Rijadus-Salihin · Hadithi 1239

Vlera e syfyrit dhe vonimi i tij nëse nuk ka frikë për agimin e mëngjesit
1239 Muttefekun alejhi

Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i kishte dy muezinë: Bilalin dhe Ibni Ummi Mektumin. Për këtë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kishte thënë: “Vërtet Bilali e thirr ezanin gjatë natës, hani dhe pini derisa ta thërrasë ezanin Ibnu Ummi Mektumi.”

Transmetuesi thotë: “Intervali në mes tyre ishte sa njëri zbris-te e tjetri hipte në vendin ku thirrej ezani.”