Transmetohet nga Ebu Abas Sehël ibën Sa'd Saidij,Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë:erdh një njeri te Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: o i Dërguar i Allahut: më trego një punë të cilën nëse e bëj do të më dojë Allahu dhe do të më duan njerëzit? Ai tha: "bëhu asket ndaj dynjasë të do Allahu dhe bëhu asket ndaj asaj që njerëzit posedojnë të duan njerëzit."Hadithi është hasen, e transmeton Ibën Maxhe dhe të tjerë me zinxhirë të mira.