وَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖ شَرّٗا يَرَهُۥ
Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ka mendime, se kjo dridhje bëhet kur t’i fryhet surit për herë të parë, por shumica e interpretuesve janë të mendimit, se fjala është për fryrjen e surit herën e dytë për ringjallje. Dridhja do të jetë aq e fortë, saqë njeriu do të bëjë pyetjen: Ç’është gjithë kjo dridhje? Me rastin e kësaj dridhjeje toka do të hedhë jashtë të vdekurit dhe gjithçka që ka në brendinë e saj, dhe me urdhrin e Zotit ajo do të rrëfejë për çdo gjë, që është punuar në sipërfaqen e saj. Sipas një hadithi Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ruajuni prej tokës, nënës suaj, sepse nuk ka kush që vepron mbi të mirë ose keq, e që ajo nuk do të rrëfejë për të!” Atë ditë njerëzit kthehen të ndarë në grupe, pas gjykimit, për të përjetuar atë që kanë merituar, ose kthehen prej varrezave aty ku do t’u tregohen veprat. Çdo vepër, sado e vogël qoftë, e mirë ose e keqe është e ruajtur për shpërblim ose ndëshkim. Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar!