1532
Muttefekun alejhi
Nga Ebu Bekri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në hutben e tij në Bajramin e Kurbanit në Minne, në Haxhin Lamtumirës, ka thënë: “Me të vërtetë gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janë të shenjta për ju, ashtu siç është e shenjtë kjo dita juaj, në këtë muajin tuaj dhe në këtë vendin tuaj. A po e kam përcjellur porosinë?!”