1534
Transmeton Ebu Davudi
Nga Enesi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur më ngritën në Mi’raxh, kam hasur në një popull që kishin thonjtë nga bakri, me të cilët i lëndonin fytyrat e tyre dhe kraharorët e tyre. Unë thashë: “Kush janë këta, o Xhibril?” Tha: “Ata janë ata që kanë ngrënë mishin e njerëzve dhe e kanë dëmtuar nderin e tyre.”