سَلَٰمٌ هِيَ حَتَّىٰ مَطۡلَعِ ٱلۡفَجۡرِ
Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Vetëm Ne e askush tjetër e kemi zbritur Kuranin. Zbritja e Kuranit ka si qëllim zbritjen e tij prej Levhi Mahfudhit në qiellin e dynjasë, në Bejtul Izzeti. Pastaj gjatë periudhës gati njëzet e tri vjeçare, Xhibrili ia sjell atë Muhamedit a.s. pjesë-pjesë. “Kadr” do të thotë vlerë, rëndësi, përcaktim etj. Nata e Kadrit është më e vlefshmja, më e rëndësishmja, sepse me të fillon shpallja e dritës për mbarë botën. Është më e dobishme se një mijë muaj, në të cilët nuk ka ndonjë këso nate. Është më e rëndësishmja, sepse në të zbresin engjëjt në qiellin e dynjasë, e në tokë rreth njerëzve. Zbresin për shkak se