9. Tevbe · ajete 98–102

سورة التوبة
98

وَمِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ مَن يَتَّخِذُ مَا يُنفِقُ مَغۡرَمٗا وَيَتَرَبَّصُ بِكُمُ ٱلدَّوَآئِرَۚ عَلَيۡهِمۡ دَآئِرَةُ ٱلسَّوۡءِۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٞ

We minel-’a’rabi men jettehidhu ma junfiku megremæn we jeterebbesu bikumu ed-dewa’ire ‘alejhim da’iretu es-sew’i wel-lahu semi’un ‘alimun

Ka disa beduinë që për atë që e jep, e konsideron si të dështuar dhe presin kthesa kundër jush. Kundër tyre e ardhmja qoftë e keqe! All-llahu dëgjon, di.

99

وَمِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ مَن يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَيَتَّخِذُ مَا يُنفِقُ قُرُبَٰتٍ عِندَ ٱللَّهِ وَصَلَوَٰتِ ٱلرَّسُولِۚ أَلَآ إِنَّهَا قُرۡبَةٞ لَّهُمۡۚ سَيُدۡخِلُهُمُ ٱللَّهُ فِي رَحۡمَتِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

We minel-’a’rabi men ju’uminu billahi wel-jewmil-’ahiri we jettehidhu ma junfiku kurubatin ‘indel-lahi we selewati er-resuli ‘ela ‘inneha kurbetun lehum sejudhiluhumu Ellahu fi rehmetihi ‘innall-llahe gafurun Rehimun

Po, ka edhe disa nga beduinët që besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe atë që e japin e konsiderojnë afrim te All-llahu dhe bekim te i dërguari. Veni re, ato janë afrime te All-llahu për ata, e All-llahu do t'i përfshijë në mëshirën e Tij. All-llahu falë dhe është mëshirues.

100

وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلۡأَوَّلُونَ مِنَ ٱلۡمُهَٰجِرِينَ وَٱلۡأَنصَارِ وَٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُم بِإِحۡسَٰنٖ رَّضِيَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ وَرَضُواْ عَنۡهُ وَأَعَدَّ لَهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي تَحۡتَهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

We es-sabikunel-’ewwelune minel-muhaxhirine wel-’ensari wel-ledhine etteba’uhum bi’ihsanin redijel-lahu ‘anhum we redu ‘anhu we ‘e’adde lehum xhennatin texhri tehtehal-’enharu halidine fiha ‘ebedæn dhalikel-fewzul-’adhimu

All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.

101

وَمِمَّنۡ حَوۡلَكُم مِّنَ ٱلۡأَعۡرَابِ مُنَٰفِقُونَۖ وَمِنۡ أَهۡلِ ٱلۡمَدِينَةِ مَرَدُواْ عَلَى ٱلنِّفَاقِ لَا تَعۡلَمُهُمۡۖ نَحۡنُ نَعۡلَمُهُمۡۚ سَنُعَذِّبُهُم مَّرَّتَيۡنِ ثُمَّ يُرَدُّونَ إِلَىٰ عَذَابٍ عَظِيمٖ

We mimmen hewlekum minel-’a’rabi munafikune we min ‘ehlil-medineti meredu ‘ala en-nifaki la ta’lemuhum nehnu na’lemuhum senu’adhdhibuhum merretejni thumme jureddune ‘ila ‘adhabin ‘adhimin

Edhe rreth jush ka beduinë që janë hipokritë, e edhe nga banorët e Medines që janë përcaktuar për hipokrizi. Ti nuk i di ata, Ne i dimë, ata do t'i dënojmë dy herë, pastaj shtyhen në dënimin e madh.

102

وَءَاخَرُونَ ٱعۡتَرَفُواْ بِذُنُوبِهِمۡ خَلَطُواْ عَمَلٗا صَٰلِحٗا وَءَاخَرَ سَيِّئًا عَسَى ٱللَّهُ أَن يَتُوبَ عَلَيۡهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ

We ‘aharune a’terefu bidhunubihim haletu ‘amelæn salihæn we ‘ahare sejji’æn ‘asallahu ‘en jetube ‘alejhim ‘innall-llahe gafurun Rehimun

Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien vepra të mira, e edhe të tjera të këqija. Atyre do t'ua falë All-llahu, se Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet.