1078
Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih
Uthman ibni Affani r.a. thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është njësoj si ai që fal namaz vetëm deri në gjysëm të natës. Ndërsa ai, që e fal namazin e sabahut me xhemat, është njësoj si ai i cili është falur vetëm gjithë natën.”
Në rivajetin e Tirmidhiut, Uthman bin Affani r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është njësoj si ta ketë falur gjysmën e natës vetëm, ndërsa kush e fal namazin e jacisë dhe të sabahut me xhemat, është njësoj si të jet falur vetëm tërë natën.”