Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet të ketë thënë: Muaviu me një rast doli në xhami në rrethin e xhematit dhe tha: “Pse qëndroni këtu?” U përgjigjën: “Qëndrojmë ulur që ta përmendim All-llahun.” (Muaviu) ka thënë: “Ju qëndroni ulur këtu vetëm për All-llahun?” Thanë: “Veçmas për këtë qëndrojmë këtu.” Muaviu ka thënë: “Sa më përket mua, unë nuk ju jam përbetuar nga dyshimi ndaj thënies tuaj. Askush në shtëpinë (vendin) tim për të Dërguarin e All-llahut nuk ka komunikuar më pak hadithe se unë, por këtë herë ju komunikoj se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. me një rast doli në mesin e as’habëve, të cilët ishin ulur në hallkë në xhami, dhe u tha: “Për ç’arsye qëndroni ulur këtu?” Thanë: “Ne këtu qëndrojmë ulur për ta përmendur All-llahun dhe për ta falënderuar që na ka përudhur në Islam dhe që na e ka dhuruar atë.” (I Dërguari i All-llahut) ka thënë: “Ju këtu qëndroni ulur vetëm për All-llahun? Sa më përket mua, unë nuk ju jam përbetuar nga dyshimi ndaj jush, por do t’ju komunikoj se më ka ardhur Xhibrili sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe më ka lajmëruar se All-llahu krenohet me ju para engjëjve.”
Rijadus-Salihin · Hadithi 1458
Vlera e dhikrit në rrathë, preferimi i mbajtjes së tij dhe ndalimi i mosmbajtjes së tij pa shkak të arsyeshëm
1458
Transmeton Muslimi