيَحۡلِفُونَ بِٱللَّهِ لَكُمۡ إِذَا ٱنقَلَبۡتُمۡ إِلَيۡهِمۡ لِتُعۡرِضُواْ عَنۡهُمۡۖ فَأَعۡرِضُواْ عَنۡهُمۡۖ إِنَّهُمۡ رِجۡسٞۖ وَمَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُ جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

Sejehlifune billahi lekum ‘idha enkalebtum ‘ilejhim litu’ridu ‘anhum fe’a’ridu ‘anhum ‘innehum rixhsun we me’wahum xhehennemu xheza’en bima kanu jeksibune

Ata do t'ju betohen në All-llahun, kur të ktheheni te ata, për të mos i qortuar, ju pra hiqjuni atyre, ata janë të ndyrë, e vendi i tyre do të jetë xhehennemi, shpërblim për atë që fituan.

96

يَحۡلِفُونَ لَكُمۡ لِتَرۡضَوۡاْ عَنۡهُمۡۖ فَإِن تَرۡضَوۡاْ عَنۡهُمۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يَرۡضَىٰ عَنِ ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡفَٰسِقِينَ

Jehlifune lekum literdew ‘anhum fe’in terdew ‘anhum fe’innall-llahe la jerda ‘anil-kawmil-fasikine

Ata ju betohen juve që të jeni të kënaqur ndaj tyre, e nëse ju shprehni kënaqësi, All-llahu nuk është i kënaqur me popullin e paturpshëm.

97

ٱلۡأَعۡرَابُ أَشَدُّ كُفۡرٗا وَنِفَاقٗا وَأَجۡدَرُ أَلَّا يَعۡلَمُواْ حُدُودَ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِۦۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

el-’A’rabu ‘esheddu kufræn we nifakæn we ‘exhderu ‘ella ja’lemu hudude ma ‘enzelel-lahu ‘ala resulihi wel-lahu ‘alimun hekimun

Arabët beduinë janë të pajisur me mohim e hipokrizi më të fortë, dhe janë më të përshtatshëm për të mos i njohur dispozitat që ia zbriti të dërguarit të Tij All-llahu. All-llahu i di çështjet, Ai është i urtë.

98

وَمِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ مَن يَتَّخِذُ مَا يُنفِقُ مَغۡرَمٗا وَيَتَرَبَّصُ بِكُمُ ٱلدَّوَآئِرَۚ عَلَيۡهِمۡ دَآئِرَةُ ٱلسَّوۡءِۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٞ

We minel-’a’rabi men jettehidhu ma junfiku megremæn we jeterebbesu bikumu ed-dewa’ire ‘alejhim da’iretu es-sew’i wel-lahu semi’un ‘alimun

Ka disa beduinë që për atë që e jep, e konsideron si të dështuar dhe presin kthesa kundër jush. Kundër tyre e ardhmja qoftë e keqe! All-llahu dëgjon, di.