40 Hadithet e Imam Neveviut · HADITHI 33

33

Transmetohet nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “sikur pretendimi i çdonjërit të pranohej, shumë njerëz do të pretendonin pasuritë dhe gjaqet e huaja, mirëpo pretenduesi duhet të sjellë argument kurse mohuesi duhet të betohet.”Hadith hasen e transmeton Bejhekiu dhe të tjerë në këtë mënyrë kurse një pjesë e hadithit është në dy Sahihët.

33

Transmetohet nga Ebu Seid Sa’d ibën Malik ibën Sinan el-Hudriu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “s’lejohet të dëmtosh veten as të dëmtosh të tjerët”hadith hasen, e transmeton Ibën Maxhe, Darekutni dhe të tjerë si hadith të pa shkëputur (musned). Maliku e transmeton në libirn e tij Muvetta me sened mursel nga Amër ibën Jahja, ky prej babait të tij, ky prej Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, pa e përmendur Ebu Seidin. Ky hadith ka edhe rrugë të tjera të transmetmit që e forcojnë njëra tjetrën.