Nga Ebu Uakid el-Harith b. Aufi r.a. transmetohet se njëherë i Dërguari i All-llahut është ulur në xhami, rreth tij ishin as’habët, e me atë rast erdhën tre persona në xhami. Dy prej tyre u nisën në drejtim të të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kurse një shkoi. Dy që u nisën nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur erdhën deri te rrethi rreth Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., një prej tyre e pa një vend të zbrazët dhe u ul. Personi i dytë u ul prapa rrethit, kurse shoku i tyre i tretë doli nga xhamia. Pasi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. mbaroi me ligjëratën tha: “A dëshironi t’ju njoftoj për gjendjen e këtyre tre ardhaca-këve? Një nga ata iu mbështet All-llahut dhe All-llahu e ka pranu-ar, i dyti ka ngurruar nga turpi, prandaj edhe All-llahu duke u turpëruar, ka ngurruar nga ai (dënimin), kurse sa i përket të tretit që ktheu shpinën, edhe All-llahu ka kthyer nga ai (mëshirën e Tij).”
Rijadus-Salihin · Hadithi 1457
Vlera e dhikrit në rrathë, preferimi i mbajtjes së tij dhe ndalimi i mosmbajtjes së tij pa shkak të arsyeshëm
1457
Muttefekun alejhi