93. Duha · Ajeti 11

سورة الضـحى
Përkthimi Sherif Ahmeti
11

وَأَمَّا بِنِعۡمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثۡ

E me të mirat që t'i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pejgamberi a.s. ishte pak i sëmurë dhe nja dy-tri netë nuk doli fare. Shkoi një grua-si duket Umi Xhemile, gruaja e Ebi Lehebit dhe i tha: “O Muhamed, kam shpresë se të la ai i yti, se nuk po shoh që po të afrohet!” Për shkak se për një kohë e vonua shpallja idhujtarët hapën propagandë, se Muhamedin a.s. e la Zoti i vet. Si përgjegje për këtë shpallet kjo sure, e Zoti betohet se nuk e ka lënë, as nuk e ka braktisur, por ka për t’i dhënë famë, autoritet, fuqi e përhapje të Fesë Islame derisa të dëshirojë e të jetë i kënaqur Muhamedi, e do t’i japë leje, që në botën tjetër të bëjë shefat për ymetin e vet. Zoti pastaj ia përkujton kujdesin ndaj tij, që kur ishte i vogël, jetim, i varfër, i paudhëzuar, e pasi ia plotësoi të gjitha dëshirat i thotë të ketë kujdes për jetimët, për varfanjakët dhe t'i ndihmojë njerëzit, duke i udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe ashtu të jetë mirënjohës për të mirat që ia dhuroi Zoti. Falënderoj Allahun e Madhëruar!